E mërkurë, 26 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Mos ta lëshojnë këtë popull në gjakderdhje”/ Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestat: Ndërtimi i resortit turistik të Bashkim Ulajt është vjedhje e tokës sonë!

Korrieri nga Korrieri
09.02.2026
në Aktualitet
A A
“Mos ta lëshojnë këtë popull në gjakderdhje”/ Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestat: Ndërtimi i resortit turistik të Bashkim Ulajt është vjedhje e tokës sonë!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë vijojnë sot protestën e tyre, duke kundërshtuar me forcë zbatimin e projektit për ndërtimin e një resorti turistik në pronat e tyre.

Më 6 shkurt, banorët ndaluan me forcë punonjësit e kompanisë të vazhdonin punimet, ndërsa përplasjet vazhduan edhe të shtunën, kur policia shoqëroi në komisariat disa prej banorëve.

Pronarët legjitimë të tokave bëjnë të ditur se nuk do të tërhiqen nga protestat derisa projekti të pezullohet plotësisht.

Leja e ndërtimit të resortit turistik në Baks-Rrjoll është firmosur nga Belinda Balluku, ndërsa hetimet vijojnë, edhe pse çështja është në proces gjyqësor.

Banorët kërkojnë takim me investitorin Bashkim Ulaj, ndërsa kushti i tyre është pezullimi i punimeve deri në gjetjen e një dakordësie.

Mes atyre që po u merret prona janë edhe qytetarë nga Kosova, të cilët deklaruan se 25 vjet më parë kanë blerë tokë në këtë zonë.

Kujtojmë se Bashkim Ulaj është edhe përfituesi më i madh i pasurive dhe parave publike, mbi 3 miliardë euro, dhe është pjesë e komunikimeve komprometuese mes Belinda Ballukut dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, ku del në pah mekanizmi i ndarjes së tenderave si llokma dhe pazar për Bashkim Ulajn.

Banorët e Baks-Rrjollit paralajmërojnë se do të protestojnë përpara Prokurorisë së Shkodrës dhe kanë theksuar se revolta e tyre do të ashpërsohet. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Shkodra, gazetari Denis Bajraktari raporton mbi zhvillimin e protestave.

Në një deklaratë për mediat, qytetarët u shprehën se: “Katër breza, babë, gjysh, katragjysh, që jemi, na i solli këtu. Me thënë urdhna, zotni, këtu më ka lënë gjyshi, këtu më ka lënë baba, këtu kam blerë vetë, këtu kam pasur stërnipat. I bëjmë thirrje edhe njëherë shtetit shqiptar, me një pikë pështymë, të nxjerrë ekzaktesisht se ku mund të ketë linjë ndonjë dhe çfarë trashëgimtari ka pasur ai aty. Po ku ka pasur, le të shkruhet tërësisht, siç po e shihni vetë ç’po bën dynjaja. Ne i bëjmë një thirrje popullit dhe të gjithë institucioneve shtetërore që ta vënë dorën në zemër, mos ta lëshojnë këtë popull në gjakderdhje. E keni parë edhe ju çfarë po bën policia tani dy ditë. Ne po rrimë më shumë në polici sesa te tokat tona. I bëjmë thirrje shtetit të na japë një rrugëzgjidhje, i bëjmë thirrje kësaj gjykate të na japë një rrugëzgjidhje. Ju falenderoj të gjithëve dhe me respekt.”

Një tjetër banore, Elena Pjeshka, është shprehur për Syri TV se kjo që po ndodh është një padrejtësi.

Ajo thekson: “Axhat e mi, babai im, gjyshi im janë gjallë. Duam drejtësi! Ju lutem shumë. Kemi ardhur prej Anglisë. Kam qenë sa kjo vajza kur kam çuar babain tim atje duke parë tokat tona, dhe sot nuk na lënë të ulem atje poshtë. Duam drejtësi! Është e drejta jonë. Sot kemi ardhur prej Anglisë, jemi gjallë, e kemi marrë edhe shi, edhe borë, edhe stuhi këtu. Dhe duam gjakun tonë! Nuk na ndalon asgjë. Nuk kemi ardhur vetëm për 15 gusht për të bërë pushime dhe për të thënë që jemi shqiptarë. Ju lutem, duam drejtësi! Ajo toka është e jona. Vajza ime është gjallë. Axhat e mi janë duke qarë për tokën e tyre. Babai im ka qenë në tokë, e ka çuar ambulanca. Gjyshi im po e ha jetën nga mërzia. Ka le, babai, gjyshi, stërgjyshi, katër stërgjyshërit kanë lënë atje. Dhe sot na thonë se toka nuk është e jona. Kush është ai? Duam drejtësi! Duam drejtësi! Duam drejtësi! Duam drejtësi! Sot duam përgjigje! Sot! Të më përgjigjet shteti, i bëj thirrje Edi Ramës, policisë…”.

Para

EMRI/ Zbulohet kush ishte i “forti” i Vlorës që goditi me dorezë hekuri avokatin Kujtim Cakrani!

Pas

EMRI/ I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova!

Nga Kategoria

Ermal Beqiri mbetet në burg në Francë, mediat franceze: Biznesmeni milioner kishte bërë foto me Macron gjatë vizitës zyrtare në Tiranë
Aktualitet

Ermal Beqiri mbetet në burg në Francë, mediat franceze: Biznesmeni milioner kishte bërë foto me Macron gjatë vizitës zyrtare në Tiranë

25.08.2026
10.3k
“Ethet e Nilit” në Korçë, a duhet të kemi frikë? – ISHP: Virusi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por vetëm nga mushkonjat
Aktualitet

“Ethet e Nilit” në Korçë, a duhet të kemi frikë? – ISHP: Virusi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por vetëm nga mushkonjat

25.08.2026
10.3k
U arrestua për spiunazh, Fatmir Sheholli i dha 1 mijë euro Milaim Zekës për të publikuar materiale nga shërbimi sekret serb
Aktualitet

U arrestua për spiunazh, Fatmir Sheholli i dha 1 mijë euro Milaim Zekës për të publikuar materiale nga shërbimi sekret serb

25.08.2026
10.3k
Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar
Aktualitet

Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

25.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.4k
U arrestua për spiunazh, Fatmir Sheholli i dha 1 mijë euro Milaim Zekës për të publikuar materiale nga shërbimi sekret serb

U arrestua për spiunazh, Fatmir Sheholli i dha 1 mijë euro Milaim Zekës për të publikuar materiale nga shërbimi sekret serb

25.08.2026
10.3k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

24.08.2026
10.4k
Çelniku e zgjidhi hallin, por çfarë të bëjnë të tjerët që nuk i luten dot Ramës për rrugën?!

Çelniku e zgjidhi hallin, por çfarë të bëjnë të tjerët që nuk i luten dot Ramës për rrugën?!

24.08.2026
10.4k
Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë 42-vjeçari në Tiranë, ja për çfarë dyshohet

Djali i sëmurë mendor vr*u nënën me sqepar dhe pla*osi rëndë babanë, policia tregon çfarë ndodhi në Lushnje

24.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

“Visi i Garave” u kap me një tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe u përlesh me Policinë

23.08.2026
10.4k
Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

23.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.