E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“E varrosëm si princeshë me fustan nusërie”, rrëfimi rrëqethës i prindërve të Ilaria Sulës!

Korrieri nga Korrieri
06.04.2026
në Aktualitet, Slider
A A
“E varrosëm si princeshë me fustan nusërie”, rrëfimi rrëqethës i prindërve të Ilaria Sulës!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gezime dhe Flamur Sula kanë rrëfyer në emisionin Verissimo (Itali) historinë tragjike të vajzës së tyre, Ilaria Sula, e cila u vra me thikë nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson.

Ai e pranoi krimin vetëm pasi fillimisht kishte fshehur trupin e vajzës dhe kishte inskenuar largimin e saj, duke dërguar mesazhe nga telefoni i Ilarisë te shoqet dhe prindërit e saj për të krijuar përshtypjen se ishte larguar me dëshirë.

“25 marsi 2025 ishte dita e fundit që kemi folur me Ilarian. Për ne, ajo është vrarë po atë ditë,” thonë prindërit, të bindur se vrasja ishte e paramenduar, ndryshe nga sa ka deklaruar autori në gjykatë. “Ai e kishte planifikuar gjithçka,” shprehen ata.

Prindërit e Ilarisë dhanë alarmin kur vajza nuk zbriti nga treni me të cilin duhej të kthehej në shtëpi nga Roma, ku studionte.

Ata shkuan menjëherë në Romë dhe bënë denoncimin në polici, ku takuan edhe Mark Samsonin.

“Ai më tha: ‘Më vjen keq që jemi njohur në këtë situatë’. Më tregoi se nuk e kishte parë Ilarian prej një muaji sepse ishin ndarë. Unë e pyeta nëse kishte lidhje me zhdukjen dhe ai u betua mbi varrin e nënës së tij – që në fakt është gjallë – duke thënë: ‘Ilarias nuk do t’i prekja asnjë fije floku, unë e dua’,” rrëfen Flamur Sula.

Gjatë ditëve kur Ilaria rezultonte e zhdukur, Mark Samson dërgonte mesazhe nga telefoni i saj për të bërë të dukej sikur ajo ishte larguar me dëshirë.

Ishte vëllai i saj, Leon, ai që arriti të gjejë vendndodhjen e telefonit, i cili rezultoi në shtëpinë e Markut. Kjo i çoi hetuesit drejt zbulimit të krimit dhe më pas drejt rrëfimit të autorit.

Trupi i pajetë i Ilaria Sulës u gjet më 2 prill në një valixhe të hedhur në një humnerë. Në pastrimin e vendit të krimit dhe fshehjen e trupit e kishte ndihmuar edhe nëna e Mark Samsonit, e cila tashmë ka pranuar një dënim me dy vite burg.

Prindërit e Ilarisë nuk i kanë pranuar kurrë kërkimfaljet e saj.

“Me çfarë guximi na kërkon falje pasi pastroi gjakun e vajzës sonë dhe e shkeli me këmbë gjakun e saj?” thonë ata.

Rrëfimi i nënës së Ilarisë është ndër më të dhimbshmit.

“Ashtu si e preka për herë të parë kur lindi, e sistemova me duart e mia ditën e fundit. Doja ta laja vetë, ta prekja trupin e saj. I thashë burrit: dua t’i blej një fustan princeshe për vajzën tonë, sepse ajo ishte princesha e shtëpisë. Shkova i bleva fustan dhe këpucë,” rrëfen mes lotësh Gezime.

Ajo shkon çdo ditë te varri i vajzës.

“Shkoj çdo ditë, ulem dhe i flas për ëndrrat që nuk arriti t’i realizojë. Ajo mezi priste të diplomohej. Sot është Ilaria ajo që më jep forcë të vazhdoj, jam këtu për të kërkuar drejtësi për të.”

Sot, për Gezimen dhe Flamurin, jeta nuk është më si më parë.

“Jeta jonë ka ndryshuar plotësisht. Ne nuk jetojmë më, ne mbijetojmë. Ecim përpara për djalin tonë Leon dhe për të marrë drejtësi për vajzën tonë Ilaria. Buzëqeshja nuk do të kthehet më në fytyrat tona, por Ilaria duhet të ketë drejtësi.”/Verissimo

Para

Çmimi rekord i domates, nga 350 deri në 440 lekë/kg, fermerët: Na vjen turp, por kostot janë rritur!

Pas

E rëndë në Itali, 50-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në stacionin e tramvajit!

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.4k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.4k
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.4k
Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.