E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ju jeni të parët!”, Rama u shpjegon pensionistëve skemën e re për pensionet

Korrieri nga Korrieri
11.04.2026
në Aktualitet, Slider
A A
“Ju jeni të parët!”, Rama u shpjegon pensionistëve skemën e re për pensionet
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në kuadër të bashkëbisedimeve për turin “Punët e Shqipërisë”, kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte, më 10 prill, një takim me pensionistë të njësisë nr. 2 në kryeqytet.

“Ju jeni të parët, të tjerët vijnë mbrapa.”, me këto fjalë iu drejtua Rama pensionistëve.

Në këtë takim, ai foli për rritjen ekonomike dhe politikat sociale, si dhe reformën e pensioneve me bonuset e përvitshme dhe rritjen që do të vijojë sipas kategorive për t’u 5-fishuar deri në 2030-ën.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Delina Ibrahimaj e cila ishte gjithashtu e pranishme në këtë takim, tha se qeveria e kishte mbajtur premtimin për rritjen e pensioneve.

“E filluam me rritjen e pagave në administratë dhe e thamë që reforma mbrapa është rritja e pensioneve dhe në fakt dy vite pas pagave, rritëm të ardhurat e pensioneve.”, tha ajo duke theksuar se nuk do të ketë pension nën 200 euro dhe dalëngadalë është projektuar edhe një trajektore rritëse.

Zv.ministrja Olta Manjani e shpjegoi këtë trajektore, duke thënë se rritja ka nisur këtë janar me 18 mijë lekë në muaj dhe do të vijojë duke u dyfishuar vitin e radhës, për t’u trefishuar më pas, derisa të pesëfishohet në vitin 2030.

Skemë e re pensionesh

Rama u shpreh se jemi në një fazë tjetër përsa i përket pensioneve dhe paralajmëroi ndryshime në skemë. Kryeministri theksoi se do rishikohet skema për pensionistët e vetëpunësuar dhe të atyre që vazhdojnë të punojnë.

“Më në fund ashtu sikur e kishim dëshiruar, për t’ia dalë erdhi momenti kur ekonomia na e krijoi këtë mundësi. Duke filluar nga janari i këtij viti ju merrni pensione më të larta. Çdo janar pensioni rritet. Janarin e ardhshëm rritja do jetë dyfishi. Për të arritur tek ajo shumë e cila na jep mundësinë për të arritur objektivat që kemi vendosur për ju. Ne ndërkohë kemi diksutuar për të tjera ndryshime në skemën e pensioneve. Duke filluar të krijojmë edhe një hapësirë tjetër për ata që duan të kursejnë më shumë për një pension më të lartë në të ardhmen. Do rishikojmë skemën e pensionistëve të vetëpunësuar dhe të atyre që vazhdojnë të punojnë. Ne ndërkohë kemi diskutuar edhe mbështetjen për invalidët. Thelbi i të gjitha këtyre është ndryshimi i ekonomisë që na i jep këto mundësi. Lajmi i mirë sot është që kemi kaluar në një tjetër nivel, qoftë në aspektin e prodhimit të përgjithshëm”, tha Rama.

Kryeministri shpjegoi se këto ndryshime po bëhen vetëm tani për shkak të rritjes ekonomike.

“Sot jemi mbi 11 mijë euro dhe vetëm nga 2024 në 2025, të ardhurat për frymë janë rritur mbi 1 mijë euro në vit. Jemi në kushtet kur edhe rritja ekonomike e qëndrueshme na ndihmon të adresojmë shumë çështje të cilat duheshin adresuar, por s’mund të adresoheshin”, shpjegoi më tej ai.

Plane edhe për invalidët

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama tha se përveç pensioneve, qeveria ka plane edhe për invalidët.

“Kemi diskutuar edhe mbështetjen për invalidët të cilët kanë të drejtë të kërkojnë të trajtohen në mënyrë të barabartë, për momentin kanë një diferencim. E vërteta është se ai që për shkak të punës ka humbur aftësinë për punën, të lihet mbrapa për shkak të aftësive.”, tha Rama.

Paketë e re për familjet në nevojë: Asnjë lekë në pijetore!

Mes të tjerash, kryeministri njoftoi se po përgatitet një paketë e re ndihme për familjet në nevojë.

“Ju jeni të parët, të tjerët vijnë mbrapa. Pas jush edhe familjet nën nevojë, të cilët janë nën mbështetjen e qeverisë, për të cilët jemi duke përgatitur një skemë të re, duke i llogaritur shpenzimet në bazë të shportës, në mënyrë që ata lekë që marrin nga taksat e shqiptarëve, në mënyrë që të shkojnë për nevojat e tyre dhe asnjë lekë të mos përfundojë në pijetore!”, deklaroi Rama në këtë takim.

Rama: Do bëjmë program të ri të strehimit

Kryeministri u shpreh gjithashtu se po planifikohet një program i ri i strehimit në tërësi. Sipas tij, 94% e pronave në Shqipëri janë private.

“Ndërkohë po bëjmë një program të ri të strehimit në tërësi. Ky është problem kudo në të gjithë botën. 94% e banesave në Shqipëri janë pronë private. Vendet e tjera e kanë shumë më të ulët. Aty ku prindërit nuk kanë pronën, rëndesa për fëmijët bëhet më e madhe. Ajo kredia do ripërtërihet çdo vit. Vjet ishte viti i parë”, tha Rama.

Para

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese, gjurmuese dhe hetime cilësore…

Pas

Plagosje me armë në Bajram Curri, shpallet në kërkim 26-vjeçari

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

01.10.2026
10.4k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.4k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.