E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjithçka nga atentati në Rinas: Si u ekzekutua krahu i djathtë i Shullazit, kush e spiunoi Gilmando Danin?

Korrieri nga Korrieri
11.11.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Gjithçka nga atentati në Rinas: Si u ekzekutua krahu i djathtë i Shullazit, kush e spiunoi Gilmando Danin?
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një atentat mafioz tronditi sot mesditën zona pranë Aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, vetëm 100 metra larg hyrjes kryesore të aeroportit “Nënë Tereza”, në një zonë të mbushur me kalimtarë dhe automjete.

Dani udhëtonte në një makinë të bardhë luksoze “Mercedes Benz S”, në vendin e pasagjerit, ndërsa mjeti drejtohej nga Muçi Shaljani, 40 vjeç, i cili mbeti rëndë i plagosur dhe ndodhet në kujdesin intensiv në spital. Autorët, të maskuar dhe të armatosur, hapën zjarr nga një makinë Toyota Yaris me targa greke, duke qëlluar në lëvizje. Makina e tyre u gjet pak më vonë e djegur në fshatin Halil të Krujës, rreth 10 kilometra larg vendit të krimit — një skenar tipik i atentateve të porositura.

Sipas burimeve hetimore, autorët kanë ndjekur makinën e Danit për rreth tre kilometra dhe kanë vepruar në momentin kur ishin të sigurt për praninë e tij. Gilmando Dani kishte mbërritur pak minuta më parë nga Barcelona, ndërsa në aeroport ishte pritur pikërisht nga Shaljani. Hetuesit dyshojnë se lëvizjet e tij ishin të monitoruara prej ditëshdhe se atentatorët kishin informacion të saktë për itinerarin e tij — çka ngre dyshime se dikush nga rrethi i tij e ka spiunuar.

Pamjet e para tregojnë momentin e ndërhyrjes së policisë dhe kalimtarëve, të cilët thyen xhamin e makinës për të nxjerrë trupin e pajetë të Danit. Policia rrethoi menjëherë zonën, ngriti pika kontrolli në të gjitha rrugët hyrëse dhe doli me një njoftim zyrtar duke konfirmuar se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kush ishte Gilmando Dani?
47-vjeçari i vrarë ishte një nga figurat më të njohura të botës së krimit në Tiranë dhe një nga njerëzit më të afërt të Emiljano Shullazit. Ai kishte dalë nga burgu vetëm një vit e gjysmë më parë, pasi kishte përfunduar dënimin si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Shullazit, i dënuar në vitin 2018 me 12 vite burg për gjobëvënie dhe organizatë kriminale.

Dani kishte një të kaluar të ngarkuar me precedentë penalë: në vitin 2006 u arrestua nga forcat RENEA për armëmbajtje pa leje dhe kanosje, në të njëjtin operacion ku u arrestua edhe vetë Shullazi. Në banesat e tyre u sekuestruan armë automatike, radio-përgjues policie, maska dhe pajisje kamuflazhi.

Në vitet që pasuan, Dani u përfshi në disa ngjarje të tjera të rënda, përfshirë hetime pas masakrës së Dritan Dajtit në Durrës (2009), ndërsa në 2011 u shoqërua nga policia gjatë një incidenti ku Shullazi pengoi një miting elektoral të Partisë Socialiste në Tiranë.

Gjatë jetës së tij, Gilmando Dani i mbijetoi dy atentate të tjera, në vitet 2011 dhe 2015, nga të cilat doli i plagosur, por mbijetoi. Atentati i sotëm, megjithatë, ishte fatal dhe i realizuar me profesionalizëm të lartë, duke ngritur dyshime se pas tij fshihet një rreth i ngushtë që njihte mirë lëvizjet dhe mbrojtjen e tij.

Policia dhe Prokuroria e Tiranës po ndjekin disa pista, përfshirë edhe shkelje të mundshme të heshtjes brenda grupit të Shullazit, për të zbuluar kush e spiunoi Gilmando Danin dhe kush urdhëroi ekzekutimin e tij..korrieri

Para

Detaje të reja/ Vrasja mafioze e shqiptarit në Greqi, gjendet një plumb në trupin e tij

Pas

I plagosuri që shoqëronte Gilmando Danin është agjent i AMP-së, ishte në provë prej një muaji

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.4k
Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.4k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.4k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.