E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Taksa e re për pronën, Malaj: Në 2028 nis për ndërtesat, në 2030 për truallin

Korrieri nga Korrieri
03.12.2025
në Aktualitet, Fokus
A A
Harta e re e çmimeve të referencës së banesave, ja cilat janë zonat më të shtrenjta në vend 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ministri i Financave, Petrit Malaj, për herë të parë bëri publike afatet e zbatimit të taksës së re të pasurive të paluajtshme, që do t’i paraprijë një procesi tranzitor deri në 2026.

Ministri Malaj tha gjithashtu se ka përfunduar hartimi i projektligjit të ri për Taksën e Pasurisë, i cili ka kaluar të gjitha fazat e konsultimit publik dhe që shumë shpejt do t’i dërgohet për miratim Këshillit të Ministrave .

Aplikimi i ligjit të ri do të nisë zbatimin në 2028 për ndërtesat dhe në vitin 2030 për truallin.

Malaj tha gjithashtu se ka përfunduar hartimi i projektligjit të ri për Taksën e Pasurisë, i cili ka kaluar të gjitha fazat e konsultimit publik dhe që shumë shpejt do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave për miratim.

Ministri i Financave e bëri deklaratën në eventin e mbylljes së projektit “ProTax Albania”.

“Sot, ne ndodhemi në një moment kyç. Kemi një sistem të ndërtuar dhe gati për t’u dorëzuar, një projektligj të hartuar sipas standardeve europiane, një bashkëpunim të konsoliduar me partnerët suedezë, dhe një vullnet të qartë institucional për të çuar përpara drejt fazës së fundit këtë reforme.

Brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë do të jenë të integruara në sistemin e Kadastrës Fiskale. Ky është parakushti thelbësor për çdo hap të mëtejshëm.

Në vitin 2027 do të kryhet procesi kombëtar i vlerësimit të pronave.

Ndërsa 2026-2027 do të shërbejë si periudhë tranzitore deri në aplikimin e ligjit të ri.

Në vitin 2028 parashikohet futja e vlerësimeve të bazuara në treg për ndërtesat, si dhe përmirësimi i normave dhe lehtësimeve

Dhe në vitin 2030 do të nisë zbatimi i takës mbi tokën/truall, bazuar në një sistem të plotë të integruar dhe sipas standardeve europiane.

Ky do të jetë edhe finalizimi i reformës.”

Malaj tha se ka përfunduar hartimi i projektligjit të ri për Taksën e Pasurisë, i cili ka kaluar të gjitha fazat e konsultimit publik dhe që shumë shpejt do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave për miratim.

“Sot, ne si Ministri e Financave, në bashkëpunim edhe me Agjencinë Suedeze për Zhvillim,  përmbyllim një projekt tejet të rëndësishëm, siç është “ProTax Albania” e që ka të bëjë me reformën e Taksës së mbi Pronën.

Ky projekt është i një rëndësie të veçantë dhe tërësisht në linjë me reformat që kjo qeveri po ndërmerr, edhe në kuadër të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Qëllimi ynë kryesor është të garantojmë një taksim të drejtë dhe efikas të pronës në Shqipëri, si dhe të forcojmë rolin e bashkive për mbledhjen e një prej taksave më të rëndësishme, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Zbatimi i një sistemi funksional, të unifikuar dhe sipas standardeve europiane edhe pse është një sfidë, është tërësisht i realizueshëm, ndaj dhe sot jemi këtu për të prezantuar rezultatet konkrete që kemi arritur.

E kemi nisur këtë rrugëtimin si fillim me Fondin Monetar Ndërkombëtar, duke identifikuar dhe analizuar problematikat që karakterizonin taksën mbi pronën.

Më pas, me Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim / SIDA-n dhe me Administratën Tatimore të Suedisë nisëm zbatimin e projektit “ProTax Albania” për të garantuar

Reformën e taksës së pasurisë, bazuar në vlerën e tregut, për ta bërë sa më të drejtë, efektive dhe transparente, por edhe për ta kthyer në një burim kryesor të të ardhurave për njësitë e vetëqeverisjes vendore;

Krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, pranë Ministrisë së Financave;

Si dhe ndërtimin e Kadastrës Fiskale, si i vetmi sistem kombëtar, që unifikon të gjithë informacionin mbi njësitë e  ndërtimit.

Është e vërtetë që u deshën gati 7 vjet, pas një procesi shumë kompleks, që u vështirësua jo pak, për shkak të Tërmetit të vitit 2019, por edhe Pandemisë, për të arritur sot në këtë stad ku jemi”, tha Malaj.

Sipas tij të ardhurat nga taksë e pronës në Shqipëri zënë rreth 0.3% të  Prodhimit të Brendshëm Bruto, në një kohë kur vendet e Rajonit arrijnë të mbledhin të ardhura në rreth 0.8% të PBB-së.

“Objektivi ynë është që ta çojmë peshën e kësaj takse në rreth 1% të PBB-së, në linjë edhe me standardet që kanë vendet e OECD-së.

Ky objektiv është tërësisht i realizueshëm dhe ne kemi të gjithë potencialin e mundshëm për ta realizuar atë. Natyrisht duhet një bashkëpunim akoma më i madh ndëristitucional me bashkitë dhe jo pa qëllim, për vitin 2026 parashikimi i të ardhurave nga taksa e pronës është në masën 10 miliardë ose rreth 100 milionë euro, një rritje prej rreth 1.4 miliardë lekë më shumë apo 14 milionë euro më shumë se sa në vitin 2025”, pohoi Malaj.

Para

Sekuestrohen 9 prona të reja të dyshuara si të përfituara nga krimi, total 29 pasuri në dy muaj

Pas

Zgjedhja e kreut të BKH-s/ SPAK i dha ‘OK’ Joni Ketës, KLP cakton datën!

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.4k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.4k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.