E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Nga Shëngjini në Vlorë, Shqipëria po tkurret çdo vit

Korrieri nga Korrieri
25.04.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Nga Shëngjini në Vlorë, Shqipëria po tkurret çdo vit
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Agimi është banues në Lagunën e Shëngjinit prej tri dekadash. Ka ndërtuar përtej rrugës nacionale një vilë tri katëshe, kur deti ishte shumë larg nga shtëpia e tij. Sot, në dimër, thotë se ka raste kur uji futet në katin e parë duke kaluar përtej rrugës. Shkak? Erozioni.

“Çdo vit deti afrohet pranë shtëpisë, na shkakton dëme. Përpiqemi të vendosim disa thasë rëre çdo vit me djalin, por po bëhet e pamjaftueshme.”

Shqipëria është një nga vendet me erozion më të lartë në Europë. Mund të jetë në top 5, thotë eksperti i mjedisit Olsi Nika.

Erozioni është një proces natyror që do të thotë se toka gërryhet nga uji apo era. Por në Shqipëri, ky proces ka dalë jashtë normales. Kjo për shkak të relievit, ndryshimeve klimatike, por edhe nga dora e njeriut.

Rreth 20-30% e territorit konsiderohet i prekur nga erozioni, ndërsa në zona të caktuara humbjet arrijnë deri në 20-30 ton tokë për hektar në vit. Në total, fenomeni ka prekur rreth 350 mijë hektarë tokë bujqësore, më shumë se gjysmën e saj.

Një studim i publikuar së fundmi nga Enkelejda Kucaj, Sherif Lushaj dhe Marilda Osmani mbi modelimin gjeohapësinor të erozionit në Shqipëri konfirmon se problemi nuk është më vetëm perceptim vizual apo alarm lokal, por fenomen i matshëm me të dhëna konkrete.

Sipas kërkimit, rreth 70% e territorit të vendit preket nga erozioni në forma të ndryshme, ndërsa vetëm 10% mbetet minimalisht i ndikuar. Studimi thekson se çdo vit rrjeti lumor shqiptar transporton mbi 60 milionë ton sedimente drejt Detit Adriatik. Në pamje të parë kjo mund të duket si proces natyror, por ekspertët paralajmërojnë se ndërhyrjet në lumenj, digat, devijimet dhe shfrytëzimi i inerteve kanë prishur ekuilibrin natyror.

Për ekspertin Jak Gjini, erozioni është një problem që po prek edhe vijën bregdetare në mënyrë agresive.

“Erozioni bregdetar ka arritur në përmasa pothuajse kritike dhe të pakthyeshme. Nuk flasim për teori, por për humbje të madhe territori.”

Ekspertët thonë se Shqipëria po humbet tokë dhe po e humbet shpejt.

Në shumë zona bregdetare, sipas studimit të Kucaj, Lushaj dhe Osmani, deti vazhdon të marrë tokë, ndërsa furnizimi me sedimente që dikur ushqente plazhet dhe deltën është dobësuar ndjeshëm.

Zona e Lezhës dhe ultësira perëndimore janë ndër hapësirat më të ekspozuara. Në stacionin monitorues të Kallmetit, që përfaqëson një territor nga Shkodra deri pranë Durrësit e Tiranës, parcelat pa mbulesë bimore humbën mesatarisht 32.4 ton tokë për hektar në vit. Në të njëjtën zonë, parcelat me livadhe shumëvjeçare humbën vetëm 9.96 ton.

“Shqipëria nuk është një vend i sheshtë. Ndërhyrjet në shpatet e pjerrëta, si shpyllëzimi, përshpejtojnë erozionin,” shpjegon Nika.

Gjini thekson se një nga faktorët kryesorë është ndërhyrja në lumenj.

“Ndërtimi i digave dhe ndryshimi i rrjedhës kanë ndërprerë furnizimin me sedimente. Bregdeti nuk ushqehet më natyrshëm.”

Kjo do të thotë se deti vazhdon të marrë tokë, por toka nuk ka më çfarë të “kthejë”.

Shëngjini, Tale, Patoku, Semani e deri në Vlorë, ky fenomen është i pranishëm.

Në zona si Shëngjini, Velipoja, Durrësi, Divjaka dhe Semani, vija bregdetare tërhiqet me ritme nga 0.5 deri në 2 metra në vit. Në disa segmente, humbjet janë edhe më të mëdha.

Sipas të dhënave nga eksperti Jak Gjini, vërejmë se nga grykëderdhja e Bunës deri te Mati humben mesatarisht 6.67 hektarë në vit. Vetëm në zonën Kune-Vain janë humbur mbi 362 hektarë tokë. Në disa dekada, deti ka avancuar deri në 400 metra në brendësi.

