E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministri i Drejtësisë: Gjyqtarët shqiptarë kanë pagat më të larta në rajon. Të flasin për zvarritjen e gjyqeve, jo për rritje rrogash

Korrieri nga Korrieri
06.02.2026
në Aktualitet
A A
Ministri i Drejtësisë: Gjyqtarët shqiptarë kanë pagat më të larta në rajon. Të flasin për zvarritjen e gjyqeve, jo për rritje rrogash
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka folur për pretendimin e gjyqtarëve që kërkojnë rritje të mëtejshme të pagës përmes një padie në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se 10 vite pas miratimit të Reformës në Drejtësi, nuk do duhej të ishte ky debati real teksa theksoi se sot gjyqtarët në Shqipëri kanë paga më të larta se vendet e rajonit dhe njësoj si në Greqi, vend anëtar i Bashkimit Europian.

Lamallari ka nënvizuar se problemet reale të sistemit janë proceset gjyqësore që zvarriten, vakancat e pazbatuara, zgjatjet e afateve të krerëve të gjykatave dhe paraburgimi i padrejtë për qytetarët.

Sipas ministrit, llogaridhënia e zyrtarëve dhe besimi i qytetarëve te drejtësia janë kyçe për forcimin e demokracisë dhe integrimin europian.

“Diskutimi real duhet të jetë për një nevojë për analizë të fortë për 10 vitet e reformës: a ka sot procese gjyqësore që zvarriten, a ka vakanca që duhen adresuar, a ka sot zgjatje të afateve të qëndrimit në detyrë të krerëve të gjykatave dhe prokurorive, a ka drejtësi cilësore për qytetarët.

Nuk duhet të ketë sot zvarritje dhe qytetarët duhet të marrin drejtësi; një drejtësi e vonuar është e mohuar. Këtë mund ta pësojë një qytetar në paraburgim dhe nuk ka vendim gjykate apo pafajësie që të kthejë pas kohën e mohuar të një qytetari. Këto janë çështje reale që gjyqësori duhet t’i flasë sot.

Qeveria e ka treguar mbështetjen. Sot gjyqtarët kanë pagat më të larta në rajon, paga të barabarta me një vend anëtar të BE-së, konkretisht Greqinë. Pagat e gjyqtarëve janë dinjitoze, duke marrë parasysh edhe kontekstin e pagave, dhe besimi i qytetarëve te drejtësia është kyç dhe nuk duhet të cenohet nga diskutime të vogla për një mision të madh. Unë respektoj ndarjen e pushteteve, por më e rëndësishme është llogaridhënia.

Kjo është në funksion të forcimit të demokracisë. Çdo zyrtar shqiptar duhet të japë llogari para qytetarit. Paraburgimi është padrejtësi e shtuar ndaj qytetarëve dhe kur kjo përforcohet nga Këshilli i Europës, kur kemi një stok çështjesh që nuk po shqyrtohen nga gjyqtarët, këto janë çështjet reale që duhen diskutuar”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë gjatë një interviste.

Para

Mbetjet e rrezikshme të Kurum, gjykata lë në burg 8 persona, ndryshojnë masat e sigurisë për disa të tjerë

Pas

“Vdis sot, se ringjallesh nesër” – Mësuesi në Tiranë pushohet nga puna pasi predikonte Jehovain në shkollë, dëshmitë tronditëse të prindërve

Nga Kategoria

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska
Aktualitet

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.4k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.