E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Balluku, artileri e rëndë, mos turpëroheni si Gazi në Fier?!”/ Adriana Kalaja shpall kandidaturën për Tiranën 

Korrieri nga Korrieri
26.09.2025
në Aktualitet
A A
“Balluku, artileri e rëndë, mos turpëroheni si Gazi në Fier?!”/ Adriana Kalaja shpall kandidaturën për Tiranën 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka shpallur kandidaturën e saj për Bashkinë e Tiranës. 

Kalaja tha se ka biseduar me Sali Berishën dhe ai i ka deklaruar se do të merret parasysh kërkesa e saj gjatë diskutimeve për kandidatin. 

E pyetur nga Ylli Rakipi nëse i trembet një gare ku drejtuese e fushatës është Belinda Balluku, e cila “turpëroi” PD-në në zgjedhjet e Fierit, Kalaja tha se është e gatshme të kandidojë pavarësisht kundërshtarit përballë. 

Ylli Rakipi: Më keni konfirmuar se kërkoni të jeni kandidate per Bashkinë e Tiranës. Keni biseduar me doktoin dhe ç’mendon ai? 

Adriana Kalaja: Ia kam konfirmuar doktorit, nuk i kam thënë dua të kandidoj, por nëse PD dhe koalicioni, opozita, ka nevojë për emrin tim dhe kontributin tim, jam e gatshme të kandidoj. Kjo nuk është risi e imja, nuk u ngrita një ditë pas lajmit që dha kryeministri për emërimin e kandidaturës së PS për Tiranës, por nëse rikthehemi pas në kohë, unë kam qenë kandidate në 2022 për primaret e PD, primare që i fitoi Belindi dhe për të cilën është akoma i njëjti mandati, sepse primaret e vitit 2022 prodhuan kandidatin për zgjedhjet e majit 2023. Dy fituesit e parë, zoti Këlliçi dhe Alimehmeti, nuk kanë shprehur interes, po kështu ndjesë pastë zoti Bogdani që ishte i treti ka ndërruar jetë, kështu edhe në aspektin statutor dhe moral, kam shfaqur ambiciet e mia, kam patur program gjithëpërfshirës, pavarësisht e mediat afër pushtetit dhe konkurenca brenda partisë, u morën më shumë me tezën e tritolit. 

Ylli Rakipi: Dakord, po doktori ç’të tha? Se nga përgjigjia e atij kuptohet. 

Adriana Kalaja: Ai tha do ta kemi në konsideratë dhe pas diskutimeve do ta vendosim, pasi do të ketë diskutim edhe me drejtues të tjerë dhe me partitë aleate. Në situatën ku ndodhet Tirana, në një moment shumë deciziv, ku vlen më shumë produkti, me gjithë shkeljet që ka në shkarkim, tek e fundit ne kemi qenë për shkarkimin dhe dënimin e Veliajt. Është momenti më i mirë që opozita të dalë me kandidat të përbashkët, por edhe për të thyer këtë mentalitet, që me Ramën nuk fitohet dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ylli Rakipi: PD konteston zgjedhjet e 11 majit, si mund të hyjë në këto zgjedhje?

Adriana Kalaja: Mendoj se ishte një nga momentet që zgjodhi edhe Rama, e shoh si lojë të tij, ka një ndryshim drastik të situatës. Në çdo rrethanë Rama është de facto kryetar i Bashkisë Tiranë. Zgjodhi momentin qoftë edhe më të vështirë të PD, por edhe momentin për të shpallur zgjedhje në Tiranë. Pasi ka lançuar zgjedhjet, nuk po diskutohet më për 11 majin.

Ylli Rakipi: Rama e ka marrë shumë seriozisht garën në Tiranë, ka vendosur drejtuese fushate Belinda Ballukun, pra “artileri” shumë të rëndë. Pas këtij lajmi, akoma më e vështirë bëhet për ju, se kjo merr shumë vota, lubi siç thotë doktori. Se duhet mundur kjo, jo Manastiri…

Adriana Kalaja: Po të ishte kjo e fuqishme, e vendoste kandidate.

Ylli Rakipi: Ajo nuk vajti kandidate në Fier, por e bëri Gazin e shkretë të fliste me vete…

Adriana Kalaja: Ke problematika ajo.

Ylli Rakipi: Mund të ketë, por a i ke bërë llogaritë me atë ti?

Adriana Kalaja: Kam bërë llogari me integritetin moral, sepse këtë duhet të përçojë politika. Nëse arrin të ngresh frymën, mendoj se nuk ka njeri që ti blejë zgjedhjet.

Ylli Rakipi: Kjo mund të mos i blejë, por di ti marrë… Se kur thoni blerje, ju duhet edhe ti thoni këto blerje, me gjëra konkrete.

Adriana Kalaja: I ka denoncuar zoti Berisha ato. 

Klodiana Lala: Mendoj se PD nuk i ka strukturat gati që të hyjë në garë. 

Para

“I futën thikën pas shpine, provoi gjellën që gatoi vetë!”/ Lala tregon çfarë i thanë avokatët e Veliajt pas shkarkimit 

Pas

Shteti si shërbëtor i bindur i Samir Manes, qeveria garanton 20 milionë euro kredi të Tirana Bank

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

21.08.2026
10.3k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.