E hënë, 14 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

52% taksa: pse Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon

Korrieri nga Korrieri
26.05.2026
në Aktualitet, Fokus, Investigim
A A
52% taksa: pse Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

“Bordi i transparencës ndryshon sërish çmimet”është fjalia që lexojmë dhe dëgjojmë tanimë prej kohësh, ndërsa nafta mbetet kryefjalë e ekonomisë globale.

Përpos diskutimeve për një kalim drejt energjive të rinovueshme, sërish nafta mbetet faktori kryesor që ndikon tregjet dhe stabilitetin ekonomik në çdo vend të botës.

Sipas një raporti monitorimi të kryer nga Ilir Brasha, ekspert i “Qëndresës Qytetare”, Shqipëria renditet në vendin e nëntë nga 195 shtete për çmimin e naftës më të shtrenjtë në botë, por e para në rajon.

Sipas Brashës, çmimi i lartë i naftës në vendin tonë lidhet me taksat.

“Më shumë se gjysma e një litri nafte është taksa. 52.4 % e totalit të çmimit”, shprehet Ilir Brasha.

Vendi i dytë me barrën më të lartë të taksave dhe tatimeve në një litër naftë është Greqia (45.8%) ndjekur nga Kroacia (45.7%), Serbia (452%), Kosova (39.7%), Bosnjë dhe Hercegovina (37%) Mali i Zi (34.1%) dhe Maqedonia e Veriut (26.6%).

“Shqipëria ka nivelin më të lartë të barrës fiskale në një litër nafte sepse qytetarët shqiptarë përveç akcizës që është 39.4 lekë për litër, paguajnë edhe 27 lekë për litër si taksë qarkullimi, 3 lekë për litër si taksë karboni si dhe në fund edhe TVSH 20% mbi vlerën totale”, thuhet në raport.

Ndërsa sipas raportit, ajo që bën diferencën është taksa e qarkullimit, që e bën Shqipërinë vendin me çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe jo vetëm.

“Në Europë, Shqipëria renditet si vendi i pestë me çmimin më të lartë të naftës, duke u renditur vetëm pas shteteve si Finlanda, Holanda, Zvicra dhe Danimarka”, thekson raporti.

Konsumi në rritje pavarësisht çmimeve

Megjithatë, raporti thekson se edhe pse çmimi i naftës është ndër më të shtrenjtit në botë, vendi ynë ka konsumuar më shumë naftë, duke e dyfishuar sasinë e importeve në 25 vite.

“Në vitin 2025, importet e naftës kanë arritur në 7,409 mijë tonë karburant, ose rreth 707 litra për një mjet në Shqipëri”, thuhet në raport.

Rritja lidhet kryesisht me shtimin e automjeteve në qarkullim, ndërsa një pjesë e vogël e tregut po fillon të orientohet drejt mjeteve elektrike.

Edhe pse sipas të dhënave të raportit, vetëm 7% e automjeteve të regjistruara për herë të parë në vitin 2025 ishin elektrike, duke lenë të kuptohet se tranzicioni energjetik është ende në fazat e para.

Mirëpo, nuk janë vetëm qytetarët që konsumojnë naftë. Nga analiza e kryer në transaksionet e thesarit, raporti vë në dukje se për vitin 2025 institucionet shtetërore kanë shpenzuar plot 3.63 miliardë lekë për karburant dhe vaj.

“Kjo shifër mund të përkthehen në mbi 18 mijë tonë naftë të konsumuar nga institucionet shtetërore”, thuhet në raport.

Përfituesi kryesor i barrës së lartë fiskale mbi naftën mbetet buxheti i shtetit.

“Përkatësisht në një përllogaritje të detajuar të vlerës totale fundore të krijuar si shkak i pagesës së taksave dhe tatimeve nga qytetarët shqiptarë mbi naftën rezulton që për vitin 2025, shqiptarët kanë paguar 73.6 miliard lekë ose sa 9.76% e totalit të të ardhurave të krijuara nga buxheti i shtetit”,thekson raporti, duke nxjerrë në pah varësinë që buxheti i shtetit ka nga taksat dhe tatimet e vendosura mbi naftën.

Përqendrimi i tregut

Sipas raportit “Kastrati” është kompania që ka përfituar më shumë nga të ardhurat nga Thesari i Shtetit.

