E shtunë, 21 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SPAK merr zyrtarisht në hetim ish-drejtorin e Burgjeve për hakerimin e Prokurorisë së Posaçme

Korrieri nga Korrieri
13.11.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Detajet/ Qëndroi vetëm 8 muaj në detyrë, shkarkohet drejtori i IKMT, Agim Ismailaj
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

SPAK ka konfirmuar zyrtarisht se Agim Ismaili po hetohet për përgjim të paligjshëm dhe përfshirje në një grup të strukturuar kriminal, në kuadër të hetimeve mbi sulmin kibernetik që goditi adresat elektronike të prokurorëve të posaçëm në mars të vitit 2025. Sipas dyshimeve, ai konsiderohet si personi kryesor që ka orkestruar ndërhyrjen dhe hakerimin e sistemeve të prokurorisë speciale.

Në kohën e sulmit, SPAK kishte dhënë një deklaratë të detajuar mbi ngjarjen, duke sqaruar se infrastruktura kryesore e institucionit nuk ishte prekur. Sipas deklaratës së atëhershme, më 12 mars 2025 u zbulua një ndërhyrje e paligjshme në adresat e email-eve të disa prokurorëve të posaçëm. Falë protokolleve të sigurisë, sistemi i brendshëm i SPAK mbeti i paprekur dhe sulmuesit nuk arritën të siguronin akses në dosjet hetimore.

Nga verifikimet u konstatua se ndërhyrja kishte prekur vetëm një sërë adresash personale të prokurorëve, ndërsa tentativa për të hyrë në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, dështoi. Hetimet e zhvilluara me intensitet nga Prokuroria e Posaçme, BKH dhe Sektori i Ekspertizës bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin brenda 24 orëve të dy personave: njëri që kreu ndërhyrjen dhe tjetri që shpërndau informacionet tek persona të tretë.

Gjatë operacionit u sekuestruan pajisjet e përdorura dhe skedarët e shkarkuar, ndërsa personat e përfshirë u urdhëruan të mos publikojnë materialet që kishin rënë në posedim të tyre për shkak të sekretit hetimor. SPAK mori gjithashtu në pyetje individë të tjerë që mund të kishin lidhje me autorët e sulmit.

Paralelisht me procedimin penal, SPAK nisi një hetim administrativ të brendshëm, i cili konfirmoi se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk ishte komprometuar. Institucioni njoftoi edhe forcimin e protokolleve të sigurisë për të parandaluar incidente të ngjashme.

Në atë kohë, SPAK deklaronte se nuk kishte asnjë provë që personat e arrestuar kishin bashkëpunuar me staf të brendshëm të institucionit dhe theksonte se ishin marrë të gjitha masat për të mbrojtur dosjet dhe të dhënat e ndjeshme.

Hetimet vijojnë, ndërsa pista kryesore mbetet ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal që kishte synim infiltrimin dhe komprometimin e komunikimit elektronik të prokurorëve të posaçëm.

Para

Atentati në Rinas/ Gilmando Dani mori 20 plumba në trup! Shoqërohen 15 persona (Detaje)

Pas

Drejtori i Doganave Gent Gazheli transferoi paratë e Ballukut jashtë shtetit?

Nga Kategoria

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

21.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!
Aktualitet

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione
Aktualitet

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

21.11.2026
10.3k
Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit
Aktualitet

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

19.11.2026
10.4k
Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

18.11.2026
10.4k
Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi

Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi

19.11.2026
10.4k
Fluturimet e paralizuara për 4 orë në qiellin amerikan: Sulm kibernetik apo teknologjia e viteve ’80 që nxori jashtë loje mijëra avionë?

Fluturimet e paralizuara për 4 orë në qiellin amerikan: Sulm kibernetik apo teknologjia e viteve ’80 që nxori jashtë loje mijëra avionë?

14.11.2026
10.4k
Jeta merr një kthesë pozitive për këto tri shenja të zodiakut nga 22 nëntori

Jeta merr një kthesë pozitive për këto tri shenja të zodiakut nga 22 nëntori

19.11.2026
10.4k
Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.