E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Call-centeri mashtrues tek “Atti Tower”, GJKKO lë në burg 8 të arrestuarit (EMRAT)

Korrieri nga Korrieri
19.01.2026
në Aktualitet, Slider
A A
“Kërkonin investime deri në 200 mijë euro”/ Si u zhvatën qytetarët italianë përmes “Call Center” te KULLA LUKSOZE “Atti Tower” në Tiranë!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për tetë të arrestuarit lidhur me aksionin e SPAK-ut ndaj call-center-ave mashtruese në kryeqytet.

Për dy nga të arrestuarit, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, me një afat prej 20 ditësh.

Remir Gjoligaj- arrest me burg

Endri Gjata- arrest me burg

David Qerimi- arrest me burg

Elis Merkaj- arrest me burg

Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë

Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë

Hysen Xhepexhiu- arrest me burg

Klaudio Kaçupi – arrest me burg

Sakaq, vijon puna për gjetjen e tre të tjerëve të shpallur në kërkim.

Operacioni i SPAK-ut

Ata akuzohen se në dy ambiente në katin e nëntë dhe të 13 në një ndërtesë në qendër të Tiranës, përballë katedrales ortodokse, kanë mashtruar shtetas italian dhe evropianë për investime në kriptomonedha.

Kanë qenë gazetarët e emisionit investigativ italian “Le Iene” të cilët kanë dorëzuar në SPAK materiale të punës së tyre që ndihmuan në zbulimin e kësaj veprimtarie.

Sipas njoftimit të SPAK puna ishte e mirë organizuar me poste pune të ndara, role të përcaktuara dhe staf që operonte në gjuhën italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane. Organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, duke përdorur jo vetëm kamerat, por edhe personel vëzhgimi, jashtë kësaj qendre tek kulla “Atti Tower”.

Për dy ditë me radhë SPAK gjurmoi në qendër të kryeqytetit organizatorët e aktivitetit mashtrues, pasi lëviznin ambientet për të mos u kapur.

“Mbrëmjen e datës 15 Janarit pjesëtarë të këtij personeli vëzhgues, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme dhe me 16 janar në orët e para të mëngjesit janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve. Nga verifikimet e shpejta u identifikuan personat dhe automjetet e përdorura për largimin e pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve nga Call Center-i. Pas gjurmimit të tyre, në një kohë të shkurtër, u realizua kapja në flagrancë e disa shtetasve, të cilët kishin transportuar gjatë natës materiale drejt një ambient tjetër të marrë me qira”, njoftoi SPAK më 18 janar.

Në katin e pestë të objektit tjetër në qendër të Tiranës u zbulua një tjetër call center ne ndërtim e sipër.

Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta SIM, dokumente, dhe blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancë, po transportonin një kosh mbeturinash, brenda së cilit kishte sende nga call-center-i tjetër, të cilat ishin duke i asgjësuar.

Me urdhër të SPAK u kontrolluan 28 ambiente, përfshirë banesa, automjete, zyra dhe  garazhe, në të cilat u sekuestruan kompjutera, kamera sigurie, sistem rrjeti kompjuterik servera, dhe automjete të ndryshme.

Para

“Ky regjim po shpërfytyron Shqipërinë”, Berisha: Në 24 janar, protesta më e fuqishme që ka njohur ndonjëherë Tirana

Pas

Kush ishte “XHEKU i FRIKSHËM”, ekzekutori i Elton Çiços që u vra në burgun famkeq të Koridhalosit!

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.4k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.4k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.