E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Raporti i KLSH: Liqeni Artificial i Tiranës i sëmurë nga ndotja, institucionet nuk vepruan

Korrieri nga Korrieri
15.09.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Raporti i KLSH: Liqeni Artificial i Tiranës i sëmurë nga ndotja, institucionet nuk vepruan
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shtresa e trashë e algave që mbuloi sipërfaqen e Liqenit Artificial të Tiranës në tetor të vitit që shkoi dhe aroma e rëndë që u përhap në park ishin vetëm shenjat e para të një gjendjeje shumë më të rëndë, e cila u konfirmua nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, KLSH, pas një inspektimi mbi ndotjen e liqenit.

Raporti i publikuar sëfundmi vë në dukje se “përmbajtja e rritur e nutrientëve (fosfateve etj.) si dhe saturimi i vogël me oksigjen, tregon se ky liqen është në gjendje eutrofike (‘I sëmurë’). Përkeqësimi i kësaj gjendje do e bëjë të pamundur jetesën e gjallesave në këtë trup ujor.”

“Nga verifikimi në terren u konstatua një biomasë në sipërfaqen e liqenit, si dhe popullatë e shtuar e shpendëve, e cila vjen si rrjedhojë e ushqimit të bollshëm në liqen, konstatuar edhe nga raport analizat e AKM-së ku ka rezultuar përmbajtje në nivele të larta të fosfateve dhe nitrateve në këtë trup ujor. Dukuria e daljes së peshqve në sipërfaqe, dokumentuar edhe nëpërmjet fotove nga verifikimi në terren, pasqyron mungesën e oksigjenit në këtë trup ujor”, thuhet ndër të tjera në raport.

Raporti i KLSH referon dy artikuj të BIRN të publikuar në tetor 2024 mbi situatën në liqen, ndërsa vë në dukje se para këtyre publikimeve Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në bashki nuk i kishte evidentuar problemet. “APR-ja nuk ka evidentuar asnjëherë problematika që mund të shkaktonin ndotje dhe nuk ka kërkuar bashkëpunim me institucionet e qeverisjes qendrore për analizimin e cilësisë së ujit, përpara se ndotja të bëhej e dukshme dhe të merrte vëmendje mediatike”, thuhet në raport.

KLSH evidentoi se institucionet përgjegjëse nuk kishin marrë asnjë masë për të ndryshuar situatën. Sipas raportit Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk ka realizuar monitorime vjetore për Liqenin Artificial të Tiranës, pavarësisht detyrimit ligjor.

Ndërkohë për Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, e cila e ka nën administrim parkun, raporti nënvizon se ajo nuk ka ndërmarrë asnjë veprim “përveç korrespondencave shkresore” dhe nuk asnjë masë për evidentimin e shkaktarëve të ndotjes dhe zgjidhjen e problematikës. Sipas KLSH-së edhe pse APR kishte shpenxuar 10.6 milion lekë në pastrimin e liqenit në katër vjet, pastrimi kishte qenë mekanik pa adresuar problemin e ndotjes.

“Gjatë periudhës së auditimit 2021–2024, APR ka shpenzuar 10,665,000 lekë për pastrimin e basenit të liqenit artificial të Tiranës. Ky pastrim ka qenë vetëm mekanik (heqje plastikash, bimësie etj.), dhe nuk ka pasur në fokus eliminimin ose reduktimin e ndotësve që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e ujit”, thuhet në raport.

Sipas raportit bashkia, e cila është në rolin e administratores, nuk ka hartuar një plan menaxhimi të Liqenit Artificial të Tiranës.

Auditimi evidentoi se disa pika shkarkimi të ujërave të bardha janë kthyer në kanale të ujërave të ndotura, duke sjellë derdhje të ujërave urbane të patrajtuara drejt liqenit. Për këtë situatë, raporti shënon se “nga verifikimi i kryer në terren nga grupi i auditimit u evidentuan se përpos shtatë pikave që janë identifikuar nga APR dhe marrë mostra për analizë nga AKM, ka dhe 3 pika të tjera të kanaleve të ujërave të shiut që derdhen në liqen, të cilat ishin të dëmtuara, të bllokuara ose që kishin derdhje të ujërave të përdorura.”

Për të frenuar degradimin e mëtejshëm, raporti kërkon masa konkrete dhe të menjëhershme. KLSH kërkon nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit të marrë masat për kryerjen e monitorimit vjetor në stacionin e përcaktuar në Liqenin Artificial të Tiranës, ndërsa kërkohet ndërhyrje edhe nga bashkia e Tiranës për të ndaluar shkarkimin e ujërave të ndotura në liqen.

“Bashkia Tiranë dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit të marrin masa për ngritjen e një grupi ndërinstitucional, me përfaqësi nga institucionet e varësisë të Bashkisë Tiranë dhe institucione të qeverisjes qendrore sipas fushëveprimeve përkatëse, për evidentimin e të gjitha pikave të shkarkimit të ujërave të përdorura/ të ndotura”, thuhet në raport.

KLSH paralajmëron se “pa masa të menjëhershme dhe një strategji afatgjatë, rrezikohet jo vetëm ekosistemi i liqenit, por edhe funksioni i tij si hapësirë publike e pazëvendësueshme për qytetarët e Tiranës.”

Para

“Me 50-shen hani vetëm bukë”/ Hapësirat publike dhe abuzimet, përgjimet që zbulojnë rrjetin e inspektorëve. Shefi i sektorit e thotë hapur: Si i zhvasim bizneset 

Pas

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave 

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.