E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“E ndjej peshën e gabimit…” – Historia tronditëse e nënës që hodhi foshnjën në lum dhe mesazhi nga qelia

Korrieri nga Korrieri
30.04.2026
në Aktualitet, Slider
A A
“E ndjej peshën e gabimit…” – Historia tronditëse e nënës që hodhi foshnjën në lum dhe mesazhi nga qelia
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Çdo letër që vjen nga burgu nuk është thjesht një kërkesë, por një përballje e gjatë me një moment që nuk kthehet më pas.

Jemi koshient për veprat tona, e dimë që kemi gabuar shumë, por jemi penduar thellësisht dhe besojmë që e vuajmë çdo ditë.

Kjo është historia e Rudina Kishtës.

Një ditë që nis brenda një banese, por që shpejt kthehet në një seri ngjarjesh ku konflikti familjar, zjarri dhe një akt i rëndë ndaj dy vajzave të saj të mitura e kthyen në ditë tmerri…

Sipas dosjes, gjithçka nis me një debat me bashkëjetuesin e saj, i cili i kërkoi të largohej nga shtëpia. Kjo kërkesë çoi Rudinën të ndërmarrë një akt të rëndë duke djegur rrobat dhe banesën e bashkjetuesit, e cila u kthye në hi brenda pak orësh.

“Banesen ma ka djegur bashkejetuesja Rudina Kishte, sepse ajo tentoi njehere kur une isha aty. Shkaku që Rudina dogji shtëpinë ka qenë se, ajo donte që unë ta Çoja të merrte mamanë e saj dhe ta binte te banesa ime, por unë i thashë që me kismet mbase të Çoj në darkë.Ajo u merzit dhe i ka vënëzjarrin banesës, duke më djegur të gjitha orenditë shtëpiake. Banesa është djegur komplet dhe është bërë e pabanueshme”.

“Kur një shoqeri jeton në varfëri, nuk ka asgjë të ndryshme se një shoqëri që jeton në dhunë, se varfëria është mbi të gjitha mungesë mundësish, dhe shpesh herë njerëzit që jetojnë të privuar nga një mundësi shkojnë drejt një mëllëfi të brënshëm, një revolte të brëndshme. Por, kjo nuk do të thotë që ccdo i varfër të përfshihet në krim”, u shpreh  Entela Binjaku, sociologe.

“Gratë që kryjnë krime për shkak të presionit social janë një tjetër kategori. Përfshihen tek ajo kategori e shtresave të marshinalizuara, të cilat në mungesë të opurniteteve, në mungesë të mekanizmave që do fuqizonin pavarësinë e tyre emocionale ekonomike bien pre e një presioni dhe duke qenë se shoqëria nuk është mbështetëse as në mekanizmat fuqizuese as me mekanizmat që do amortizonin dhe do parandalonin sjellje kriminale tek këto gra.” u shpreh Almedia Xhaferri, psikologe

Pas zjarrit në banesë, Rudina kishta u largua bashkë me dy vajzat e saj të mitura. Në zonën pranë lumit Seman, një dëshmitar rastësor që po peshkonte përballet me një skenë që nuk ka asnjë lidhje me normalen, një nënë me dy fëmijë që tenton ti mbysë…

 “Ajo i futi vajzat në ujë dhe u përpoq t’ua mbante kokën nën ujë… unë hyra menjëherë për t’i shpëtuar…”

Por sipas dosjes, veprimet e nënës nuk ndalen as aty. Ajo tenton sërish t’u afrohet fëmijëve, duke krijuar një situatë kaotike, ku vetëm ndërhyrja e të pranishmëve dhe policisë e ndalon tragjedinë të përfundojë deri në fund…

“E pandehura ka ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta për të shkaktuar vdekjen e dy të miturave, të ndërprera vetëm nga ndërhyrja e personave të tretë…”

Sot, nga qelia ajo shpreh pendesë, por, një krim i tillë i ka dhënë një prej dënimeve më të rikuperueshme: atë të humbjes së lidhjes me më të shtrenjët, me fëmijët…Një lidhje që për shkak të tentativës së tmerrshme nuk mund të justifikohet më…

***

“E ndjej peshën e gabimit…” Historia rrënqethëse e nënës që hodhi foshnjën në lum dhe mesazhi nga qelia

Në burgun e Pojskës vuajnë dënimin dhjetëra gra. Secila prej tyre, përfaqëson një tragjedi të skalitur në dosjet hetimore dhe tronditjet fmailjare apo shoqërore që veprat e tyre kanë shkaktuar. Vepra të lidhura me histori që nuk nisin nga hiçi, por mbulohen deri në hapa finalë tragjikë. Në letrat që shprehin pendesë, mes rreshtave zbiulohet bota e brendshme e tyre brenda mureve të burgut…

Disa kanë reflektuar dhe janë përmirësuar, por disa fatkeqësisht janë rënduar psikologjikisht deri në çrregullime të shëndetit mendor.

Kjo është historia e Orjana Gremit…

Një nga ngjarjet më të rënda, ku dhimbja njerëzore përplaset drejtpërdrejt me përgjegjësinë penale. Një histori ku ajo që duhet të ishte fillim… kthehet në fund, dhe në vend të gëzimit mbetet një heshtje e rëndë.

Sipas dosjes dhe rrëfimit të saj, Orjana Gremi ndodhet në një gjendje të thellë tronditjeje emocionale menjëherë pas lindjes. Një moment ku mendimi dhe veprimi nuk ecin më bashkë, ku gjithçka ndodh pa kthjelltësi të plotë.

