E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Balluku prish festën e PS, prapaskenat e darkës që anuloi Rama

Korrieri nga Korrieri
12.12.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Balluku prish festën e PS, prapaskenat e darkës që anuloi Rama
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ervin Demo kishte marrë përsipër të sajdiste sonte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në një mbrëmje festive për fundviti.

Në axhendat e të gjithë deputetëve ishte vendosur prej disa ditësh që mbrëmjen e sotme do të ishin në një prej restoranteve panoramikë të Beratit për të trokitur gotat e për të kërcyer. Por planet u shembën mbrëmë me ndërhyrjen e Edi Ramës.

Sic mëson Lapsi.al nga një burim brenda grupit të socialistëve, kryeministri ka kërkuar të mos bëhet darka festive për shkak të vendimit që pritet të marrë sot Gjykata Kushtetuese për pezullimin nga detyra të së pandehurës Belinda Balluku.

Në mënyrë kategorike,Rama e ka ndaluar këtë aktivitet sepse në të dyja rastet e vendimit të gjykatës, do të lexohej si gëzim i grupit nëse anulon pezullimin apo si gëzim kundër Ballukut nëse e le në fuqi pezullimin.

Pra, festë nuk do të ketë tha Rama, i cili mbase e ka të vështirë të trokasë gotat me të vetët pa pasur pranë krahun e tij të djathtë, të pandehurën Belinda Balluku. Fundja as nuk do t’i japë rast asaj që të mendojë që nuk po e vuajnë gjëmën e përbashkët që ju ka rënë.

Por edhe në rastin që Gjykata Kushtetuese do t’i japë të drejtë Ramës për pretendimin, të shkuarit sonte në festë me grupin parlamentar do të dukej si festë për këtë fitore karshi gjyqësorit.

Kështu që festë nuk do të ketë sonte në Berat e mbasë s’do të ketë fare këtë vit. Sebepi që socialistët të mos mblidhen është Belinda Balluku, zv.kryeministrja që i la një damkë tjetër të zezë pushtetit të tyre të degraduar nga skandalet në seri dhe korrupsioni galopant.

Para

“S’mund të rrimë 7 muaj pas zgjedhjeve të ngrohim karriget”, Salianji në Gjirokastër: Pse na e hodhi Rama me firmat tona për Avokatin e Popullit?

Pas

Shërbime automatike dhe pagesë në e-Albania,Kadastra digjitalizohet tërësisht në 2026

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k
Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 

Kandidat i “përbashkët” për Bashkinë e Tiranës, opozita e përçarë

16.11.2026
10.3k
Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit

Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit

11.11.2026
10.4k
Gazetari ‘zbërthen’ foton me 12 mln euro: Ishin në një banesë në Peqin. Laboratorët e kokainës në Bolivi nuk përballonin dot kërkesat e Çelës

Gazetari ‘zbërthen’ foton me 12 mln euro: Ishin në një banesë në Peqin. Laboratorët e kokainës në Bolivi nuk përballonin dot kërkesat e Çelës

11.11.2026
10.4k
Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

16.11.2026
10.3k
Roberto Saviano: Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria, Meksika dhe Napoli? Miliona euro në qarkullim përmes TikTok…

Roberto Saviano: Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria, Meksika dhe Napoli? Miliona euro në qarkullim përmes TikTok…

14.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.