E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Vendi më i ndotur në Shqipëri: Pamjet e katastrofës mjedisore në grykëderdhjen e Ishmit (VIDEO)

Korrieri nga Korrieri
30.10.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Vendi më i ndotur në Shqipëri: Pamjet e katastrofës mjedisore në grykëderdhjen e Ishmit (VIDEO)
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ndodhemi në grykëderdhjen e lumit Ishëm në detin Adriatik, njëri ndër lumenjtë më të ndotur në Shqipëri.

Zona ndodhet mes Kepit të Rodonit dhe lagunës së Patokut. Ndotja aty është katastrofike. Bregdeti i bukur ranor që gjarpëron në të dy anët e lumit, është zhdukur nga mali i mbeturinave, që lumi i sjellë me vete.

Mbetje plastike, veshje, kimikate të ndryshme që i përdorim në procesin e pastrimit të shtëpisë apo mbetje farmaceutike, bashkohen së bashku duke e kthyer këtë zonë unike në një kosh gjigand mbeturinash. Pavarësisht kësaj ndotje alarmante një tufë lopësh kullosin në mesin e tyre.

“Shihni lopët, më pas e shesin qumështin në treg e thonë kemi qumësht bio”, u shpreh Qemal Jangu, banor në Ishëm

I klasifikuar nga Agjencia kombëtare e Mjedisit si një ndër lumenjtë më të ndotur në vend, ujrat e tij bëjnë pjesë në kategorinë 5- Gjendje e Keqe. Në këtë lum përfundojë ujrat e zeza dhe të gjithë llojet e mbetjeve ubane, që rrjedha sjell me vete. Nga ura e Brarit, kalon në zonën e urbanizuar të Tiranës, Kamzës, Vorës, Fushë-Krujës dhe zonave të tjera përreth .

“Edhe divan ka ardhur në këtë lum nga Tirana, çfarë nuk vjen këtu”, u shpreh Qemal Jangu, banor në Ishëm.

Qemal Jangu, një banor autokton ka përjetuar me keqardhje transformimin drastik të zonës si pasojë e ndotjes. Ai kujton me nostalgji kohet kur laheshin në ujërat e Ishmit dhe vinin për plazh, pikërisht këtu, një perlë tashmë nen pushtetin e mbeturinave.

“Laheshim në lumë, ishte i pastër, e gjithë zona vinte këtu për plazh”, u shpreh Qemal Jangu, banorë në Ishëm

Si pasojë e ndotjes i gjithë lumi ka vdekur, dhe peshkatarët tashmë e kërkojnë punën e tyre të përditshme në det.

Raporti vlerëson se në stacionet e referencës lumenjtë janë të pastër, ndërsa duke kaluar afër zonave të banuara impakti i shkarkimeve urbane të cilat derdhen direkt të patrajtuara sjell këtë klasifikim me një ndotje të lartë. Ndaj, sugjerohet ndërhyrje e menjëhershme për trajtimin e ujërave të ndotura urbane. Ato konsiderohen shkaktari kryesor i ndotjes së lumenjve.

“Problemi më i madh me mbetjet është hedhja e tyre nëpër përrenjtë kudo nëpër Shqipëri. Kemi shumë përrenj dhe lumenj dhe hedhja e mbetjeve e tejkalon edhe rastet që mund të korigjohen të landfilleve”, u shpreh Qemal Jangu, banorë në Ishëm

Qeveria ka bërë disa përpjekje dhe ka investuar miliona euro, në te ashtuquajturin impiant për kapjen e mbeturinave, mbi lumin Ishëm. Në vitin 2017, Ish ministri i mjedisit, Blendi Klosi, gjatë një inspektimi në terren për këtë impiant tha se do ti jepej fund ndotjes së Ishmit. Investimi që kushtoi 2 milionë euro, përfundoi në vitin 2019, por ai nuk funksionoi asnjë ditë.

Ministria e mjedisit nuk iu përgjigj një kërkese për informacion nga Inside Story për shkaqet e dështimit të këtij investimi, dhe as për strategjitë për pastrimin e kësaj grykëderdhjeje.

Ekspertët i konsiderojnë aksionet e institucioneve për pastrimin e grykëderdhjes si show, pasi ai nuk mund të pastrohet, pa u zgjidhur çështja që në burim.

“Merre pak grykëderdhjen e Ishmit që është pasqyra ku ne shihemi dhe jemi vërtetë të shëmtuar. Asnjëherë deri më sot nuk janë marrë politika për ta pastruar, jo në grykëderdhje, sepse nuk mund ta pastrosh në grykëderdhje me punë vullnetare. Ministria e Mjedisit duhet të ndërtoje politika se si duhet të pastrohet mjedisi në një territor të madh si ç’është shtrati i një lumi, duhet të nisë që në burim, por pas një muaji apo një viti situata do të jetë po ajo sepse se ke zgjidhur problemin që në burim”,u shpreh Flora Xhemani Babani, eksperte mjedisi.

Para

Zgjedhjet në Holandë, liberalët e qendrës kryesojnë ndaj populistit Geert Wilders

Pas

Grenell sulmon ashpër Hagën: Një nga arsyet pse Europa po dështon! Thaçi t’i padisë në një gjykatë amerikane

Nga Kategoria

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan
Aktualitet

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

08.10.2026
10.3k
Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka
Aktualitet

Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka

08.10.2026
10.3k
“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim
Aktualitet

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

08.10.2026
10.3k
E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq
Aktualitet

E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

08.10.2026
10.3k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.4k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.