E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

NYT: Trump ka në dorë planet për sulmin ndaj Iranit, por ka frikë se…

Korrieri nga Korrieri
11.01.2026
në Botë, Fokus
A A
NYT: Trump ka në dorë planet për sulmin ndaj Iranit, por ka frikë se…
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Presidenti i SHBA-së Donald Trump është informuar ditët e fundit mbi opsionet e reja për sulme ushtarake kundër Iranit. Ai po shqyrton se çfarë mund të bëhet kund vendit që po tenton të shtypë protestat që kanë përfshirë vendin.

“New York Times” raporton se Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por zyrtarët thanë se ai po shqyrton seriozisht autorizimin e një sulmi në përgjigje të përpjekjeve të regjimit iranian për të shtypur protestat e shkaktuara nga problemet e përhapura ekonomike.

Presidentit të SHBA-së i janë paraqitur skenarë të ndryshëm, duke përfshirë sulme ndaj objektivave civilë në Teheran, sipas të njëjtave burime, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të konfidencialitetit të diskutimeve. I pyetur në lidhje me planifikimin e sulmeve të mundshme, Shtëpia e Bardhë iu referua deklaratave publike dhe postimeve të Trump në mediat sociale në ditët e fundit. “Irani po përballet me LIRINË, ndoshta si kurrë më parë. SHBA-të janë të gatshme të ndihmojnë!!!” – shkroi ai.

Protestat në Iran filluan në fund të dhjetorit në përgjigje të një krize valutore, por që atëherë janë përhapur dhe intensifikuar, pasi më shumë iranianë po kërkojnë ndryshime rrënjësore në sistemin autoritar të qeverisjes së vendit. Zyrtarët iranianë kanë kërcënuar të shtypin protestat dhe dhjetëra protestues janë vrarë, sipas grupeve të të drejtave të njeriut.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha të premten se qeveria “nuk do të tërhiqet” përballë demonstratave masive. Trump ka kërcënuar vazhdimisht të përdorë forcë vdekjeprurëse kundër qeverisë iraniane për të shtypur protestat dhe tha të premten se Irani është “në një pozicion shumë të vështirë”.

“Kam qenë shumë i qartë se nëse ata fillojnë të vrasin njerëz, siç kanë bërë në të kaluarën, ne do të ndërhyjmë”, u tha ai gazetarëve të premten gjatë një takimi me drejtuesit e industrisë së naftës. “Ne do t’i godasim shumë fort – aty ku dhemb. Dhe kjo nuk do të thotë trupa në terren, por shumë, shumë fort. Ne nuk duam që kjo të ndodhë.”

Sekretari i Shtetit Marco Rubio foli në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të shtunën në mëngjes, sipas asaj që tregojnë 3 personave që kanë pasur dijeni për bisedën. Të dy udhëheqësit diskutuan protestat në Iran, si dhe situatën në Siri dhe një marrëveshje paqeje në Gaza. Më herët të shtunën, Rubio shkroi në llogarinë e tij personale në mediat sociale se Shtetet e Bashkuara “qëndrojnë me popullin e guximshëm të Iranit”.

Që kur Trump urdhëroi ushtrinë amerikane të pushtonte Venezuelën më 3 janar dhe të kapte udhëheqësin e vendit, Nicolas Maduro, dhe gruan e tij, Celia Flores, administrata amerikane ka theksuar vazhdimisht se presidenti është i përgatitur të ndërmarrë veprime të guximshme dhe të zbatojë kërcënimet e tij në fronte të tjera.

Të premten, Departamenti i Shtetit postoi një video të bastisjes në Venezuelë në një llogari zyrtare në mediat sociale, duke e shoqëruar atë me frazën: “Mos luani lojëra me Presidentin Trump. Kur ai thotë se do të bëjë diçka, e mendon me bindje”.

