E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

Korrieri nga Korrieri
18.11.2025
në Aktualitet, Slider
A A
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar një seri akuzash të rënda ndaj qeverisë dhe SPAK, duke e cilësuar lajmin për kërkesën e re për ekstradim si një skenar politik për të mbuluar skandalet që, sipas tij, po shpërthejnë në Tiranë.

Në një lidhje telefonike në “Çim Peka Live”, Ahmetaj tha se lajmi për një kërkesë të re ekstradimi drejt Zvicrës ishte “i rremë” dhe se dokumenti i vetëm ekziston prej 18 gushtit 2023.

Ai theksoi se kjo kërkesë u përgatit “në kohë rekord”, gjë që sipas tij tregon se veprimi është urdhëruar nga nivele të larta politike dhe nuk ka ndjekur procedurat normale.

“Për të sqaruar publikun, kërkesa për ekstradim është bërë në datën 18 gusht të vitit 2023. Kohë rekord. Domethënë rekord përkthyer, rekord bërë kërkesat me urdhër të kreut të organizatës.

Dhe këtu s’kam më dyshim tani, për mua s’ka pasur dyshim që ditën një, që ditën që i kam kërkuar në shkurt të vitit 2022 largimin nga qeveria, dorëheqjen,” tha ai.

“Po përgatitej eliminimi im fizik”

Pjesa më e rëndë e deklaratës së tij lidhet me pretendimin se tentativa për ta arrestuar me urgjencë ishte pjesë e një plani për eliminimin e tij fizik.

“Shumë njerëz më kanë thënë se, po të isha ende në Shqipëri, sot nuk do të isha gjallë,” deklaroi ai, duke shtuar se nuk ka më asnjë dyshim për përfshirjen e strukturave të SPAK në këtë skenar.

Sipas ish-numrit dy të qeverisë, veprimet e SPAK ndaj tij kanë qenë të menjëhershme, ndryshe nga raste të tjera ku ka pasur vonesa të mëdha në ekzekutimin e urdhër-arresteve apo kërkesave për ekstradim. Ai e cilëson këtë si një standard të dyfishtë të drejtësisë.

Akuzat për qeverinë: “Tymnajë për të mbuluar skandalet”

Ahmetaj këmbënguli se “teatri i ekstradimit” synon të zhvendosë vëmendjen nga skandalet që po dalin njëri pas tjetrit dhe përfshijnë anëtarë të lartë të kabinetit.

Ai u shpreh se kjo strategji po përdoret për të shmangur llogaridhënien dhe për të goditur zërat kritikë.

Pretendimi për lidhjen e kazinove me kartelin Sinaloa

Në një tjetër linjë akuzash, Ahmetaj i kërkoi publikisht kryeministrit Edi Rama të sqarojë licencimin e disa kazinove që, sipas tij, lidhen me persona të shpallur “non grata” nga SHBA për pastrim parash për llogari të kartelit Sinaloa. Ai mohoi të ketë firmosur ndonjë licencë kazinoje gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Financave.

“Sa kam qenë unë ministër i Financave nuk ka pasur licenca kazino. Zero,” deklaroi ai, duke e adresuar përgjegjësinë te kryeministri. “Pyesni Edi Ramën,” shtoi ai, duke kujtuar se kryeministri e ka sulmuar publikisht dhe ka paralajmëruar se do të përfundonte në duart e drejtësisë.

“SPAK po bën genocid ndaj familjes time”

Ahmetaj e akuzoi SPAK-un se po ndjek një linjë të padrejtë ndaj tij, ndërsa nuk heton pastrimin e parave nga organizatat kriminale. Ai solli në vëmendje një episod të shumëdiskutuar, ku drejtues të SPAK u panë në tribunën VIP të një stadiumi, duke lënë të kuptohet se “komforti i tyre nuk cenohet, ndërsa familjet e njerëzve shkatërrohen.”

140 milionë eurot e tunelit të Llogarasë

Ahmetaj detajoi edhe pretendimet për një abuzim të madh financiar në projektin e tunelit të Llogarasë. Sipas tij, kostoja reale e projektit duhej të ishte rreth 93 milionë euro, ndërsa diferenca prej dhjetëra milionë eurosh mbetet e paqartë.

“Ka ndryshuar kosto e gjithë projektit? Le ta thonë. Nëse janë 140 milionë, me fitimin 11% del rreth 93 milionë që ka kushtuar realisht tuneli. Ku janë këto para? Kush i ka marrë? Pse janë paguar ndërmjetës që s’kanë bërë asnjë punë? Pse mungojnë urat?”

Ai shtoi se e njëjta situatë po ndodh edhe me inceneratorin e Tiranës:
“Ku janë paratë? Ku janë 130 milionët? Pse SPAK merret me shuma të vogla, kur mungojnë qindra milionë? Ku janë këto para?”

Ahmetaj akuzoi se përgjegjësit e vërtetë nuk po preken, ndërsa shqiptarëve “u shitet një lojë qesharake.”

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”

Ahmetaj ka deklaroi se kanabizimi i Shqipërisë u bë me qëllim nga kryeministri Edi Rama.

“ U bë kanabisi që u bë droga, u bënë të pasur grupet kriminale që sot nuk ia del dot, kanë dyfish GDP-në. Do duhen 60 vjet dhe dhe mbi 10 kryeministra me me me me me nga një e me nga dy mandate që të punojnë pastërtisht për të zhdukur influencën dhe dominimin e krimit të organizuar në Shqipëri.

Është vend i vogël, dreqi e mori. Është futur si kancer. Është futur si kancer. Ja, kjo është sot situata. Jo, kam luftuar me kanabisin. Po, po jo, s’kam lejuar unë që të bëjë koncesion të TVSH-së, se ishte kundër sigurisë kombëtare, së kundër sigurisë fiskale. Po more e kam kundërshtuar inceneratorin e Tiranës. Patjetër që e kam kundërshtuar,” tha Ahmetaj

Para

Tërmeti me magnitudë 4.6 godet ishullin Skyros në Greqi, lëkundjet e forta ndjehen deri në Atikë

Pas

Ambasada e SHBA në Tiranë: Kemi rinisur punën pas ndërprerjes së fondeve buxhetore

Nga Kategoria

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska
Aktualitet

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.4k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Vdekja e dyshuar nga murtaja në Rusi, SHBA lëshon alarmin: Amerikanët të largohen menjëherë, shmangni çdo objekt…

Vdekja e dyshuar nga murtaja në Rusi, SHBA lëshon alarmin: Amerikanët të largohen menjëherë, shmangni çdo objekt…

08.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.