E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Irani në prag kolapsi/ Protestat kthehen tragjike, SHBA shqyrton ndërhyrjen

Korrieri nga Korrieri
11.01.2026
në Botë
A A
Irani në prag kolapsi/ Protestat kthehen tragjike, SHBA shqyrton ndërhyrjen
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Protestat që nisën në Teheran për shkak të inflacionit të lartë dhe përkeqësimit të madh të kushteve ekonomike, tashmë janë shndërruar në thirrje të hapura për rrëzimin e regjimit klerikal dhe fundin e sundimit të Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Nën kërcënimin e Presidentit Donald Trump se nëse vriten protestues, Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë ushtarakisht, Irani ka paralajmëruar se do të hakmerret nëse sulmohet, ndërsa protestat masive kundër regjimit po përballen me një shtypje gjithnjë e më të përgjakshme.

Pavarësisht ndërhyrjes brutale të forcave të sigurisë, demonstruesit sfiduan represionin shtetëror edhe të shtunën në mbrëmje, në dhjetëra qytete të vendit.

Sipas videove të verifikuara nga BBC dhe dëshmive të drejtpërdrejta, qeveria iraniane ka përshkallëzuar ndjeshëm dhunën ndaj protestuesve, ndërsa lëvizja është përhapur në mbi 100 qytete dhe qyteza, në të gjitha provincat e Iranit.

Mjekë në dy spitale i kanë thënë BBC-së se mbi 100 trupa janë dërguar vetëm brenda dy ditëve, ndërsa bilanci i përgjithshëm i viktimave dyshohet të jetë shumë më i lartë. Organizatat e të drejtave të njeriut raportojnë se numri i të vrarëve dhe të plagosurve po rritet me shpejtësi.

Protestat nisën në Teheran për shkak të inflacionit të lartë dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike, por tashmë janë shndërruar në thirrje të hapura për rrëzimin e regjimit klerikal dhe fundin e sundimit të Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Prokurori i Përgjithshëm iranian deklaroi se çdo person që proteston do të konsiderohet“armik i Zotit”, një akuzë që sipas ligjit iranian dënohet me vdekje. Ndërkohë, Khamenei i ka quajtur protestuesit “vandalë” që, sipas tij, po përpiqen të “kënaqin” presidentin amerikan Donald Trump.

Trump, nga ana e tij, tha se SHBA “është gati të ndihmojë”, duke shtuar se Irani “po shikon drejt LIRISË”. Administrata amerikane ka paralajmëruar mundësinë e goditjeve ndaj Iranit, nëse dhuna ndaj protestuesve vazhdon.

Kryetari i Parlamentit iranian reagoi ashpër, duke paralajmëruar se në rast sulmi amerikan, Izraeli, si dhe bazat ushtarake dhe qendrat detare amerikane në rajon, do të konsideroheshin objektiva legjitime.

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian fajësoi SHBA-në dhe Izraelin për trazirat, duke pretenduar, pa prova, se protestat po nxiten nga “elementë të trajnuar nga jashtë” dhe grupe terroriste.

Pamje të verifikuara nga BBC Persian dhe BBC Verify tregojnë forcat e sigurisë duke qëlluar me armë zjarri drejt turmave në Teheran, Kermanshah, Bushehr, Ilam dhe qytete të tjera. Spitalet raportojnë se janë mbingarkuar nga numri i të plagosurve dhe të vdekurve.

Sipas burimeve brenda Iranit, oficerë civilë po synojnë veçanërisht personat që filmojnë protestat ose që ndodhen vetëm. Policia ka pranuar se përplasja me protestuesit është “përshkallëzuar”, ndërsa mbi 2,500 persona janë arrestuar që nga nisja e protestave më 28 dhjetor.

Qeveria ka vendosur një bllokadë të fortë të internetit, edhe më të ashpër se gjatë protestave “Women, Life, Freedom” në vitin 2022, duke e bërë shumë të vështirë verifikimin e informacionit nga jashtë vendit.

Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut paralajmërojnë se situata mund të jetë edhe më e rëndë nga sa raportohet aktualisht. BBC Persian ka konfirmuar identitetin e 26 viktimave, mes tyre edhe gjashtë fëmijë.

Protestat aktuale konsiderohen më të gjerat që nga kryengritja e vitit 2022 pas vdekjes së Mahsa Amini-t, ku sipas organizatave të të drejtave të njeriut, mbi 550 persona u vranë dhe rreth 20 mijë u arrestuan.

Para

Deri ne -5 gradë, sot dita më e ftohtë: Parashikimi i motit

Pas

NYT: Trump ka në dorë planet për sulmin ndaj Iranit, por ka frikë se…

Nga Kategoria

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave
Botë

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë
Botë

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

13.11.2026
10.4k
Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë
Aktualitet

Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

12.11.2026
10.4k
Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit
Botë

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Gazetari zbulon detajet e Asamblesë së PS: Dy ministra mund të japin dorëheqjen, për të kandiduar për kryebashkiakë

Gazetari zbulon detajet e Asamblesë së PS: Dy ministra mund të japin dorëheqjen, për të kandiduar për kryebashkiakë

13.11.2026
10.4k
Gazetari ‘zbërthen’ foton me 12 mln euro: Ishin në një banesë në Peqin. Laboratorët e kokainës në Bolivi nuk përballonin dot kërkesat e Çelës

Gazetari ‘zbërthen’ foton me 12 mln euro: Ishin në një banesë në Peqin. Laboratorët e kokainës në Bolivi nuk përballonin dot kërkesat e Çelës

11.11.2026
10.4k
Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

14.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

14.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.