E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Sa miliardë dollarë vlen Groenlanda? Pasuritë e fshehura dhe oferta presidentit Harry Truman për ta blerë që në vitin 1946

Korrieri nga Korrieri
09.01.2026
në Botë
A A
Sa miliardë dollarë vlen Groenlanda? Pasuritë e fshehura dhe oferta presidentit Harry Truman për ta blerë që në vitin 1946
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Blerja e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara do të ishte, në thelb, “një operacion i madh imobiliar”. Këtë ide Donald Trump e ka përsëritur disa herë që prej vitit 2019, kur për herë të parë hodhi publikisht hipotezën e blerjes së ishullit të madh arktik nga Danimarka. Tani që presidenti amerikan duket më i vendosur se kurrë për të paraqitur një ofertë ndaj pronarit aktual, lind natyrshëm pyetja: sa vlen Groenlanda?

Një mënyrë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje është qasja historike. Shtetet e Bashkuara kanë tentuar edhe më parë ta blejnë ishullin.

Pas blerjes së Alaskës nga Rusia për 7,2 milionë dollarë, në vitin 1868 sekretari amerikan i Shtetit, William H. Seward, shqyrtoi mundësinë e blerjes së Groenlandës dhe Islandës për 5,5 milionë dollarë, por pa paraqitur kurrë një ofertë formale.

Një propozim zyrtar u bë në vitin 1946 nga presidenti Harry Truman, i cili i ofroi Danimarkës 100 milionë dollarë në shufra ari për ta bindur të shiste territorin. Oferta u refuzua. Sipas vlerësimeve të think tank-ut konservator American Action Forum, kjo shumë do të ishte sot e barasvlershme me rreth 1,6 miliardë dollarë.

Megjithatë, nëse shuma përllogaritet në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto të SHBA-së në vitin 1946 dhe atë të vitit 2025, rezulton se Trump do të duhej të ofronte rreth 12,9 miliardë dollarë për të barazuar propozimin e Trumanit.

Që nga viti 1946, megjithatë, ekonomia globale ka ndryshuar ndjeshëm. Prandaj, një “çmim” i mundshëm i Groenlandës do të duhej të merrte parasysh vlerën e saj për ekonominë amerikane dhe botërore. Vlerësohet se ishulli përmban burime minerare me një vlerë totale prej rreth 4.400 miliardë dollarësh: afërsisht 1.700 miliardë dollarë naftë dhe gaz, nxjerrja e të cilave aktualisht është e ndaluar për arsye mjedisore si dhe 2.700 miliardë dollarë minerale të tjera, përfshirë tokat e rralla me rëndësi strategjike.

Megjithatë, shfrytëzimi i këtyre rezervave është jashtëzakonisht i vështirë për shkak të klimës së ashpër, mungesës së fuqisë punëtore dhe infrastrukturës së pamjaftueshme. Më pak se 2% e territorit të Groenlandës është aktualisht i mbuluar nga licenca eksplorimi minerar.

Për këtë arsye, American Action Forum vlerëson se vlera aktuale e burimeve realisht të shfrytëzueshme është rreth 186 miliardë dollarë. Kjo shifër, megjithatë, nuk merr parasysh mundësinë që Shtetet e Bashkuara, në rast pronësie, të shtonin ndjeshëm aktivitetin minerar dhe naftë-nxjerrës, në frymën e sloganit “Drill, baby, drill”.

Përtej burimeve natyrore, Groenlanda ka rëndësi të madhe edhe për arsye gjeopolitike. “Na duhet për sigurinë tonë”, ka deklaruar Trump, duke iu referuar pozicionit strategjik të ishullit në Arktik. Me shkrirjen e akullnajave dhe përparimin teknologjik, rajoni po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një zonë rivaliteti mes fuqive të mëdha: Kinës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Por si mund të vlerësohet në terma monetarë kjo komponentë joekonomike, por strategjike dhe ushtarake? Nëse Groenlanda trajtohet si një “aset imobiliar”, atëherë sipas think tank-ut, ajo mund të vlerësohet me kriteret e këtij tregu.

Nëse SHBA-të do të blinin të gjitha ndërtesat ekzistuese në Islandë, një vend me pozicion të ngjashëm gjeostrategjik, do të duhej të paguanin rreth 131 miliardë dollarë, ose 1,28 milionë dollarë për kilometër katror. Duke e aplikuar këtë vlerë në gjithë territorin e Groenlandës, çmimi total do të arrinte në 2.760 miliardë dollarë, rreth 9% e PBB-së amerikane dhe 7% e borxhit publik të SHBA-së.

Shuma është shumë e lartë, por jo e paprecedentë nëse shihen rastet historike. Në vitin 1803, për shembull, SHBA-të blenë Luizianën nga Franca, një territor sa një e njëzeta e Groenlandës – për 15 milionë dollarë, ose rreth 3% të PBB-së së asaj kohe, që sot do të përkthehej në rreth 890 miliardë dollarë.

Edhe më të favorshme për Shtetet e Bashkuara, sidomos në raport me përfitimet afatgjata, ishin blerja e Floridës nga Spanja në vitin 1819 (5 milionë dollarë, 0,68% e PBB-së), e Alaskës nga Rusia në vitin 1867 (7,2 milionë dollarë, 0,09% e PBB-së) dhe e Ishujve të Virgjër Amerikanë, të cilët Danimarka i shiti për 25 milionë dollarë në vitin 1917 (0,04% e PBB-së).

Megjithatë, shumica e këtyre precedentëve i përkasin një epoke kur territoret konsideroheshin, në të drejtën ndërkombëtare, si pasuri të negociueshme dhe objekt blerjeje e shitjeje. Konsolidimi i shteteve-komb, parimi i sovranitetit dhe ai i vetëvendosjes së popujve e bëjnë sot idenë e blerjes së Groenlandës nga Trump të duket jashtë kohe, ose të paktën shumë e vështirë për t’u materializuar përmes një kontrate dypalëshe.

Jo rastësisht, në një deklaratë të përbashkët, Italia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Danimarka dhe Spanja theksuan se “Groenlanda i përket popullit të saj: vetëm Danimarka dhe Groenlanda kanë të drejtën të vendosin për çështjet që i prekin ato”.

Para

Afera e Aeroportit të Vlorës/ Transaksionet e dyshimta të Pacollit, nga 60 milionë euro në BKT te 100 mln të tjera në Luksemburg!

Pas

Kumbaro e pikave të voçkla tregon me krenari para Edi Ramës sa shkolla ka mbyllur

Nga Kategoria

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?
Botë

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.3k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP
Aktualitet

Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

30.09.2026
10.4k
“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën
Botë

“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

29.09.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

30.09.2026
10.4k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Banesa përfshihet në flakë në Fier, humb jetën i moshuari i paralizuar

Banesa përfshihet në flakë në Fier, humb jetën i moshuari i paralizuar

27.09.2026
10.4k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
ANALIZA: Putini ka “zgjuar” Gjermaninë. Një ditë Rusia do të pendohet për NATO-n 

Përshkallëzohen tensionet mes Berlinit dhe Moskës, Lavrov i përgjigjet ashpër ministrit gjerman dhe i kujton Luftën e Dytë Botërore

27.09.2026
10.4k
Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.