NASA njoftoi kthimin e nxituar të një ekuipazhi me katër anëtarë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) pasi një problem shëndetësor i paspecifikuar i ndodhi njërit prej astronautëve.
Sipas njoftimit, NASA dhe SpaceX planifikojnë të kthejnë ekuipazhin e misionit Crew-11 “jo më herët se ora 17:00 e së enjtes. Kapsula pritet të bjerë në brigjet e Kalifornisë afërsisht në orën 3:40 të mëngjesit të së premtes.
NASA kishte njoftuar të enjten se po shqyrtonte seriozisht mundësinë e përshpejtimit të kthimit të misionit për shkak të një problemi shëndetësor që përjetoi njëri prej astronautëve.
Siç u tha, nuk ka precedent për një vendim të tillë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ku ekuipazhet zakonisht qëndrojnë për gjashtë deri në tetë muaj.
Gjatë qëndrimit të tyre në ISS, astronautët kanë pajisje bazë mjekësore dhe furnizime farmaceutike për t’u përballur me emergjencat, megjithatë, natyra e këtij problemi u konsiderua e tillë që bëri të domosdoshme një kthim të hershëm në Tokë. /korrieri














