E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Në vendin dhe kohën e gabuar! Biznesmeni italian u gjend rastësisht mes plumbave, pse dyshimet ranë mbi ortakët e tij

Korrieri nga Korrieri
30.09.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Detaje nga vrasja në Tepelenë/ Biznesmeni italian dyshohet se u vra nga një plumb rikoshet, policia dyshon për një atentat të mirëfilltë
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në zonën e Salarisë në Tepelenë, ku mbeti viktimë biznesmenit italian Edoardo Sarchi. Policia ka identifikuar autorin e vrasjes, i cili është ende në kërkim, shtetasi Kamber Sulçaj, ndërsa konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Si nisi sherri

Kamber Sulçaj ishte duke udhëtuar me makinë drejt stanit të tij, jo shumë larg vendit të ngjarjes. Rrugës ai është shkëmbyer me një makinë me të cilën po lëvizte Gazmend Braçi me disa miq të tij. Mes tyre ka nisur një debat për shkak të dritave të gjata që Braçi mbante, ndërsa Sulçaj e ka akuzuar se po e verbonte, duke sharë dhe fyerje në drejtim të tyre, debat verbal që ka vijuar për disa minuta.

Gazmend Braçi është nisur me makinë drejt shtëpisë së tij më Salari, por autori i dyshuar i vrasjes i ka ndjekur nga pas. Në një moment, makina e Braçit është prishur dhe ka telefonuar babanë e tij, Eqerem Braçi, dhe i ka kërkuar të shkonte ti merrte pasi makina i kishte lënë. Eqerem Braçi është nisur me dy makina, bashkë me italianin Sarchi.

Momenti i të shtënave

Sapo kanë arritur atje, në drejtim të makinave është qëlluar me armë, kur një plumb ka prekur italianin. Për disa minuta, Kamber Sulçaj nuk i ka lënë të lëvizin, pasi ka vijuar të qëllojë në drejtim të tyre. Pasi është larguar, makinën e ka fshehur në një zonë të thellë poshtë një peme. 2 dëshmitarë që kanë kaluar rastësisht në rrugë me motoçikletë, dhe kanë dëgjuar sherrin, dhanë dëshminë kyçe që bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit. Ata kanë treguar se nuk kishin mundur të shihnin personat për shkak të errësirës, por kishin dëgjuar debatin mes tyre dhe më pas të shtënat e armës. Ata I thanë policisë tipin e automjetit të autorit, dhe targat, të cilat më pas përputheshin me pamjet e kamerave të sigurisë.

Çfarë tregoi ekspertiza

Nga ekspertiza paraprake, italiani Sarchi u qëllua me një plumb në pjesën e sipërme të kofshës. Plumbi ishte tejshpues, nga pjesa e pasme dhe ka dalë para. Fillimisht, personat që e shoqëronin i kanë dhënë ndihmën e parë duke i lidhur këmbën, por për shkak se plaga ishte e madhe, Sarchi humbi gjak, çka i shkaktoi edhe vdekjen. Sipas ekspertizës, autori ka përdorur për të kryer krimin një armë zjarri pushkë me viaska me dylbi nate, nga ajo që përdoret për gjuetinë. Pavarësisht kontrolleve, autori nuk është mundur të gjendet, por banorët, ose njerëzit që e njihnin, e përshkruajnë si person që kishte varësi nga alkooli, dhe kur ishte në gjendje të dehur shfaqte shenja agresiviteti. Madje, edhe në momentin e krimit, dyshohet se ishte në gjendje të dehur.

Si nisën dyshimet për anëtarët e familjes Braçi

Fillimisht, personat që u shoqëruan në polici u dyshuan si autorë nga hetuesit, por dëshmitë e dëshmitarëve që panë sherrin, përputheshin me dëshmitë e tyre. Megjithatë, edhe përgjigja e mjekësisë ligjore i përjashtoi nga të qenit të dyshuar, për shkak të armës që ishte qëlluar Sarchi. Arma e krimit nuk është gjetur, por në vendin ku policia gjeti makinën, u gjetën edhe sende të tjera me rëndësi. Mes tyre një dylbi që dyshohet se është e armës së krimit, që Kamber Sulçaj e ka marrë me vete. Po ashtu, një tjetër provë me rëndësi për hetimin është edhe një dokument leje e armës pushkë me viaska me dylbi nate, në emër të tij, e cila përputhet me armën e krimit. /korrieri

Para

Përplasjet në çift dhe divorci, Monika Kryemadhi: Silva Caka helmoi Ilir Metën kundër meje!

Pas

Vrasja e biznesmenit italian, e shoqja: Gazmend Braçin e donte si vëlla, shkonim çdo fundjavë te bujtina e tyre

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k
Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

05.10.2026
10.3k
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.