E hënë, 14 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Raporti/ ILD mori mijëra ankesa qytetare në 2025, por vetëm 8 magjistratë u proceduan!

Korrieri nga Korrieri
26.05.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Raporti/ ILD mori mijëra ankesa qytetare në 2025, por vetëm 8 magjistratë u proceduan!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Raporti vjetor i veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për vitin 2025, paraqet një tablo komplekse të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

ILD pretendon se ka kaluar nga faza e konsolidimit drejt një “maturimi institucional”, duke u fokusuar te cilësia e inspektimeve dhe integriteti i magjistratëve.

Siç thuhet në dokument, kjo qasje synon jo vetëm kontrollin, por “ngritjen e standardit të shërbimit dhe forcimin e besimit të qytetarëve te drejtësia”.

Paradoksi i shifrave

Gjetja më goditëse e raportit është hendeku i madh mes pretendimeve të qytetarëve dhe masave disiplinore përfundimtare. Gjatë vitit 2025, ILD u përball me një volum rekord: 3,272 ankesa ishin objekt shqyrtimi (përfshirë ato të mbartura), nga të cilat 1,792 ishin ankesa të reja.

Raporti e interpreton këtë fluks si shenjë pozitive, duke theksuar se: “Ky trend progresiv, në krahasim me vitin paraardhës, dëshmon rritjen e besimit të publikut tek roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”.

Megjithatë, kur vjen puna te procedimet, numrat tkurren ndjeshëm. Nga mbi 1,600 ankesa të trajtuara, vetëm 12 hetime disiplinore u nisën dhe vetëm 8 procedime disiplinore u propozuan pranë Këshillave.

Kjo diferencë shpjegohet me faktin se një pjesë dërrmuese e ankesave arkivohen (1,211 pas shqyrtimit fillestar) sepse nuk plotësojnë kriteret ligjore ose lidhen me vendimmarrje gjyqësore që nuk mund të inspektohen.

Raporti sqaron: “Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar fillimin e procedimit disiplinor për 8 magjistratë, për 3 magjistratë kërkesat për procedim janë paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe për 5 magjistratë kërkesat për procedim janë paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë“.

Zvarritja e gjyqeve

Shqetësimi kryesor i shqiptarëve mbetet vonesa e pafundme e proceseve. 33% e ankesave të trajtuara lidhen me zvarritje të gjykimit dhe hetimit.

Situata është veçanërisht kritike në Tiranë, ku Gjykata e Shkallës së Parë mban peshën e 41.3% të totalit të çështjeve në rang vendi.

Raporti vë në dukje se: “Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vitin 2024 vijon të mbajë peshën kryesore në ngarkesën totale të sistemit me 53,112 çështje”. ILD ka konstatuar vonesa në arsyetimin e vendimeve që kalojnë çdo afat logjik, duke dëmtuar imazhin e drejtësisë, sepse “tejkalimi i afateve logjike është thuajse i barabartë me mungesën e drejtësisë“.

Mungesa e Inspektorëve 

Pavarësisht kërkesave në rritje, ILD vetë vuan nga mungesa e personelit. Gjatë vitit 2025, institucioni kishte 10 vende vakante për pozicionin “inspektor”.

Rekrutimi i magjistratëve mbetet një sfidë, pasi shumë nuk shfaqin interes për shkak të kritereve strikte të vjetërsisë, çka solli edhe nevojën për ndryshime ligjore.

Raporti specifikon: “Për vitin 2025 organika e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, vijon të jetë e paplotësuar me 10 vende në pozicionin ‘inspektor'”.

Ky raport 2025 dëshmon se, ndonëse ILD ka forcuar mekanizmat e tij, “makineria” e llogaridhënies në drejtësi ende punon me ritme që nuk përputhen me pritshmëritë dhe volumin e ankesave të qytetarëve, të cilët mbeten të ekspozuar ndaj vonesave sistematike dhe mbingarkesës së gjykatave./vna

Para

U përplas për vdekje nga regjisori Petri Bozo, 7-vjeçari përcillet mes lotësh e dhimbjes për në banesën e fundit!

Pas

Prokuroria e Tiranës kërkon sqarime për zhbllokimin e “Sori-al” pas helmimit të 56 studentëve

Nga Kategoria

Trafikanti shqiptar i shpëton burgut në Angli: E dashura ime vuan nga depresioni
Aktualitet

Trafikanti shqiptar i shpëton burgut në Angli: E dashura ime vuan nga depresioni

14.09.2026
10.3k
Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: I kërkova të na dëgjonte, më tha “dil jashtë”
Aktualitet

Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: I kërkova të na dëgjonte, më tha “dil jashtë”

14.09.2026
10.3k
Nis zyrtarisht viti shkollor 2025-2026/ Rreth 345 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës në të gjithë Shqipërinë 
Aktualitet

Kthimi në shkollë “kushton shtrenjtë”: Deri në 34 mijë lekë për një fëmijë, mbi 60 mijë për dy

14.09.2026
10.3k
“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri dhe…
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri dhe…

14.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

11.09.2026
10.4k
E lidhën, e qëlluan dhe e hodhën në lumë – Detajet e ekzekutimit mafioz të 35-vjeçarit shqiptar në Itali

E lidhën, e qëlluan dhe e hodhën në lumë – Detajet e ekzekutimit mafioz të 35-vjeçarit shqiptar në Itali

10.09.2026
10.4k
PËRGJIME 3 orë në Monako/ Ahmetaj: Ron Yeffet, trafik armësh nga Shqipëria. Skema kriminale ‘KAYO’, kush është “Ermal raketa”

PËRGJIME 3 orë në Monako/ Ahmetaj: Ron Yeffet, trafik armësh nga Shqipëria. Skema kriminale ‘KAYO’, kush është “Ermal raketa”

08.09.2026
10.4k
Anija-spital e fundosur në Vlorë në 1941 kthehet në “qytet” nënujor/ Studimi i ri zbulon fokën e rrallë dhe peshkun grabitqar që po pushton Adriatikun

Anija-spital e fundosur në Vlorë në 1941 kthehet në “qytet” nënujor/ Studimi i ri zbulon fokën e rrallë dhe peshkun grabitqar që po pushton Adriatikun

09.09.2026
10.4k
Rama jep lajmin: Do të pajisim 4 mijë çifte të reja me çelës shtëpie!

Rama jep lajmin: Do të pajisim 4 mijë çifte të reja me çelës shtëpie!

10.09.2026
10.4k
Vilat në Dhërmi dhe Palasë, gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Vilat në Dhërmi dhe Palasë, gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

12.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

08.09.2026
10.4k
Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

09.09.2026
10.4k
Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

10.09.2026
10.4k
SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

11.09.2026
10.4k
“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

10.09.2026
10.4k
Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

11.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.