E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kadastra e Vlorës “emigron” në Tiranë, punonjësit kundër vendimit. Reagon KSSH: Të pezullohet vendimi

Korrieri nga Korrieri
27.01.2026
në Aktualitet
A A
Kadastra e Vlorës “emigron” në Tiranë, punonjësit kundër vendimit. Reagon KSSH: Të pezullohet vendimi
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Konfederata e Sindikatave Shqiptare (KSSH) shpreh shqetësimin e saj serioz lidhur me vendimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për mbylljen e strukturave vendore të ASHK në Vlorë dhe transferimin e shërbimeve në Tiranë, vendim që hyn në fuqi më 1 shkurt 2026.

Punonjësit janë njoftuar për këtë vendim më 23 janar, ndërkohë që sot është formalizuar mbyllja e strukturave vendore në Vlorë.

KSSH vëren se “ky proces është ndërmarrë pa një dialog social të mirëfilltë, pa konsultim paraprak me punonjësit dhe përfaqësuesit e tyre sindikalë, si dhe pa transparencë të plotë mbi pasojat reale që ky transferim sjell për stafin dhe për shërbimin ndaj qytetarëve”.

KSSH mbështet shqetësimet e ngritura nga punonjësit e ASHK Vlorë, të cilët në mënyrë të arsyetuar kundërshtojnë zhvendosjen, duke theksuar se transferimi i funksioneve dhe i shqyrtimit të dosjeve të pronave në Tiranë do të krijojë vështirësi serioze profesionale, sociale dhe familjare për stafin, si dhe do të cenojë vijimësinë dhe cilësinë e shërbimit publik në nivel vendor.

Konfederata rikujton se çdo vendim që prek marrëdhëniet e punës duhet të respektojë legjislacionin në fuqi, përfshirë Kodin e Punës dhe parimet e dialogut social, proporcionalitetit dhe sigurisë në punë.

Argumentet e “përmirësimit të organizimit të punës” dhe “rritjes së eficencës” duhet të shoqërohen me analiza konkrete, të matshme dhe të diskutuara me palët e interesuara.

KSSH i bën thirrje Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës, Kryeministrisë dhe institucioneve përgjegjëse që:

– të pezullojnë zbatimin e vendimit deri në përfundimin e një procesi konsultimi të hapur dhe të sinqertë;

– të garantojnë se të drejtat e punonjësve nuk do të cenohen;

– të shqyrtojnë alternativa që mundësojnë vijimin normal të funksionimit të ASHK Vlorë në qytet, në interes të punonjësve dhe të qytetarëve.

KSSH riafirmon angazhimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve, për forcimin e dialogut social dhe për respektimin e ligjit si themel i çdo reforme në administratën publike.

Para

“Po lobohet që Berisha të takohet me një ambasador grek, por dhe ai…”, Curi i ashpër: Ditën e protestës takova deputetë të PD në aeroport

Pas

Bashkia Kamëz nuk pyet për “konflikt interesi”, i jep tjetër tender kompanisë “SHPRESA – AL”

Nga Kategoria

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan
Aktualitet

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

08.10.2026
10.3k
Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka
Aktualitet

Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka

08.10.2026
10.3k
“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim
Aktualitet

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

08.10.2026
10.3k
E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq
Aktualitet

E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.4k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k
SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.