E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

ALARMUESE/ Të diplomuarit shqiptarë mbeten me pagat më të ulëta në kontinent, gati sa gjysma e Serbisë 

Korrieri nga Korrieri
25.09.2025
në Aktualitet
A A
ALARMUESE/ Të diplomuarit shqiptarë mbeten me pagat më të ulëta në kontinent, gati sa gjysma e Serbisë 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shqipëria renditet në fund të Europës për të ardhurat neto vjetore mediane të të diplomuarve universitarë.

Një i diplomuar fiton mesatarisht vetëm 4,348 euro në vit, gati sa gjysma e nivelit të Serbisë.

Nga ana tjetër diferenca e të ardhurave sipas nivelit të arsimit është ndër më të lartat në Europë.

Një person me diplomë universitare në Shqipëri fiton mesatarisht mbi dyfishin e atij me arsim të ulët (+108%) dhe 54% më shumë se një individ me arsim të mesëm.

Në BE, personat me arsim të lartë fitojnë mesatarisht 38% më shumë se ata me nivel të mesëm arsimimi dhe 68% më shumë se ata me nivel të ulët arsimimi. Këto shifra ndryshojnë ndjeshëm në të gjithë Europën, me variacione rajonale.

Marrja e vetëm një viti shtesë arsimimi mund të rrisë të ardhurat e një personi me rreth 7% në Europë, sipas raportit të Komisionit Europian Investing in Education 2025.

Prandaj, është e natyrshme që në të gjitha 36 vendet europiane, të diplomuarit universitarë fitojnë vazhdimisht më shumë se ata me arsim të mesëm ose të ulët.

Por, deri në çfarë mase ndikon niveli i arsimit në të ardhurat nëpër Europë?

Sipas Eurostat, të ardhurat neto mediane të disponueshme në BE, të përshtatura sipas madhësisë së familjes, ishin 21,644 euro në vitin 2024. Ky tregues i referohet totalit të të ardhurave familjare, pas tatimeve dhe zbritjeve të tjera, që janë të disponueshme për shpenzim ose kursim. Ai përfshin të ardhurat nga puna, investimet dhe përfitimet sociale në para.

“Të diplomuarit fitojnë 38% më shumë se ata me arsim të mesëm”

Këto të ardhura neto vjetore mediane ndryshojnë ndjeshëm sipas nivelit arsimor: 17,517 euro për ata me arsim të ulët, 21,401 euro për ata me arsim të mesëm dhe 29,490 euro për ata me arsim të lartë. Kjo do të thotë se të diplomuarit universitarë në BE fitojnë 38% më shumë se ata me arsim të mesëm dhe 68% më shumë se ata me arsim të ulët.

Arsimi klasifikohet në tre nivele sipas ISCED:

Hendeku i të ardhurave midis arsimit të lartë (terciar) dhe atij të mesëm varion nga 6% në Islandë deri në 62% në Turqi. Ndër vendet anëtare të BE-së, diferenca luhatet nga 15% në Austri deri në 57% në Lituani.

Trendet rajonale: Europa Lindore kundrejt Nordikut

Përparësia në të ardhura e punonjësve me arsim të lartë ndaj atyre me arsim të mesëm ndjek një model rajonal. Në përgjithësi, hendeku i të ardhurave është më i madh në Europën Lindore dhe në disa pjesë të Europës Juglindore, më i vogël në vendet nordike dhe mesatar në Europën Perëndimore.

Përveç Turqisë (62%) dhe Lituanisë (57%), diferenca të mëdha shfaqen në Shqipëri (54%), Rumani (51%), Bullgari dhe Mal të Zi (nga 48% secila), Letoni (44%) dhe Serbi (40%). Në këto vende, një diplomë universitare ofron një përparësi të ndjeshme në të ardhura.