Pra, sipas këtyre të dhënave, nuk bëhet fjalë për një zonë të izoluar apo të caktuar, por për një proces që po prek të gjithë vijën bregdetare.

Ndërtimet, përshpejtim i katastrofës!

Teorikisht, Shqipëria ka kufizime, duke nisur nga planet urbane që parashikojnë që ndërtimet të mos afrohen më shumë se 200 metra nga vija e detit. Por nëse bën një shëtitje në Shëngjin e Durrës, ndërtimet janë vetëm 20 metra nga uji, ndërtime mbi rërë.

Si zakonisht, ligjet në vend ekzistojnë, por nuk zbatohen.

Për fat të keq, erozioni në Shqipëri nuk është vetëm produkt i natyrës. Ai është përshpejtuar nga një seri faktorësh njerëzorë, si për shembull:

Shpyllëzimi, që lë tokën të pambrojtur, për vite me radhë ka qenë një problem i vazhdueshëm. Më pas, një tjetër problem është ndërtimi pa planifikim, sidomos në bregdet.

Një nga problemet kryesore ka qenë ndërhyrja në lumenj dhe diga, që ndërpresin sedimentet dhe nuk lejojnë bregdetin të mbushet.

E së fundmi, alarmi më i madh, por që në vendin tonë përballet me indiferencë, janë ndryshimet klimatike, që rrisin intensitetin e reshjeve dhe stuhive.

“Ndryshimet klimatike nuk janë shkaku bazë, por një përshpejtues i një sistemi tashmë të dobësuar,” thotë Gjini.

Të gjitha këto shkaqe kanë edhe pasojat e tyre, që nuk lidhen vetëm me mjedisin, por edhe me ekonominë, bujqësinë e shumë sektorë të rëndësishëm.

Një nga humbjet më të dukshme është humbja e tokës pjellore, duke ulur prodhimin bujqësor, që është një nga sektorët kryesorë në vend.

Çdo vit rritet rreziku i përmbytjeve, dëmtohen zonat bujqësore, lagunat e fshatra të tërë.

Po ashtu, erozioni nuk kursen as turizmin bregdetar.

Nga ku duhet të mësojmë?

Shqipëria për momentin vetëm konstaton; ndërhyrjet dhe planifikimi mbeten ende të largëta.

Por vendet e BE-së kanë ndërtuar një sistem ku kanë marrë hapa konkretë për këtë fenomen.

Një nga masat parandaluese janë fondet që fermerët europianë përfitojnë nëse mbrojnë tokën; ata detyrohen të mbajnë mbulesë bimore.

Ndërkohë, European Environment Agency monitoron vazhdimisht ndryshimet e tokës dhe orienton politikat.

Në vende si Spanja dhe Italia janë zhvilluar programe masive ripyllëzimi, ndërsa Holanda ka ndërtuar sisteme të avancuara për mbrojtjen e bregdetit.

Ajo që është e dukshme është parandalimi, e jo ndërhyrjet pas dëmeve.

Në Shqipëri, sipas ekspertëve, problemi nuk është mungesa e njohurive.

“Duhet një qasje e integruar mes lumenjve dhe bregdetit,” thotë Gjini.

Ndërsa Nika thotë:

“Zgjidhjet kërkojnë kohë. Çdo veprim sot do të japë efekt pas 20 vitesh.”

Ekspertët ndahen në disa pikëpamje:

Jak Gjini propozon ndërhyrje si dallgëthyesit dhe rikthimin e dunave për mbrojtjen e zonave bregdetare. Ndërsa Olsi Nika është skeptik ndaj strukturave artificiale dhe mbështet pyllëzimin natyror.

Por të dy bien dakord për një pikë: duhet një strategji afatgjatë dhe e integruar.

Sot për erozionin nuk flitet shumë. Pasojat kanë nisur të jenë të dukshme, edhe pse humbjet janë pak e nga pak, vit pas viti.

Por, siç paralajmërojnë ekspertët, nëse vazhdon me këto ritme, Shqipëria nuk do të jetë më e njëjta hartë që njohim sot.

Sepse, ndryshe nga shumë probleme të tjera, kjo nuk është një çështje që ka zgjidhje të lehta apo të shpejta.

Toka që humbet sot kërkon shekuj për t’u rikthyer.

Por kur do ta kuptojmë këtë?

Agimi në Shëngjin nuk kërkon shumë, ai do që deti të mos i hyjë në shtëpi. Por kjo kërkesë e thjeshtë po bëhet gjithnjë e më e pamundur. Sepse ndërsa ai lufton me valët me thasë rëre, institucionet debatojnë nëse problemi ekziston./ Denada Jushi, acqj.al

Para

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do shitet!

Pas

Alarmi për bombë në qendrën tregtare në Tiranë, Policia: Nuk u gjet asgjë e dyshimtë

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.3k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.3k
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.