E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Afera e Aeroportit të Vlorës/ Transaksionet e dyshimta të Pacollit, nga 60 milionë euro në BKT te 100 mln të tjera në Luksemburg!

Korrieri nga Korrieri
09.01.2026
në Aktualitet, Fokus, Investigim, SPAK News
A A
Skema e fshehtë e Pacollit që alarmoi institucionet shqiptare! Përmes Zvicrës e Luksemburgut, si u përgatit “rrëmbimi” i Aeroportit të Vlorës
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një tjetër dosje e bujshme po bëhet gati për në SPAK, ku si në çdo ndërtim të veprave të mëdha publike, s’kishte si të ndodhte ndryshe edhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, një aset mjaft strategjik i Shqipërisë, operimi i të cilit do të sillte një zhvillim për jugun e Shqipërisë.

Veprimet e fundit të firmave ndërtuese, të cilat fituan në “tavolinë” një koncesion të majmë nga qeveria, kanë sjellë dyshime të mëdha për gjithë funksionimin, ku vepra mund të bjerë edhe në “duart e gabuara”. Të dhënat e hulumtuara nga VoxNews flasin se koncesioni iu dha fillimisht firmës së biznesmenit kontrovers Behgjet Pacolli dhe një firmë turke, e lidhur drejtpërdrejt me ndërtuesit e Tunelit të Llogarasë.

Më pas, turqit largohen duke ia kaluar me letra aksionet Pacollit. Por, më shumë sesa ndërrimi i duarve, bien “shumë erë” veprimet e Mabco Constructions, i cili pasi kishte firmosur marrjen e një kredie të majme në BKT, merr një tjetër kredi, kësaj herë shumë herë më të lartë se ajo e para.

Në të dyja rastet, kolateral janë lënë aksionet në Aeroportin e Vlorës, një aset mjaft strategjik për Shqipërinë. Por nëse pronarët e BKT-së dihen që janë turq dhe kanë lidhje të forta me vendin tonë, a dihen pronarët e bankës në Luksemburg ku Pacolli mori kredinë e dytë?

Lëvizje të dyshimta që padyshim meritojnë një hetim të plotë dhe të thelluar, pasi bëhet fjalë për një vepër të rëndësisë së veçantë, ku “pronar” është padyshim shteti shqiptar. Këto marrëveshje janë bërë në dëm të interesave të vetë shtetit shqiptar, pasi nëse nuk paguhet kredia dhe grindjet e aksionerëve vijojnë, kush e merr Aeroportin?!

 

Afera e Aeroportit të Vlorës - Transaksionet e dyshimta të

Faksimile: Në datën 30 dhjetor 2025, një përmbarues ka regjistruar në QKB vendimin që pezullonte kuotat e Pacollit në VIA

Grindjet e brendshme mes Ademit dhe Pacollit kanë shkuar në dyert e gjykatës, prokurorisë dhe vetë SPAK-ut. Kallëzimet dhe deponimet e tyre ndaj njëri-tjetrit kanë qenë kontradiktore, teksa organet ligjzbatuese kanë filluar të mbledhin të dhëna për transaksionet e dyshimta, kryesisht të Mabco-s. VoxNews ka raportuar edhe më herët për emërimet e shkarkimet e administratorëve të VIA-s, ku pasi Pacolli largoi njerëzit e Ademit, ky i fundit iu drejtua Gjykatës së Tiranës dhe arriti të sigurojë një vendim gjykatë, i cili i lejonte që të bllokonte dhe të mos tjetërsoheshin 49 % të aksioneve, kundrejt 51 % të Pacollit.

Në datën 30 dhjetor 2025, përmbaruesi provat Euglent Osmanaj depozitoi në Qendrën Kombëtare të Biznesit një dosje, brenda së cilës ishte vendimi i Gjykatës së Tiranës, ku është urdhëruar “pezullimi i së drejtës së votës së ortakut, shoqëria ‘Mabco Constructions SA’, për çdo vendim që lidhet me tjetërsimin e 47% të kuotave në Shoqërinë ‘Vlora International Airport-VIA, në favor të të tretëve, deri në përfundim të këtij gjykimi”.

