E diel, 23 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Drejtori i Doganave Gent Gazheli transferoi paratë e Ballukut jashtë shtetit?

Korrieri nga Korrieri
13.11.2025
në Aktualitet
A A
Drejtori i Doganave Gent Gazheli transferoi paratë e Ballukut jashtë shtetit?
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Burime pranë portalit Timoni.al, raportojnë se Genti Gazheli ka gjetur një shtëpi në Zvicër dhe po përgatitet për zhvendosje atje që në momentin do ndihet i rrezikuar nga ndonjë arrestim i mundshëm nga SPAK, të kërkojë azil në shtetin zviceran.

Timoni.al raporton se Gazheli thuhet se ka qenë i përfshirë në transferimin e parave të Belinda Ballukut drejt Zvicrës. Ai njihet si njeri i besuar i Ballukut dhe me bekimin e saj është i përfshirë në një sër skemash korruptive brenda doganave.

Sipas dokumenteve dhe komunikimeve zyrtare tashmë të referuara në SPAK, bëhet fjalë edhe për një skandal të pezulluar prej pesë vitesh, lidhur me gjobën ndaj kompanisë Bankers Petroleum, me vlerë që arrin deri në 130 milionë euro. Hetimi paraprak filloi në vitin 2020, ndërsa çështja u referua më pas për kompetencë në SPAK nga Prokuroria e Fierit.

Në atë periudhë, pas emërimit të Gent Gazhelit si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, shefi i Degës Doganore të Fierit, Olti Kuke, njoftoi zyrtarisht Gazhelin mbi vendimin për gjobë 30 milionë euro ndaj Bankers Petroleum. Sipas kallëzimit, pas kërkesës së hetimeve tatimore, gjoba u rivlerësua në 130 milionë euro, por ky vendim, sipas burimeve, është pezulluar nga vetë Gazheli përmes mosveprimit administrativ, pavarësisht se ishte njoftuar dy herë me shkresë dhe email.

Dosja e SPAK përmban dy shkresa zyrtare, të cilat dokumentojnë zinxhirin e komunikimit, por deri më sot nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar, edhe pse ligji kërkon zgjidhje brenda gjashtë muajve.

Burime konfidenciale raportojnë se Gazheli ka zhvilluar takime personale me përfaqësues të kompanisë, ndërkohë që dosja mbeti e papunuar. Shefi i Doganës së Fierit, Olti Kuke, raportohet të ketë qenë nën presion të vazhdueshëm dhe u shkarkua nga detyra vetëm dy muaj më parë, duke u transferuar në pozicion specialisti, një lëvizje që burimet e lidhin me përpjekjen për të heshtur çështjen.

Ironikisht, vetëm pas pesë vitesh, gjoba ndaj Bankers Petroleum është zbardhur — pikërisht pak ditë pasi Prokuroria e Fierit ia kaloi dosjen SPAK-ut, dhe kur rasti u përmend publikisht nga Kryetari i KLSH-së dhe deputeti socialist Erion Braçe. Ky zhvillim ka ngritur dyshime mbi lidhjet politike që, sipas burimeve, e kanë “mbrojtur” Gent Gazhelin çdo herë që ka shpërthyer një aferë.

Gazheli, i quajtur nga vartësit e tij “Drejtori i 2030-s”, pritet të përballet me kallëzime të tjera, të lidhura me shkelje në sektorin e akcizës dhe tregtinë e mallrave të ndjeshme. Çështja mbetet nën hetim, ndërsa publikimi i mëtejshëm pritet të sjellë zhvillime të reja mbi një prej drejtuesve më të diskutuar të doganave shqiptare. /Marrë nga Timoni.al

Para

SPAK merr zyrtarisht në hetim ish-drejtorin e Burgjeve për hakerimin e Prokurorisë së Posaçme

Pas

Pjesë e kartelit Sinaloa, Departamenti i Shtetit sanksionon Luftar Hysën dhe familjen e tij

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.4k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.