Në pak çaste që ndryshojnë një jetë përgjithmonë, ndodh edhe ngjarja që do të mbetej një nga më të rëndat e këtyre rrëfimeve.

“Më datë 04.01.2023, gjatë orëve të para të darkës, e pandehura, me dashje ka vrarë fëmijën e saj foshnjen të moshës katër ditëshe shtetasin E. G.. E pandehura ka marrë foshnjen e ka mbështjellë me një batanije, më pas e ka futur në një qese të madhe plasmasi, të cilës i ka mbyll grykën e më pas fosnjen e ka hedhur në ujrat e lumit Kir. Për shkak të mungesës së ajrit, pranisë së vazhdueshme të ujit dhe temperaturave të ulta foshnja ka ndërruar jetë”.

Ai që ishte gëzimi i madh i një familjeje dhe një nëne të re, kthehet në tragjedi. Fillimi i ri u shua shumë shpejt. Mbeti një heshtje e rëndë, një përballje me një fakt që nuk kthehej dot më pas.

E pandehuar ka qenë e përgjegjshme ka komanduar e kontrolluar veprimet e saj. Vrasjen e foshnjes që ajo kishte lindur nuk e ka bërë menjëherë pas lindjes, por 4 ditë më pas dhe pasi kishte kryer të gjitha procedurat ligjore si për registrimin e femijës ashtu dhe paisjen me çek për të tërheur parat që i takonin nga lindja e fëmijës.

“Ka një ndërthurje midis viktimës dhe autores, janë viktiama për një kohë të gjatë, por padiskutim në momentin që bëjnë një krim ato kanë vrarë. Mënyra se si i percepton shoqëria kur ato vrasin, sidomos familjet e tyre është kjo, ato braktisen…” u shpreh gazetarja, Anila Hoxha

“Kisha një bashkëpunim të mirë me punonjëset e policisë të cilat ishin në shërbim natën, dhe më rrëfenin që ka shumë gra që zgjohen natën sonambul, bërrtasin, ulërsasin, qajnë. Futemi i qetësojmë e na thonë “pash një ëndërr. Na u rikthye ankthi i vrasjes”. Pra, me pakfjalëkurrënuk do jeshiqetë pas njëvrasjeje…’ u shprehish-drejtoresha e burgut të grave, Xhoi Jakaj

Në rrëfimet nga burgu, Orjana nuk e mohon ngjarjen. E lidh me një moment emocional të pakontrolluar, me një gjendje të rënduar psikologjike.

Por, përballë dosjes, fakti mbetet i njëjtë: një akt me pasoja të pakthyeshme. Dhe si në shumë raste, koha nuk e fshin, vetëm e zhvendos nga gjykata në ndërgjegje.

Por, përtej krimeve dhe dosjeve, nga brenda qelive sot vjen një tjetër kërkesë, amnistia….

Në letër, një akt human, një mundësi e dytë. Por në Pojskë përjetohet ndryshe.

Sepse nga 447 të burgosur që përfitojnë lirim, vetëm 9 janë gra. Një statistikë në letër, por përjashtim në realitet.

E ndjejmë peshën e gabimit tonë, por duam një mundësi të dytë për të treguar që jemi rehabilituar dhe mund të jetojmë në komunitet, të kemi mundësi të bashkohemi fëmijëve të vegjël dhe familjarëve që po na presin. Çdokush e meriton një mundësi të dytë. Secila nga ne e ka nxjerrë mësimin e duhur.

Një kërkesë që nuk mohon krimin, por kërkon një shans përtej tij.

Jemi nëna me fëmijë që jetojnë vetëm për ta e presin çdo ditë një shpresë të vogël, një amnisti, një falje apo qoftë edhe një ulje të viteve të dënimit.

Mes ligjit që premton dhe realitetit që përjashton, hendeku bëhet i dukshëm. Për disa amnistia është liri, për disa pritje, për disa të tjera mbetet vetëm një fjalë.

Për ne një mundësi e dytë nënkupton një jetë të dytë. Ky është mesazhi që duam të përcjellim. Shteti duhet të mendojë ndonjëherë edhe për raste si këto. Amnistia e fundit e përgjithshme është bërë në 2016.

“Kjo ka hapur shumë diskutime se pse gratë nuk përfitojnë aq ndjeshëm, por ka argumente dhe justifikime të natyrës që përderisa gratë ndryshe nga burrat kur kryjnë krime makabër përfundojnë me burgim të përjtshëm, apo edhe kur janë bashkëautorë, partener apo i dashur i fshehtë kur është bashkëautor gjykata është shprehur me burgim të përjetshëm ndërsa për gruan 25-30 vjet”, u shpreh Anila Hoxha, gazetare

“Nuk e di sesi do tingëlloj në publik, por gratë që ishin më të vëmëndshme në aktivite, në të lexuar, kur lexonim libra, gra që nuk kishin arsimimi ne u lexonim, pra ata që kishin kryer krime ishin më të predispozuara për tu rehabilituar dhe unë këtë e lidh me brejtjen e ndërgjegjes”, u shpreh ish drejtoresha e burgut te grave, Xhoi Jakaj.

Para

Pse Samiti i NATO-s në Tiranë mund të jetë i fundit për aleancën

Pas

SPAK intensifikon hetimet ndaj Belinda Ballukut: Kush janë personat e kontrolluar dhe dyshimet për pasuri të fshehura

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.4k
Aksident tragjik në Vlorë/ Materialet e rënda zënë poshtë punonjësin, humb jetën

Aksident tragjik në Vlorë/ Materialet e rënda zënë poshtë punonjësin, humb jetën

06.10.2026
10.4k
BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.