E hënë, 24 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Paradoksi i parkut fantazmë “Durana” – Bën tender për laptop dhe pajisje IT, por ku do t’i vendosë në Xhafzotaj?!

Korrieri nga Korrieri
16.03.2026
në Aktualitet
A A
Paradoksi i parkut fantazmë “Durana” – Bën tender për laptop dhe pajisje IT, por ku do t’i vendosë në Xhafzotaj?!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një tjetër paradoks shënohet nga parku fiktiv “Durana”, i ngritur në zonën e Xhafzotajt në Shijak, në afërsi të autostradës Tiranë – Durrës, ku dhjetëra kompani të teknologjisë së informacionit janë regjistruar dhe përfitojnë nga lehtësirat fiskale. Skema është e njëjta me vendet offshore, ku deri dje kompanitë shqiptare regjistroheshin në ishujt e Paqësorit, ndërsa sot regjistrohen fiktivisht në atë park, i cili nuk ka asnjë godinë të ndërtuar.

Gjithçka funksionon “online”, megjithëse këto kompani kanë të shënuar si adresë në QKB rrugën “Ahmet Zogu”, Njësia Administrative Xhafzotaj, Bashkia Shijak, Durrës, Albania. Ndërkohë, si këmbim, këto kompani nuk paguajnë taksa, lehtësira me tatimet e punonjësve, falje nga disa detyrime, etj, etj.

Por, çfarë “pune” bëjnë zyrtarët e këtij parku dhe ku operojnë, pasi në Xhafzotaj s’kanë vendosur asnjë tullë? Një paradoks tepër i madh, pasi struktura shtetërore e këtij parku është tepër e madhe, me 2 administratorë, drejtora, përgjegjësia e specialistë. Me makina, karburant, dieta e gjithçka tjetër. Jo vetëm kaq, pasi zyrtarët e DURANA-s bëjnë edhe tendera, ku kësaj herë kanë kërkuar laptopë dhe pajisje IT?

Paradoksi i parkut fantazmë “Durana” – Bën tender

Faksimile: Njoftimi i tenderit të hapur për blerje kompjuterash dhe pajisje IT nga Durana Tech Park

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, drejtuesit e DURANA-s kanë hapur ditët e fundit një tender për të blerë pajisje IT-je. Vlera e tenderit është rreth 10 mijë euro, ndërkohë që kërkohen 2 copë laptop për punonjës. Gjithashtu, kërkohet 1 copë laptop për administratorin.

Një paradoks tepër i madh, pasi duke qenë se i gjithë vendi në Xhafzotaj është i shkretë, me ferra e shkurre, këta administratorë do të marrin laptopët dhe do të punojnë në mes të arave në Shijak, me pamje nga të mbjellat e banorëve të zonës, ku nuk mungojnë as delet, dhitë e lopët në atë vend. Me këto pajisje portative, këta zyrtarë do të marrin vendime që vlejnë miliona euro.

Ndërkohë, dokumenti i Duranës vijon se kërkojnë edhe të blejnë 1 laptop design pro për marketingun dhe IT. Normalisht, puna në terren do të dojë marketing dhe propagandë dhe kjo s’ka si t’i mungojë këtij parku, i cili është totalisht fiktiv. Më pas, i njëjti institucion kërkon 2 kompjutera PC, set të plotë, 4 copë ekrane 24 INCH apo edhe 4 copë kamera, Webcam. Lista vijon me 10 copë kufje, 5 tastiera, 5 lidhës HDMI për laptop me ekran apo edhe 5 mouse. Gjithashtu, kërkohet edhe 1 copë tablet shënimesh.

Paradoksi i parkut fantazmë “Durana” – Bën tender

Faksimile: Dokumenti i DURANA-s për hapjen e adresës së parkut në Xhafzotaj

Por, ku operon ky park që kërkon gjithë këto pajisje portative?! Vox News ka mësuar se, në datën 26 qershor 2025, Korporata e Investimeve Shqiptare, e drejtuar nga Elira Kokona, firmosi “miratimin e ndryshimit të selisë së shoqërisë ‘Durana Park SHA në rrugën Ahmet Zogu, numri i pasurisë 336, Njësia Administrative Xhafzotaj, Shijak.

Pas këtij vendimi dhe hapjes së thirrjes për regjistrimin e kompanive, pati një bum regjistrimesh në atë adresë, teksa pronarët ishin të njëjtët me ata që zhvatën AKSHI-n për vite e vite me radhë, teksa disa prej pronarëve të firmës janë të arrestuar, hetuar apo edhe në gjykim nga SPAK-u për abuzime.

Paradoksi i parkut fantazmë “Durana” – Bën tenderParadoksi i parkut fantazmë “Durana” – Bën tender

Paradoksi i parkut fantazmë “Durana” – Bën tender

Në foto: Godina në Xhafzotaj ku duhet të ishte ndërtuar Durana Tech Park

Por, a ka godinë në atë zonë? Vox News ka udhëtuar në Xhafzotaj të Shijakut, duke bërë një vëzhgim në zonën që Korporata e Investimeve Shqiptare ka hapur kompaninë e saj, SH.A, e cila ka në “gjirin” e saj dhjetëra firma. Në letra, të gjitha shkruajnë adresën e sipërcituar, ndërkohë që në terren është krejt tjetër.

E gjithë sipërfaqja ka qenë dikur ushtarake dhe ishin vendosur radarë dhe antena të ndërlidhjes. Aktualisht, i gjithë ai repart është braktisur dhe disa vite më parë, sipërfaqja kaloi nga Ministria e Mbrojtjes te Korporata e Investimeve Shqiptare. Në zonë s’ka asnjë person, aq më tepër zyra, ndërkohë që godina është e shkatërruar dhe e mbuluar nga balta kur bie shi dhe nga pluhuri gjatë ditëve me diell, apo në verë.

Në ambientet e ish repartit janë edhe disa stane me bagëti, ndërkohë që në faqen e KISH jepen të dhëna për ndërtime luksoze, që deri më sot s’janë bërë, apo më keq akoma, të jenë tenderuar. Flitet për shkolla të mirëfillta të teknologjisë së informacionit, laboratorë, kompani që prodhojnë pajisje, por të gjitha janë fiktive. Në zonë ka vetëm gërmadhe dhe ferra.

Para

E rëndë në Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon të renë në apartamentin e tij!

Pas

Malaj kritikon projektin e Porto Romanos: U bllokua porti pa qenë gati alternativa, vendimmarrje me gabime serioze

Nga Kategoria

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë
Aktualitet

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.3k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia
Aktualitet

“Visi i Garave” u kap me një tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe u përlesh me Policinë

23.08.2026
10.3k
Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?
Aktualitet

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.3k
ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?
Aktualitet

ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?

23.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

23.08.2026
10.3k
Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.3k
Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.