E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Struktura piramidale, Trump me kompetenca absolute, 27 vende anëtare (vetëm 2 nga BE)

Korrieri nga Korrieri
19.02.2026
në Botë
A A
Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Struktura piramidale, Trump me kompetenca absolute, 27 vende anëtare (vetëm 2 nga BE)
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Izraeli do të përfaqësohet këtë herë në Uashington nga ministri i Jashtëm, teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vendosur të mos udhëtojë për të takuar sërish Donald Trump. Në kulmin e fushatës elektorale, fotografitë me përfaqësues nga Turqia apo Katari nuk janë të dëshiruara në Izrael.

Kështu, në samitin e radhës Izraeli përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar, edhe pse ishte vetë Netanyahu ai që firmosi letrën e anëtarësimit në Bordin e Paqes, një firmë e bërë nën presionin e drejtpërdrejtë të Trump, i cili nuk do të pranonte refuzim.

Vendet anëtare

Përveç Izraelit, edhe 26 shtete të tjera kanë pranuar të jenë pjesë e Bordit si anëtarë themelues.

Mes tyre janë Turqia, Katari, Jordania, Arabia Saudite, Indonezia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Argjentina. Nga Bashkimi Europian, vetëm Bullgaria (ende në pritje të ratifikimit parlamentar) dhe Hungaria janë anëtare të plota. Italia merr pjesë vetëm si vëzhguese. Nga Ballkani Perëndimor anëtarë janë Shqipëria dhe Kosova.

Kundërshtimi i Netanyahut ndaj pranisë së Turqisë dhe Katarit, të cilët ai i ka akuzuar si “sponsorë të terrorizmit”, nuk e ka ndalur Trump-in, që i konsideron ata aleatë kyç në rajon.

Struktura

Struktura e Bordit është qartësisht piramidale. Në krye qëndron Trump si president i Bordit, me kompetenca pothuajse absolute. Vetëm ai mund të ftojë anëtarë të rinj, ka të drejtë vetoje mbi çdo vendim dhe mund të krijojë, ndryshojë ose shpërbëjë organet vartëse.

Një prej këtyre organeve është Komiteti Ekzekutiv, ku bëjnë pjesë figura si Marco Rubio, ish-kryeministri britanik Tony Blair, Jared Kushner dhe Steve Witkoff.

Administrimi në terren

Në terren, në Gaza, do të veprojë diplomati bullgar Nickolay Mladenov, ish-koordinator i OKB-së për procesin e paqes. Ai do të shërbejë si lidhje mes Komitetit Ekzekutiv kryesor, një komiteti më të gjerë për Gazën dhe Komitetit Kombëtar për administrimin e territorit, i drejtuar nga Ali Sha’at, ish-ministër i Autoritetit Palestinez në Ramallah.

Një ekip teknokratësh palestinezë do të menaxhojë 363 kilometrat katrorë të Gazës gjatë kësaj faze tranzicioni.

Trump e sheh këtë Këshill si një strukturë me “potencial të pakufizuar”, që në të ardhmen mund të shtrihet edhe në pjesë të tjera të botës, në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Kombet e Bashkuara.

Financimi

Trump ka deklaruar se vendet pjesëmarrëse kanë premtuar rreth 5 miliardë dollarë. Emiratet, Katari dhe Kuvajti do të kontribuonin me nga 1.25 miliardë dollarë secili, ndërsa SHBA-të do të garantonin një shumë të ngjashme. Megjithatë, sipas Bashkimit Europian dhe Bankës Botërore, rindërtimi i Gazës kërkon të paktën 50 miliardë dollarë.

Rreth 80% e ndërtesave janë dëmtuar, territori është i mbushur me municione të pashpërthyera dhe materiale toksike, ndërsa mbi dy milionë palestinezë jetojnë në kushte emergjente.

Trump parashikon edhe vendosjen e një force ndërkombëtare për stabilizimin e Gazës. Deri tani, vetëm Indonezia ka shprehur gatishmërinë për të dërguar 8 mijë ushtarë. Ndërkohë, trupat izraelite mbeten të dislokuara në më shumë se gjysmën e territorit dhe Netanyahu nuk pranon tërheqjen pa u çmilitarizuar plotësisht zona.

Sfida më e madhe mbetet çarmatimi i Hamasit. SHBA-të mund të pranojnë një kompromis të pjesshëm, ndërsa Izraeli i konsideron edhe armët e lehta dhe rrjetin e mbetur të tuneleve si kërcënim serioz për sigurinë./Corriere della Sera

Para

Nxirrni të ardhura nga Airbnb, Booking apo rrjetet sociale? Ja si deklarohen në DIVA dhe si tatohen me 15%

Pas

Vrasja që ndezi një sagë gjakmarrjeje, Jani Aliaj iu drejtua me emër Elton Çiços: Të pathënat e vrasjes në mes të ish-Bllokut

Nga Kategoria

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave
Botë

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë
Botë

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

13.11.2026
10.4k
Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë
Aktualitet

Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

12.11.2026
10.4k
Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit
Botë

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

KLSH zbulon abuzime dhe shkelje në 7 bashki: Miliarda lekë taksa të pambledhura, tendera me probleme dhe investime që nuk u shërbejnë qytetarëve

KLSH zbulon abuzime dhe shkelje në 7 bashki: Miliarda lekë taksa të pambledhura, tendera me probleme dhe investime që nuk u shërbejnë qytetarëve

13.11.2026
10.4k
4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

4.5 milionë euro për dy kompani, konkurrencë vetëm në letër! KLSH zbulon si u shpërndanë fondet e rindërtimit nga Bashkia e Emiriana Sakos

15.11.2026
10.4k
Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

11.11.2026
10.4k
I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin

12.11.2026
10.4k
Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

14.11.2026
10.4k
Video/ Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”: 15 vite burg për shqiptarin në Angli!

Video/ Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”: 15 vite burg për shqiptarin në Angli!

13.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
11.2k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.