E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Loja e rrezikshme për Ngushticën e Hormuzit: Pekini nuk do ta ndihmojë Trumpin, por duhet të negociojë Teheranin

Korrieri nga Korrieri
16.03.2026
në Botë, Fokus
A A
Loja e rrezikshme për Ngushticën e Hormuzit: Pekini nuk do ta ndihmojë Trumpin, por duhet të negociojë Teheranin
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Lorenzo Lamperti – La Stampa

Kina nuk i ka kthyer ende përgjigje thirrjes së Donald Trump për dërgimin e anijeve luftarake për të mbrojtur rrugët e naftës në Ngushticën e Hormuzit. Edhe nëse do ta bënte, është shumë e vështirë të pritet një përgjigje pozitive. Pekini nuk ka ndërmend të tërhiqet në një krizë të krijuar nga të tjerët, edhe pse konflikti prek shumë nga interesat e tij.

Logjika e Kinës është kjo: Shtetet e Bashkuara kanë shkaktuar krizën duke sulmuar të parat (bashkë me Izraelin) Iranin dhe nuk mund të kërkojnë tani ndihmë nga rivali i tyre kryesor. Sidomos kur sulmet e Uashingtonit godasin një partner historik të Pekinit, vetëm dy muaj pas kapjes së Maduros në Venezuelë, një tjetër vend me të cilin Kina kishte marrëdhënie të mira.

Megjithatë, ajo që po ndodh në ishullin Kharg po e shqetëson fuqinë aziatike. Pavarësisht sulmit, Trump deri tani i ka kursyer impiantet e naftës në “ishullin e thesarit”, ku prodhohet naftë e papërpunuar, blerësi kryesor i të cilës është pikërisht Kina. Logjika e Shtëpisë së Bardhë mund të jetë pikërisht rritja e presionit mbi Pekinin për ta detyruar të ndërhyjë në krizë, ose duke shoqëruar anijet në Hormuz, ose duke bindur Teheranin të rihapë ngushticën.

Situata mund t’i japë Xi Jinping-ut një arsye më shumë për të ushtruar presion mbi Iranin. Sipas CNBC, që nga fillimi i luftës, Teherani ka dërguar gjithsesi rreth 12 milionë fuçi naftë drejt Kinës. Një shifër më e ulët se zakonisht, por nëse do të sulmoheshin impiantet e ishullit Kharg, dëmi do të ishte shumë më i madh.

Pekini ka shprehur disa herë kundërshtimin ndaj mbylljes së ngushticës. E ka bërë qershorin e kaluar, gjatë konfliktit të mëparshëm, dhe edhe javët e fundit në mënyrë private. Por Irani nuk ka pasur iluzione për mbështetjen kryesisht retorike të Kinës, e cila është zhgënjyer nga veprimet e Gardës Revolucionare.

Sulmet e tyre ndaj strukturave ushtarake dhe energjetike në rajon po rrezikojnë furnizime të tjera kyçe, duke kompromentuar përpjekjen e madhe diplomatike të viteve të fundit që çoi në marrëveshjen e rivendosjes së marrëdhënieve mes Iranit dhe Arabisë Saudite, nën kujdesin e Pekinit.

Edhe të dielën, Ministria e Jashtme kineze kërkoi siguri në Ngushticën e Hormuzit, duke e cilësuar atë “rrugë ndërkombëtare jetike” për tregtinë. Kina merr rreth 45% të importeve të saj të naftës përmes Hormuzit. Për këtë arsye, Pekini po angazhohet në një akt kompleks balancimi diplomatik.

I dërguari i posaçëm për Lindjen e Mesme, Zhai Jun, ndodhet në një mision në Gjirin Persik. Të premten, në Bahrein, ai dënoi sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe lavdëroi qetësinë e mbajtur nga vendet e rajonit. Një përpjekje për të balancuar pozicionin e Kinës mes Iranit dhe vendeve të Gjirit, edhe pse ka gjasa që Pekini të negociojë me Teheranin të paktën për tranzitin e anijeve të tij.

Kërkesa e Trump-it mbetet në tavolinë dhe pritet të shtohet në agjendën e vizitës së tij në Pekin nga 31 marsi deri më 2 prill. Goditja e naftës iraniane mund t’i japë SHBA-ve një armë më shumë në negociatat me Kinën. Pas humbjes së fundit për tarifat doganore, një kundërpërgjigje mbi furnizimet energjetike kineze mund të balancojë disi garën.

Për t’u përballur me kriza të tilla, në vitin 2025 Kina ka rritur ndjeshëm importet e naftës. Sipas Rystad Energy, ajo ka grumbulluar rezerva prej 430 mijë fuçi në ditë vitin e kaluar. Kjo duhet të garantojë rreth katër muaj qetësi relative, edhe pse një konflikt i zgjatur do ta detyronte Pekinin të rrisë importet nga Rusia, Kanadaja ose Brazili.

Ndërkohë, pasojat më të mëdha të krizës në rrugët e naftës po ndihen në Japoni dhe Korenë e Jugut, aleatët aziatikë të SHBA-ve. Importet e tyre nga rajoni tejkalojnë 90%. Për më tepër, Pentagoni po zhvendos mjete ushtarake nga territoret e tyre, përfshirë sistemin anti-raketë Thaad, i cili dikur shkaktoi një krizë diplomatike mes Koresë së Jugut dhe Kinës. Përballë kërkesës amerikane për dërgimin e anijeve luftarake, po heziton edhe Sanae Takaichi, aleate e Trump, e cila pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme.

Xi, përkundrazi, nuk ka asnjë nxitim për të ndihmuar rivalin e tij, dhe në tryezën e negociatave do t’i kujtojë se SHBA-ve që ende kanë nevojë për mineralet e rralla të Kinës, nga të cilat varet pjesërisht edhe ushtria amerikane që po godet Iranin.

Para

Ceremonia e 98-të e Oscars/ “One Battle After Another” shpallet filmi më i mirë i vitit

Pas

Jeta e pabesueshme brenda një aeroplanmbajtëseje

Nga Kategoria

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave
Botë

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.4k
Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 
Aktualitet

Kandidat i “përbashkët” për Bashkinë e Tiranës, opozita e përçarë

16.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Video/ Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”: 15 vite burg për shqiptarin në Angli!

Video/ Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”: 15 vite burg për shqiptarin në Angli!

13.11.2026
10.4k
Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

12.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

11.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
11.2k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.