Në vendet nordike dhe në disa pjesë të Europës Qendrore, hendeku i të ardhurave të lidhura me arsimin është relativisht i vogël. Ai arrin në 6% në Islandë, 9% në Norvegji, 16% në Suedi, 19% në Danimarkë dhe 15% në Austri.

Në pesë ekonomitë më të mëdha të Europës, hendeku i të ardhurave midis atyre me arsim të lartë dhe atyre me arsim të mesëm është i moderuar dhe afër mesatares së Eurozonës (31%).

Në Itali dhe Gjermani, hendeku arrin në 30%, Mbretëria e Bashkuar regjistron një diferencë prej 33%, ndërsa Franca dhe Spanja shënojnë nga 34%.

Hendek më i madh: Arsim i lartë kundrejt arsimit të ulët

Në BE, duke krahasuar të ardhurat neto vjetore mediane, hendeku midis arsimit të lartë dhe atij të ulët shkon në 68%, kundrejt 38% për krahasimin arsim i lartë–arsim i mesëm.

Ndër vendet e BE-së, hendeku nga niveli i ulët në të lartë varion nga 29% në Danimarkë deri në 178% në Bullgari. Kur përfshihen 36 vende, diferencat më të ulëta shihen në Islandë (14%) dhe Norvegji (24%).

Edhe pse raportet dhe renditjet sipas vendeve ndryshojnë, modeli rajonal i vërejtur në krahasimin arsim i lartë–arsim i mesëm mbetet kryesisht i njëjtë edhe për rastin arsim i lartë–arsim i ulët.

Në shtatë vende, të diplomuarit universitarë fitojnë të paktën dyfishin e atyre me arsim të ulët: Bullgari (+178%), Rumani (+148%), Serbi (+114%), Turqi (+111%), Shqipëri (+108%), Maqedonia e Veriut (+106%) dhe Mali i Zi (+100%).

Këto vende gjithashtu kanë tendencë të kenë disa nga pagat minimale më të ulëta në Europë.

Hendeku është nën 50% në tetë vende: Islandë (14%), Norvegji (24%), Danimarkë (29%), Finlandë (36%), Holandë (41%), Suedi dhe Slloveni (nga 48% secila), si dhe Austri (49%).

Hendeku më i madh në vendet me të ardhura të ulëta

Në përgjithësi, lidhja është mesatare, por vendet me të ardhura më të ulëta priren të kenë hendekë më të mëdhenj.

Për shembull, ndër personat me arsim të lartë (terciar), 10 vendet me të ardhurat neto vjetore mediane më të ulëta janë: Shqipëria (4,348 €), Maqedonia e Veriut (4,919 €), Mali i Zi (6,429 €), Turqia (7,542 €), Serbia (8,598 €), Hungaria (11,580 €), Sllovakia (11,752 €), Rumania (12,463 €), Bullgaria (12,569 €) dhe Greqia (14,166 €)./ Monitor

Para

Jo vetëm Elbasani, ja cilat janë zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri 

Pas

GJKKO vendos sot nëse dosja e Metës do kalojë për gjykim 

Nga Kategoria

Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa
Aktualitet

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.3k
Vrasësi “famëkeq” i taksive që u arrestua në Korenë e Jugut, del FOTOJA e Ervin Shahinit 
Aktualitet

Ra nga taksia: Çfarë ndodhi me 24-vjeçaren në Tiranë?

18.11.2026
10.4k
Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!
Aktualitet

Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

18.11.2026
10.4k
Apartamente, automjete dhe shoqëri tregtare/ SPAK kërkon sekuestrimin e 9.1 milionë eurove pasuri në Durrës!
Aktualitet

Apartamente, automjete dhe shoqëri tregtare/ SPAK kërkon sekuestrimin e 9.1 milionë eurove pasuri në Durrës!

18.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vrasësi “famëkeq” i taksive që u arrestua në Korenë e Jugut, del FOTOJA e Ervin Shahinit 

Ra nga taksia: Çfarë ndodhi me 24-vjeçaren në Tiranë?

18.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.4k
I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin

12.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.