E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Fokus

Masakra me 16 të VRARË në Australi, si e planifikuan babë e bir sulmin terrorist?

Korrieri nga Korrieri
15.12.2025
në Fokus, Slider
A A
Masakra me 16 të VRARË në Australi, si e planifikuan babë e bir sulmin terrorist?
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Australia është tronditur nga një sulm terrorist i përgjakshëm në plazhin Bondi të Sidneit, ku babai dhe djali i tij hapën zjarr gjatë një feste hebraike Hanukkah, duke lënë 16 viktima.

Sipas autoriteteve, sulmi u krye nga 50-vjeçari Shahid Akram dhe djali i tij 24-vjeçar, Navid Akram, me origjinë nga Lahore i Pakistanit.

Ata hapën zjarr ndaj pjesëmarrësve në aktivitetin “Hanukkah by the Sea”, duke shkaktuar viktima mes fëmijëve, rabinëve dhe qytetarëve të pafajshëm.

Si u planifikua sulmi

Hetimet paraprake tregojnë se akti terrorist ishte planifikuar për javë të tëra.

Dyshohet se baba e bir kishin marrë me qira një apartament Airbnb rreth 30 minuta larg Bondi Beach, ku kishin qëndruar për rreth dy javë përgatitje.

Policia ka kontrolluar banesën dhe ka gjetur pajisje shpërthyese të improvizuara.

Autoritetet po hetojnë lidhje të mundshme me Shtetin Islamik (ISIS).

Sipas mediave australiane, flamuj të ISIS u gjetën në automjetin e përdorur nga autorët, ndërsa 24-vjeçari kishte studiuar më parë në një qendër islamike dhe ishte shfaqur në materiale ku vlerësohej për njohuritë e tij fetare.

Raportohet gjithashtu se dyshja kishte kaluar rreth një muaj në Filipine, vend i konsideruar nga shërbimet e sigurisë si vatër e aktivitetit ekstremist.

Për të mos ngritur dyshime, autorët u kishin thënë familjarëve se po udhëtonin drejt jugut për peshkim.

Nëna e 24-vjeçarit ka deklaruar për mediat se i biri e kishte telefonuar pak para sulmit, duke i folur për aktivitete të zakonshme në plazh.

50-vjeçari kishte leje armëmbajtjeje prej vitesh, ishte anëtar i një klubi qitjeje dhe posedonte gjashtë armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur në sulm.

Viktimat

Mes viktimave janë një vajzë 10-vjeçare, dy rabinë, një i mbijetuar i Holokaustit dhe një shtetas francez. Viktima më e re, Mathilde, 10 vjeç, u përkujtua nga familjarët si një humbje e pazëvendësueshme.

U vra gjithashtu ish-oficeri i policisë Peter Megger, i cili ndodhej në plazh për fotografi; Tibor Witzen, që humbi jetën duke mbrojtur bashkëshorten; rabinët Eli Schlanger dhe Yaakov Levitan; Alex Kleitman, 87 vjeç, i mbijetuar i Holokaustit; Reuben Morrison, asistent në sinagogën lokale; si dhe 27-vjeçari francez Dan Elkayam, i cili ishte zhvendosur në Australi për punë.

Autoritetet australiane kanë shpallur masa të shtuara sigurie, ndërsa hetimet për motivet dhe rrjetin e mundshëm pas sulmit vijojnë.

Para

VRASJA brutale që TRONDITI botën e Hollywood, regjisori i famshëm dhe gruaja e tij masakrohen me thikë brenda banesës!

Pas

Banesën me QIRA në Durrës e kishin kthyer në “FOLE” prostitucioni, arrestohen dy VAJZA nga Kolumbia!

Nga Kategoria

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k
BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese
Aktualitet

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

07.10.2026
10.3k
Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë
Aktualitet

Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.4k
Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.4k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.4k
“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.