E martë, 25 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Buxheti/ Ulen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten me 60 % për Diellën

Korrieri nga Korrieri
23.10.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Buxheti/ Ulen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten me 60 % për Diellën
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Qeveria e Shqipërisë ndryshoi për të treten herë ketë vit buxhetin e shtetit, duke reduktuar më tej fondet për arsimin dhe shëndetësinë dhe duke rritur ato për infrastrukturën.

Fondet për Ministrinë e Arsimit u shkurtuan me rreth 851 milionë lekë ose 1% më pak krahasuar me qershorin. Në raport me buxhetin fillestar 2025, fondet për Ministrinë e Arsimit u shkurtuan me 1 miliard lekë, rreth 10 milionë euro ose 1.6%.

Kjo rënie vjen në një kohë kur sistemi arsimor përballet me nevoja të mëdha për investime në mjedise mësimore, staf dhe programe të reja studimore, ndërsa kërkesa për arsim cilësor po rritet.

Edhe Ministria e Shëndetësisë ka shënuar një ulje të fondeve, ndonëse më të lehtë. Ndryshimet e fundit reduktuan një shumë prej 336 milionë lekësh, ose rreth 3.4 milionë eurosh, një tregues i mungesës së politikave të qëndrueshme në një sektor ku kërkesat për shërbime janë gjithnjë e më të larta. Në raport me buxhetin fillestar, fondet për shëndetësinë u reduktuan me 0.5%.

Në të kundërt, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës (MIE) është përfituesja më e madhe e rialokimit buxhetor, me një rritje prej mbi 6.1 miliardë lekësh, ose rreth 60 milionë euro më shumë. Në raport me ndryshimet e muajit qershor, fondet për Ministrinë e Infrastrukturës u rritën me 9%, ndërsa me buxhetin fillestar 1.6%. Përqendrimi i fondeve në këtë zë tregon prioritetin e qeverisë për të përshpejtuar investimet në projektet infrastrukturore.

Infrastruktura digjitale po bëhet po aq e rëndësishme dhe jetike sa infrastruktura fizike – rrugët, uji dhe energjia. Tashmë, kur shumica e shërbimeve qeveritare jepen online dhe mund të merren nga telefonat e zgjuar, qeveria nga ana tjetër po rrit shpenzimet për këto shërbime.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se nga viti 2016 në vitin 2024 janë financuar më shumë se 42 miliardë lekë, rreth 400 milionë euro për sistemet e e-Albania-s, teksa vetëm këtë vit do të financohen edhe 200 milionë euro të tjera. Financimet vjetore në infrastrukturën e e-Albania renditen të katërtat në radhë pas investimeve publike në transportin rrugor, detar dhe në ujësjellës.

Mirëpo, kur një mori shërbimesh jepen online, qytetarët mbeten të ekspozuar ndaj korrupsionit dhe mosmarrjes së shërbimit. Mungesa e ndërveprimit ndërmjet institucioneve e bën të pamundur marrjen e dokumenteve në kohë, madje shërbimet mbeten të pezulluara për muaj të tërë.

Nga ana tjetër, publiku i gjerë ka ende njohuri të kufizuara për përdorimin e këtyre shërbimeve, ndërsa transparenca mbetet problematike për shkak se produktet e infrastrukturës digjitale janë më pak të prekshme./monitor

Para

ANALIZA: Nga fjala, te plumbi: Çfarë na e ka “ndezur” kaq shumë fitilin?!

Pas

Britania e Madhe godet grupin kriminal Krasniqi

Nga Kategoria

Si u mashtrua Kambisti në Tiranën nën emrin e Bashkim Ulajt
Aktualitet

Si u mashtrua Kambisti në Tiranën nën emrin e Bashkim Ulajt

24.08.2026
10.4k
Vr*sja e shqiptares në Greqi/ Kamerat zbardhin sekondat e tm*rrit, e priti jashtë pallatit, Allmuça e tërhoqi dhe e që*oi në kokë
Aktualitet

Vr*sja e shqiptares në Greqi/ Kamerat zbardhin sekondat e tm*rrit, e priti jashtë pallatit, Allmuça e tërhoqi dhe e që*oi në kokë

24.08.2026
10.3k
Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë 42-vjeçari në Tiranë, ja për çfarë dyshohet
Aktualitet

Djali i sëmurë mendor vr*u nënën me sqepar dhe pla*osi rëndë babanë, policia tregon çfarë ndodhi në Lushnje

24.08.2026
10.3k
Çelniku e zgjidhi hallin, por çfarë të bëjnë të tjerët që nuk i luten dot Ramës për rrugën?!
Aktualitet

Çelniku e zgjidhi hallin, por çfarë të bëjnë të tjerët që nuk i luten dot Ramës për rrugën?!

24.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.4k
Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
VIDEO/ Dalin pamjet e papublikuara të arrestimit të “El Chapos”: Njerëzit e mi kanë marrë porosi të mos bëjnë gjë nëse kapem

VIDEO/ Dalin pamjet e papublikuara të arrestimit të “El Chapos”: Njerëzit e mi kanë marrë porosi të mos bëjnë gjë nëse kapem

23.08.2026
10.4k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

23.08.2026
10.4k
Vr*sja e shqiptares në Greqi/ Kamerat zbardhin sekondat e tm*rrit, e priti jashtë pallatit, Allmuça e tërhoqi dhe e që*oi në kokë

Vr*sja e shqiptares në Greqi/ Kamerat zbardhin sekondat e tm*rrit, e priti jashtë pallatit, Allmuça e tërhoqi dhe e që*oi në kokë

24.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

23.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.