E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

PD akuzon se dekonspirohen operacionet e policisë”, Lamallari: Vrasjet u ulën me 50%!

Korrieri nga Korrieri
02.04.2026
në Aktualitet
A A
PD akuzon se dekonspirohen operacionet e policisë”, Lamallari: Vrasjet u ulën me 50%!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Partia Demokratike ka thirrur në interpelancë ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.

Deputeti demokrat, Klevis Balliu tha se inkriminimi i krimit në radhët e uniformave blu nuk është akuzë politike, duke shtuar se kjo cenon sigurinë kombëtare.

Balliu solli rastin e ish-efektivë të përfshirë në trafik droge, apo të agjentit të AMP-së që ishte në makinë me Gilmando Danin në momentin e atentatit mafioz në Rinas.

Balliu tha se inkriminimi i policisë së shtetit është politikë e kësaj qeverie.

“Inkriminimi i policisë nuk është akuzë politike, por një fakt i njohur jo vetëm nga opinioni publik shqiptar por edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Këtu nuk cenohet vetëm një institucion, por siguria e çdo qytetari dhe siguria kombëtare. Raporti i Zgjerimit i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025 thekson se: “Pavarësisht përpjekjeve të ndërmarra, Policia e Shtetit vazhdon të jetë thellësisht e ekspozuar ndaj korrupsionit. Procesi i vlerësimit kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë (“vetingu policor”), si dhe procesi i verifikimit të integritetit kanë vijuar, por ndikimi i tyre mbetet i kufizuar. Gjithashtu janë bërë më të dukshme rastet e intimidimit dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, përfshirë raste ku janë përfshirë edhe zyrtarë të lartë shtetërorë apo punonjës policie, veçanërisht ndaj gazetarëve investigativë dhe grave gazetare. Keni rastin e Oltion Bistrit, po Henrigert Mitri, tregojnë qartë se si individë në nivel të larta të policisë tregojnë që jo vetëm janë përfshirë në trafik droge, kanë lehtësuar aktet kriminale të organizatave, siç është rasti me Pëllumb Gjokën. Këta kriminelë dhe këta individë bashkë me shumë aktorë të tjerë p. Gilmando Dani, një segment i lartë i krimit të organizuar, krah tij ishte një oficer i AMP-së, ishte vetë në makinë me Gilmando Danin. Nuk është vetëm kjo që tregon implikimin. E pamundur të bëhet atentat në aeroport, ku mbrohet nga siguria më e madhe e vendit, policia, ushtria, çdo herë ke siguri vetëm ditën e atentatit jo. Inkriminimi i policisë së shtetit është politikë e kësaj qeveri dhe garancia e kësaj qeverie me krimin për të vazhduar para bizneset e tyre. Është kjo qeveri që sot nuk i jep dot siguri jete asnjë qytetari shqiptar”, tha Balliu.

Akuzat u hodhën poshtë nga ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i cili tha se Policia e Shtetit nuk ka pse të bëhet pjesë e narrativave politike dhe e baltës.

Ministri nënvizoi se ka ende shumë punë për të bërë dhe se progresi kundër krimit e korrupsionit ka qenë i qëndrueshëm. Lamallari tha se kemi një ulje të vrasjeve me 50%.

“Policia e Shtetit është organizatë me burra gra, djem e vajza, që përballen me punë të vështirë, në front me krimin dhe paligjshmërinë. Duhet të jemi të kujdesshëm kur përdorim politikën e baltës ndaj një organizate të shtetit shqiptar. Nuk do të thotë që probleme s’ka, ka, ka raste të shkeljeve, ka individë që kanë shkelur uniforma e policisë, por dallimi mes një shteti të dobët dhe të fortë qëndron këtu, ai fsheh ai problemet dhe a i adreson me masa konkrete. Do bëj një citim të kujdesshëm të raporteve ndërkombëtare. Një e dhënë interesante vjen nga siguria publike, kemi 50% ulje të vrasjeve, krim tejet shqetësues. Lidhur me bashkësinë ndërkombëtar, Shqipëria është vlerësuar pozitivisht nga raportet ndërkombëtare, por dua të theksoj faktin se kemi 38% skuadra më shumë të hetimeve të përbashkëta dhe këto janë bërë të mundura fale operacione me EUROPOL. Policia e Shtetit s’ka pse të bëhet pjesë e narrativave politike, ka detyrim ligjor t’i shërbej vendit dhe qytetarëve e pandikuar nga akuzat dhe balta që përfshin këdo, të madh e të vogël, e pamë ditën e djeshme me zgjedhjen e drejtorit të ri të policisë së shtetit”, tha Lamallari.

Në përgjigje, Balliu tha se Policia e Shtetit dekonspiron operacionet dhe ka 270 masa arresti të paaekzekutuara.

Para

Raporti i frikshëm i Bankës së Shqipërisë: 40 % e fuqisë punëtore emigroi

Pas

“Shko jep hesap para drejtësisë, ke vrarë 26 veta”/ Balla përplaset me Mediun: Mos më hajde këtu fare!

Nga Kategoria

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan
Aktualitet

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

08.10.2026
10.3k
Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka
Aktualitet

Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka

08.10.2026
10.3k
“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim
Aktualitet

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

08.10.2026
10.3k
E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq
Aktualitet

E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

08.10.2026
10.3k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.