Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, më 10 prill, në Bajram Curr.
Uniformat blu njoftojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në një lokal, ku pas një sherri për motive të dobëta mes disa personash, një person ka marrë një plagë të lehtë në dorë pasi u qëllua me armë zjarri.
Pas ngjarjes policia ka shpallur në kërkim autorin, një 26-vjeçar.
“Qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta, në drejtim të dy shtetasve, ku si pasojë mbeti i plagosur njëri prej tyre, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin A. I., 26 vjeç, banues në Bajram Curri.
Ky shtetas, më datë 10.04.2026, rreth orës 23:00, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve S. M. dhe S. D., 18 vjeç, banues në Bajram Curri.
Si pasojë e të shtënave është plagosur në dorë shtetasi S. M., i cili mori ndihmë mjekësore dhe u largua për në banesë.”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.















