Kryeministri Edi Rama reagoi pas protestës së opozitës me një foto nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës dhe me vetëm një fjali.
“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”, shkruan Rama në platformën “X”.
Për kreun e qeverisë, është e patolerueshme që protesta është zhvendosur deri te dera e xhamisë.
Protesta e katërt e opozitës zgjati pak më shumë se 3 orë, me një sërë incidentesh. Ndryshe nga herët e shkuara, kryedemokrati Sali Berisha iu bashkua turmës, me maskë anti-gaz e syze mbrojtëse. Ai dënoi “sulmin ndaj selisë blu dhe veprimet e Policisë”.
Partia Demokratike, përmes një deklarate, pretendoi se u hodhën sasi të mëdha gazi te Xhamia e Namazgjasë. Duke theksuar se posedojnë pamjet filmike për këtë, thuhet se është “ndërprerë falja e besimtarëve myslimanë, në ditën e 3-të të muajit të Ramazanit”.















