E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Investigim

Tenderët e oksigjenit, një test për super drejtoreshën Arlinda Pogaj: A do të vijojë “avazin” e rotacionit në dëm të fondeve publike?

Korrieri nga Korrieri
06.11.2025
në Investigim, Slider
A A
Tenderët e oksigjenit, një test për super drejtoreshën Arlinda Pogaj: A do të vijojë “avazin” e rotacionit në dëm të fondeve publike?
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Arlinda Pogaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), po shndërrohet në një nga emrat më të fuqishëm në administratën publike përsa i përket vlerës së tenderëve që kalojnë nëpër duart e saj. Pas sektorëve të ndërtimit, pastrimit dhe ushqimeve, tashmë OBP nën drejtimin e saj i është futur edhe “biznesit” të medikamenteve dhe oksigjenit mjekësor.

Operatori ka hapur ditët e fundit shtatë tenderë me objekt “blerje oksigjen mjekësor” për spitalet rajonale dhe qendrat spitalore të vendit, me një vlerë totale 121 milionë lekë, ose mbi 1.2 milionë euro.

Në listë përfshihen:

  • Spitali i Beratit – 160 mijë euro

  • Spitali Rajonal i Gjirokastrës – 110 mijë euro

  • Qendra Spitalore Rajonale Fier – 155 mijë euro

  • Spitali Rajonal i Lezhës – 133 mijë euro

  • Spitali Rajonal i Durrësit – 336 mijë euro

  • Spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë – 300 mijë euro

Tenderët e oksigjenit kanë qenë ndër më të dyshimtët ndër vite, me kontrata që kalojnë dorë më dorë. Nga spitalet, procedurat kaluan fillimisht në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë drejtimit të Ilir Beqjas dhe më pas të Ogerta Manastirliut, ndërsa tani janë përqendruar te OBP, që ka marrë rolin e vetëm për prokurimet kombëtare në sektorin publik.

 

Burime nga hetimet konfirmojnë se në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndodhet një dosje hetimore mbi tenderët e oksigjenit, ku disa zyrtarë publikë dhe pronarë kompanish janë nën hetim. Prokurorët kanë sekuestruar dokumentacionin dhe celularët e personave të përfshirë.

Dyshimet kryesore lidhen me firmat GTS dhe MESSER, të cilat kanë fituar pothuajse të gjitha kontratat për furnizimin e oksigjenit spitalor gjatë viteve të fundit. Hetuesit po verifikojnë mundësinë e një marrëveshjeje të fshehtë mes dy kompanive, pasi në çdo tender merr pjesë vetëm njëra prej tyre, duke eliminuar konkurrencën dhe duke siguruar ndarjen e tregut.

Nëse kjo praktikë përsëritet edhe me tenderët e rinj, Arlinda Pogaj përballet me një provë të vërtetë zjarri. Ajo mund të ndjekë të njëjtën linjë si paraardhësit, ose të ndërhyjë për të ndaluar skemën e tenderëve të paracaktuar.

Burime pranë OBP konfirmojnë se tenderët janë në fazë vlerësimi, ndërsa zyrtarë të SPAK kanë nisur verifikime në disa spitale për të parë lidhjet mes fituesve dhe depozitave ekzistuese të oksigjenit. Në rastet ku një spital ka depozitë të firmës GTS, tenderin e fiton GTS; ndërsa ku depozita është e MESSER-it, fituese shpallet kjo e fundit.

Nëse kjo praktikë konfirmohet, Arlinda Pogaj dhe OBP do të jenë në qendër të një tjetër skandali që përfshin abuzime me fondet publike në sektorin e shëndetësisë.

Para

EMRAT- Plagosja e 24-vjeçarit në Bathore, arrestohet autori, arma e krimit nuk gjendet

Pas

“Gjasa të pakta” për Qeverinë Konjufca!

Nga Kategoria

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione
Aktualitet

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja
Aktualitet

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.