Hetimet e Prokurorisë Kukës kanë çuar në arrestimin e 3 personave të dyshuar për ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, bën me dije se ka vënë në pranga pas një hetimi 3 mujor tre shtetas, A.I., E.K. dhe H.E.
Hetimi thuhet se u realizua me metoda speciale.
Gjatë procedimit me blerje të stimuluar, u sekuestruan 12.5 gramë lëndë e dyshuar kokainë dhe gjatë operacionit të sotëm u gjet dhe sekuestrua 459 gramë lëndë e dyshuar kokainë.
Uniformat blu bëjnë me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e veprimtarisë kriminale në drejtim të identifikimit të personave të tjerë të përfshirë.














