Biznesmeni Mondi Mëhalla, 43-vjeç u ekzekutua me tre plumba mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan. Mëhalla sapo kishte dalë nga zyra e tij kur u qëllua brenda makinës tip “Range Rover”. Dy nga plumbat e goditën në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ditën e djeshme policia arrestoi Naldo Gjinin, i cili ishte parë ditët e fundit duke qarkulluar me makinën që përdorën autorët në ekzekutimin e 43-vjeçarit, Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.
Makina u gjet e djegur ditën e djeshme në fshatin Mirakë. Burime bëjnë me dije se përveç Naldo Gjinit, policia ka shoqëruar dhe po merr në pyetje ish-ortakun e Mëhallës në biznes dhe rojen e pikës së karburantit.
Ish-ortaku i viktimës është vendosur në pranga për shkak të konflikteve që ka pasur me 43-vjeçarin, ndërsa burimet informojnë se ndaj tij deri më tani s’ka ndonjë provë konkrete.
Ndërkohë roja i karburantit në pronësi të viktimës akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.













