E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirëorganizuar”, Corriere për fatin tragjik të biznesmenit Edoardo Sarchi në Tepelenë 

Korrieri nga Korrieri
29.09.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Vrasja e biznesmenit, në kërkim vlonjati i dyshuar
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gazeta italiane Corriere della Sera shkruan se vdekja e sipërmarrësit italian Edoardo Sarchi në Shqipëri mbetet ende një enigmë. Hetuesit po shqyrtojnë disa skenarë: një aksident gjatë gjuetisë, një konflikt që ka degjeneruar në dhunë, apo edhe një ekzekutim i paramenduar.

Ngjarja ndodhi mesnatën e së premtes në fshatin Salari të Tepelenës, rreth 200 kilometra nga Tirana. Viktima, 44-vjeç, me origjinë nga Varese, drejtonte kompaninë Tegola Edilcentro, e specializuar në prodhimin dhe eksportin e materialeve të ndërtimit. Ai ishte i martuar dhe i njohur për pasionin e tij për gjuetinë.

Sarchi po udhëtonte me familjen Braçe, Eqerem dhe djemtë e tij, Gazmend e Daniel me të cilët kishte lidhje biznesi. Pas një darke në shtëpinë e tyre, grupi doli për gjueti me dy automjete, një Volkswagen dhe një Land Rover Defender. Pikërisht gjatë këtij udhëtimi ndodhi tragjedia.

Gjurmë gjaku u gjetën mbi makinë dhe në asfalt, por jo brenda automjeteve, duke ngritur dyshime se biznesmeni mund të jetë nxjerrë jashtë dhe më pas qëlluar. Raportohet gjithashtu për goma të Land Rover-it të shfryra, pa u sqaruar nëse kjo ishte aksidentale apo e qëllimshme.

Dëshmitë e familjes Braçe paraqiten kontradiktore: njëri prej tyre ka deklaruar se grupi u sulmua papritur nga persona të panjohur, ndërsa një tjetër ka thënë se Sarchi vdiq në duart e tyre. Këto mospërputhje, sipas Corriere, kanë rritur dyshimet se pas ngjarjes mund të fshihet edhe një konflikt biznesi.

Ambasada italiane në Tiranë po ndjek nga afër zhvillimet dhe ka vënë në dijeni familjen e viktimës në Itali, përfshirë motrën dhe kushërinjtë e tij, të cilët janë të angazhuar në të njëjtin biznes familjar.

Sarchi kishte lidhje të forta me Shqipërinë përmes aktivitetit të kompanisë Edilcentro, të themeluar nga xhaxhai i tij Augusto Nidoli. Familja e tij është e njohur edhe në Itali: babai i viktimës, Vittorio Sarchi, ishte një figurë politike e njohur në Varese deri në vdekjen e tij në vitin 2022.

Kushëriri i tij, Riccardo Barbieri, i cili zotëron një B&B në zonë, tha për mediat italiane: “Edoardo ishte një njeri i mirë dhe i përkushtuar në punë. Për këtë më foli edhe herën e fundit që u pamë, në funeralin e të atit.”

Hetimet në Shqipëri vazhdojnë, ndërsa pistat e hetimit mbeten të hapura, nga një aksident gjatë gjuetisë, te një konflikt i dhunshëm apo një vrasje e mirëorganizuar.

Para

OBSH: Rreth 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni, konsumojnë shumë kripë 

Pas

Gol dhe asist brenda pak minutash, dëmtohet ylli i kombëtares, frikë për ndeshjen me Serbinë 

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.4k
BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

07.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.4k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.