“Duke përfituar rreth 55.3% të totalit të shpenzimeve të kryera për vitet 2022-2025 nga të gjitha institucionet buxhetore”, thuhet në raport. Ndërsa e dyta në renditje është Gega Group.

“Me rreth 6.9% të total shpenzimeve buxhetore për “Karburant dhe vaj”, thekson raporti.

Ndërsa përfituesi i tretë mbetet OLSI me rreth 5% të shpenzimeve buxhetore.

Megjithatë, sipas raportit edhe pse Kastrati mbetet përfituesi më i madh, marzhi i fitimit mbetet i ulët me vetëm 1.9%, ndërsa kompania Gega raporton për një marzh fitimi prej vetëm 0.3%.

Eksperti Ilir Brasha rekomandon përmes këtij raporti të rishikohet struktura e taksave dhe tatimeve mbi naftën si dhe të krijohet një pavarësi e buxhetit të shtetit nga taksat dhe tatimet që vijnë nga nafta.

Po ashtu, ngritja dhe funksionimi i rafinerive në Shqipëri janë me rëndësi, duke bërë që çmimi i naftës të mos importohet nga vendet e tjera.

Ndër rekomandimet e tjera është edhe përmirësimi i transportit publik.

“Transporti publik në gjendje të rënduar ka shtuar nevojën e qytetarëve për të përdorur mjetet e tyre në jetën e përditshme, ndërkohë që përmirësimi i transportit publik, ndërtimi i hekurudhave si dhe ndërtimi i tramvajeve apo mënyrave të tjera lehtësuese të transportit do të reduktonin kërkesën për naftë në vend, duke sjellë përmirësime të nevojshme për qytetarët shqiptarë”, përfundon raporti./Citizens.al

Para

Skandali me ndërtimet pa leje, prokuroria masa për biznesmenë, zyrtarë të IMT-së dhe police

Pas

Mesazhi i Ramës funksionoi: Elisa Spiropali harron qeverinë, përqafon Europën dhe rikthehet te servilizmi me fjalor integrimi

Nga Kategoria

Trafikanti shqiptar i shpëton burgut në Angli: E dashura ime vuan nga depresioni
Aktualitet

Trafikanti shqiptar i shpëton burgut në Angli: E dashura ime vuan nga depresioni

14.09.2026
10.3k
Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: I kërkova të na dëgjonte, më tha “dil jashtë”
Aktualitet

Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: I kërkova të na dëgjonte, më tha “dil jashtë”

14.09.2026
10.3k
Nis zyrtarisht viti shkollor 2025-2026/ Rreth 345 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës në të gjithë Shqipërinë 
Aktualitet

Kthimi në shkollë “kushton shtrenjtë”: Deri në 34 mijë lekë për një fëmijë, mbi 60 mijë për dy

14.09.2026
10.3k
“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri dhe…
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri dhe…

14.09.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Gjithë jetën ishte e qetë, në moshën 82-vjeçare u bë influencuese mode dhe tani e njohin në rrugë

Gjithë jetën ishte e qetë, në moshën 82-vjeçare u bë influencuese mode dhe tani e njohin në rrugë

10.09.2026
10.4k
Rregullorja e re e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Do kërkojmë shfuqizimin!

Rregullorja e re e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Do kërkojmë shfuqizimin!

14.09.2026
10.3k
Prostitucion me “rezervim” online në Tiranë, arrestohen tre vajza të huaja!

Prostitucion me “rezervim” online në Tiranë, arrestohen tre vajza të huaja!

11.09.2026
10.4k
Përgjimi/ Izraeliti Ron Yeffet: Qeveria shqiptare më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija

Përgjimi/ Izraeliti Ron Yeffet: Qeveria shqiptare më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija

08.09.2026
10.4k
Përplasje në Shkodër, një i vrarë dhe dy të plagosur

Përplasje në Shkodër, një i vrarë dhe dy të plagosur

08.09.2026
10.4k
Rama si trajner basketbolli, nxjerr Lamallarin nga fusha dhe fut Ervin Demon: Ndryshon ministri i Brendshëm

Rama si trajner basketbolli, nxjerr Lamallarin nga fusha dhe fut Ervin Demon: Ndryshon ministri i Brendshëm

11.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

08.09.2026
10.4k
Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

09.09.2026
10.4k
Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

10.09.2026
10.4k
SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

11.09.2026
10.4k
Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

11.09.2026
10.4k
“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

10.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.