 

Afera e Aeroportit të Vlorës - Transaksionet e dyshimta të

Faksimile: Vendimi i Gjykatës së Tiranës, që përcakton se Mabco i Pacollit ka marrë një kredi të dyshimtë prej 100 milionë eurosh në Luksemburg

Në muajt e fundit të 2025-ës, palët kanë shkuar në Gjykatën e Tiranës, ku një vendim është marrë në muajin tetor, ku është vendosur një sigurim padie për mos tjetërsimin e kuotave. Vendimi i gjykatës hedh dritë për transaksionin e dyshimtë të Pacollit për marrjen e një kredie 100 milionë eurosh, pa pyetur ortakun tjetër.

“Shoqëria ‘Mabco’, në mënyrë të njëanshme, pa marrë miratimin edhe të ortakut tjetër të VIA sh.p.k., pra shoqërisë ‘2A Group’, ka lidhur një kontratë kredie me një subjekt huadhënës të panjohur, përmes ndërmjetësimit të kësaj marrëveshje nga Delfos. Kjo kontratë kredie (e fshehtë për ortakun – Shoqërinë ‘2A Group’), ka si objekt dhënien e një huaje në vlerën 100.000.000 euro dhe është marrë pa miratimin e mbledhjes së asamblesë së ortakëve të VIA sh.p.k., me qëllim realizimin apo financimin e projektit të VIA”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Më tej saktësohet se është lënë si garanci pikërisht projekti për të cilin është lidhur Kontrata Koncesionare.

“Kjo kontratë, edhe pse në dukje është kontratë huaje, në fakt është një kontratë shitje e projektit për të cilin është lidhur Kontrata Koncesionare shoqërisë të panjohur huadhënëse/kredidhënëse. Përmes kësaj kontrate, Shoqëria VIA jo vetëm që ngarkohet me pagimin e detyrimeve shtesë në lidhje me interesat bankare në mënyrë të pajustifikuar (interesa këto shumë më të mëdha se ato që VIA kishte me BKT), por edhe bazuar në faktin se përmes kësaj kontrate një subjekti huadhënës të panjohur i jepen tagra të ndërhyjë në të gjitha politikat financiare të Shoqërisë VIA”, vijon vendimi.

Akuza të rënda për një vepër të madhe dhe me interes strategjik, por që palët vijojnë të përplasen dhe deri më sot, institucionet shtetërore s’kanë marrë asnjë masë. Aksioneri tjetër, 2A Group pretendon se, përmes kësaj kontrate kredie, VIA dhe i gjithë projekti i Kontratës Koncesionare kalon në zotërimin absolut të kredidhënësit të panjohur. Madje, kredia është marrë pa miratimin e vetë koncesionarit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Afera e Aeroportit të Vlorës - Transaksionet e dyshimta të

Faksimile: Vendimi i Gjykatës së Tiranës, që ka vendosur ngrirjen e 47 % të aksioneve

Në vendimin e gjykatës ka fjali tepër të rënda, që duhet të alarmonin strukturat inteligjente dhe ato ligjzbatuese, pasi pretendohet se projekti i është shitur një huadhënësi të panjohur nga shoqëria “Mabco Constructions SA”, në mënyrë të paligjshme, duke vënë në rrezik deri edhe sigurinë kombëtare për pasojat që mund të kenë në veprën që po ndërtohet. Madje, mbetet i paidentifikuar përfituesi fundor i këtyre veprimeve të paligjshme që po realizohen.

Marrëveshja, ndonëse i paraqitur në formën e një marrëveshjeje huaje midis shoqërisë “Mabco Constructions S.A.” dhe “Delphos Securities SARL”, në substancë nuk përmban karakteristikat e një huaje klasike bankare, por marrjen e kontrollit ekonomik dhe operacional mbi aeroportin përmes instrumenteve të borxhit.

