E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Zgjedhjet në Holandë, liberalët e qendrës kryesojnë ndaj populistit Geert Wilders

Korrieri nga Korrieri
30.10.2025
në Botë, Slider
A A
Zgjedhjet në Holandë, liberalët e qendrës kryesojnë ndaj populistit Geert Wilders
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Liberalët e qendrës nën drejtimin e Rob Jetten kanë marrë një epërsi tronditëse në zgjedhjet holandeze. Suksesi, sipas sondazheve kryesore pas mbylljes së votimit, vjen vetëm 2 vjet pasi partia e tij ra në vendin e 5-të në zgjedhjet e fundit.

Jetten zhvilloi një fushatë të jashtëzakonshme në javët e fundit, dhe sondazhi i Ipsos I&O sugjeron se liberalët e tij “D66” kanë marrë 27 vende, 2 më shumë se populisti anti-islam Geert Wilders i cili fitoi zgjedhjet e fundit.

Edhe pse rezultati përfundimtar është shumë i ngushtë për t’u përcaktuar, Wilders e pranoi atë. Ndërsa Jetten u tha mbështetësve se “miliona holandezë kanë kthyer një faqe; ata i kanë thënë lamtumirë një politike negativiteti”.

3 parti të tjera janë shumë afër, duke përfshirë liberalët konservatorë, partinë e majtë të Gjelbër-Laburistë dhe Demokratët e Krishterë.

Wilders kryesoi sondazhet gjatë gjithë fushatës zgjedhore, por pasi ai doli nga koalicioni qeverisës në qershor për shkak të një mosmarrëveshje për azilin dhe migracionin, të gjithë udhëheqësit kryesorë e bënë të qartë se nuk dëshironin të punonin përsëri me të.

Ndërkohë, partia e Jetten organizoi një fushatë shumë të suksesshme, duke përfituar nga performancat e tij të shkëlqyera gjatë debateve televizive. Fakti që udhëheqësi 38-vjeçar liberal ishte shfaqur në një program televiziv gjatë fushatës ia shtoi profilin.

Liberalët konservatorë të Dilan Yesilgoz po shkojnë gjithashtu drejt një nate të suksesshme në vendin e tretë dhe një vendi të mundshëm në një koalicion të ardhshëm të udhëhequr nga Jetten.

Votuesit e dinin se rezultati do të ishte në teh të thikës, pasi 5 parti ishin në garë për të fituar. Wilders kishte fituar 37 vende në nëntor 2023, por këtë herë elektorati u dekurajua qartë duke kuptuar se ai nuk mund të formonte një koalicion tjetër.

Sondazhi dha gjithashtu lajme të këqija për partinë e Gjelbër të Majtë-Laburistë të ish-Komisionerit Evropian Frans Timmermans, i cili kishte qenë prej kohësh i dyti në sondazhe dhe tani është gati të dalë i katërti.

“Kohë më të mira na presin,” u premtoi ai mbështetësve të tij vonë të mërkurën. “Sigurisht që jam jashtëzakonisht i zhgënjyer”, shtoi ai dhe njoftoi se po jepte dorëheqjen dhe po merrte përgjegjësinë për rezultatin.

Timmermans dhe Wilders janë të dy në fillim të të 60-ave dhe kanë hyrë në politikë në të njëjtën kohë. Tani ekziston një ndjenjë se votuesit holandezë janë të përgatitur të provojnë diçka të re.

Megjithatë, Wilders tha se nuk do të shkonte askund: “Nuk do të më hiqni qafe derisa të mbush 80 vjeç.” Ai ishte optimist për performancën e Partisë së tij të Lirisë: “Natyrisht, do të preferoja të kisha parë më shumë vende… por ne prapë kemi pasur rezultatin tonë të dytë më të mirë.”

Këto zgjedhje u zhvilluan pjesërisht për migracionin dhe qendrat e mbipopulluara të azilit, por problemi më i madh për votuesit ishte mungesa kronike e strehimit prej pothuajse 400 000 shtëpish, në një popullsi prej 18 milionë banorësh. Partia e Jetten ka thënë se do të ndërtojë 10 qytete si pjesë e planit të saj për të përballuar krizën.

Para

Qeveria miraton bashkëpunimin strategjik me Italinë në 10 fusha

Pas

Vendi më i ndotur në Shqipëri: Pamjet e katastrofës mjedisore në grykëderdhjen e Ishmit (VIDEO)

Nga Kategoria

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k
Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)
Aktualitet

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh
Aktualitet

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete
Botë

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.4k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.4k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.