Zyrtarë të lartë amerikanë thanë se disa nga opsionet që iu paraqitën Trumpit për Iranin ishin të lidhura drejtpërdrejt me elementë të shërbimeve të sigurisë së vendit, të cilat kanë përdorur dhunë për të shtypur protestat në rritje.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë theksuan se duhet të tregohet kujdes për të siguruar që çdo veprim ushtarak të mos kthehet në një efekt të kundërt – duke bërë që publiku iranian të kalojë në krah të qeverisë – ose duke provokuar hakmarrje që mund të kërcënojë personelin ushtarak dhe diplomatik amerikan në rajon.

Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan tha se komandantët në rajon do të donin më shumë kohë para çdo sulmi të mundshëm në mënyrë që të forconin pozicionet ushtarake amerikane dhe të përgatitnin mbrojtjet kundër hakmarrjes së mundshme iraniane.

Zyrtarët amerikanë theksuan se çdo veprim ushtarak do të duhej të balanconte zbatimin e premtimit të Trump për të ndëshkuar qeverinë në Teheran – nëse ajo shtyp protestuesit – dhe shmangien e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës.

Nga ana e tij, Teherani nuk po rri duarkryq duke dëgjuar kërcënimet amerikane, por edhe duke marrë përsipër sfidën . Irani ka kërcënuar se do të sulmojë bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme nëse SHBA do të sulmojnë të parat, tha kryetari i Parlamentit iranian, pas raportimeve nga zyrtarë amerikanë se administrata Trump po shqyrton opsionet paraprake për sulme kundër objektivave ushtarake iraniane.

Mohammad-Bagher Ghalibaf kërcënoi gjithashtu se Irani do të godiste korridoret e transportit detar në Lindjen e Mesme, si dhe Izraelin. Shtetet e Bashkuara mbajnë baza ajrore dhe detare në Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein dhe Katar. Irani kishte goditur bazën ajrore Al Udeid në Katar qershorin e kaluar, pasi SHBA-të hodhën bomba të rënda në tre objekte bërthamore iraniane.

Ghalibaf la gjithashtu të hapur mundësinë e një sulmi parandalues, duke ndjekur zyrtarë të tjerë të lartë që e kanë përmendur këtë skenar ditët e fundit. Si kryetar i parlamentit, ai është zyrtari i tretë i rangut të Iranit, pas udhëheqësit suprem – i cili ka fjalën e fundit për politikën e brendshme dhe të jashtme – dhe presidentit të vendit. Ai është gjithashtu një ish-komandant i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe vazhdon të ketë mbështetjen e tyre.

Nga ana tjetër, pas ditësh heshtjeje, Presidenti iranian Masoud Pezheskian, duke folur sot për një media pranë regjimit, pretendoi se “terroristët” me lidhje me fuqitë e huaja po vrasin civilë, po djegin xhami dhe po sulmojnë pronën publike. Ai tha se armiqtë e Iranit po kërkonin të “mbjellin kaos dhe trazira” në vend.

Megjithatë, ai bëri një ton më pajtues, duke deklaruar se establishmenti iranian ishte gati të dëgjonte zërin e qytetarëve. Ai shtoi se qeveria e tij ishte e vendosur të zgjidhte problemet ekonomike të popullit, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të distancoheshin nga “shqetësuesit dhe terroristët”.

Para

Irani në prag kolapsi/ Protestat kthehen tragjike, SHBA shqyrton ndërhyrjen

Pas

Vjehrra futet dhe filmon në shtëpinë e ish-nuses: Ka braktisur tre fëmijët, RRËMUJË e madhe

Nga Kategoria

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave
Botë

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.4k
Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 
Aktualitet

Kandidat i “përbashkët” për Bashkinë e Tiranës, opozita e përçarë

16.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Apeli i GJKKO rikthen në qeli ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin dënohet me 7 vite burg

Apeli i GJKKO rikthen në qeli ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin dënohet me 7 vite burg

11.11.2026
10.4k
4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

15.11.2026
10.4k
Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

‘Jam gati të dëshmoj, ballafaqim’, Veliaj kërkesë Ballës: Të ngrihet Komision Hetimor për kërcënimet e Ramës

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.