Në fund, gjykata konstaton se ekzistojnë disa akte të shitblerjes së kuotës prej 47% nga shitësi, Mabco Constructions SA, tek blerësi, 2A Group sh.p.k., që ka sjell rezultatin fundor të raportit të kuotave në masën 49% – 51% në favor të Mabco Constructions SA, por të panjohura dhe të pareflektuara e pasqyruara në QKB.

Afera e Aeroportit të Vlorës - Transaksionet e dyshimta të

Afera e Aeroportit të Vlorës - Transaksionet e dyshimta të

Faksimile: Kontrata mes BKT-së dhe VIA-s e përpiluar në vitin 2023 për kredinë

Po nëse Pacolli mori një kredi 100 milionë euro në Luksemburg, për të cilën ortaku tjetër Ademi shkruan se origjina është e dyshimtë, po paratë e kredisë në vitin 2023 ku përfunduan?!

Disa javë më parë, VoxNews ka publikuar ekskluzivisht një dokument ku rezulton se koncesionari i Aeroportit të Vlorës ka marrë një kredi të majme në BKT. Ka dyshime të madhe se këto para përfunduan në “xhepat” e firmës turke, bashkëortake fillimisht me Pacollin, por që u largua më pas pa bërë asnjë punim.

Redaksia e VoxNews ka hulumtuar dokumente bankare dhe nga Qendra Kombëtare e Biznesit, teksa hetimet nëse ka apo jo ndonjë vepër penale, u takojnë organeve ligjzbatuese. Sipas dokumentit, në datën 23 mars 2023 është bërë një marrëveshje siguruese mbi kuotat e shoqërisë koncesionare që po ndërton Aeroportin e Vlorës.

Barrëmarrësi është BKT-ja, teksa barrëdhënësit janë “Mabco Constructions” dhe kompania “2A Group SH.P.K”. Në të njëjtin dokumentet përshkruhet se VIA është shoqëria koncesionare e krijuar në përputhje me kontratën e koncesionit për “përojektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”, të lidhur më datë 24 prill 2021 midis bashkimit të operatorëve “Mabco”, YDA INSAAT SANAY dhe 2A group shpk.

“Midis bankës si kredidhënëse dhe shoqërisë Vlora International Airport – VIA shpk, në cilësinë e kredimarrësit, është nënshkruar më datë 23.03.2023 një kontratë kredie me numër 1020 repertori de numër 398 kol, hartuar pranë noteres për shumën 56.000.000 euro, me qëllim realizimin e projektit”, thuhet në dokument.

Një kredi e stërmadhe që këto firma kanë marrë nga BKT-ja, pas së cilës ka të tjera dyshime se bëhet fjalë për paratë e marra qyl nga Tuneli i Llogarasë.

Afera e Aeroportit të Vlorës - Transaksionet e dyshimta të

Faksimile: Firma aksionere që kishte 40 % te Aeroporti i Vlorës shiti aksionet në shtator të vitit 2022

Pavarësisht se në marrëveshjen e kredisë përmendej edhe firma turke, fakt është se ajo u largua si aksionere nga Aeroporti i Vlorës në muajin shtator të vitit 2022. Kompania YDA INSAAT SANAY i shiti aksionet firmës MABCO Constructions, e cila u bë aksionere me 98 %, duke lënë firmën 2A me vetëm 2 % të aksioneve.

Një hetim penal ka filluar nga Prokuroria e Tiranës për këto aksione, teksa kompania 2A pretendon se ka 49 % dhe se turqit s’kanë bërë asnjë punë.

Para

Ahmetaj: Ditmir Bushati më tha pse u ribëre zv.kryeministër sepse Rama është i padenjë për të drejtuar shtetin

Pas

Sa miliardë dollarë vlen Groenlanda? Pasuritë e fshehura dhe oferta presidentit Harry Truman për ta blerë që në vitin 1946

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

29.09.2026
10.4k
Prodhuesit europianë të makinave janë në krizë. A mund t’i shpëtojë ata frika nga lufta?

Prodhuesit europianë të makinave janë në krizë. A mund t’i shpëtojë ata frika nga lufta?

27.09.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.