E shtunë, 19 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Pse na zhgënjeve ne që të besuam?” Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Korrieri nga Korrieri
06.06.2026
në Aktualitet
A A
“Pse na zhgënjeve ne që të besuam?” Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Regjisori, aktori dhe producenti Mevlan Shanaj i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku shpreh zhgënjimin për rrugëtimin e tij politik dhe mënyrën se si, sipas tij, pushteti ka ndryshuar raportin e Ramës me besimin publik.

Në letrën me titull “Requiem për një besim”, Shanaj kujton njohjen me Ramën në fillim të viteve ’90, angazhimin e tij në lëvizjen studentore dhe qëndrimet e forta publike kundër regjimit komunist.

Ai shkruan se e ka njohur Ramën si një njeri që e vlerësonte lirinë dhe që dukej se kishte më shumë frikë nga pushteti sesa etje për të. Sipas Shanajt, pikërisht kjo ishte arsyeja pse shumë njerëz e mbështetën në rrugëtimin e tij politik.

“Të pashë edhe kur pranove të bëheshe ministër. Më kujtohet shqetësimi yt i asaj kohe. Më kujtohet kur, i mbyllur në dhomë, i mbingarkuar nga përgjegjësia, më the: ‘Si pranova të bëhem ministër? Ku e bëj dot unë këtë punë?’ Dhe pikërisht atë njeri besuam. Nuk besuam vetëm artistin. Besuam njeriun që dukej se kishte frikë nga pushteti më shumë sesa etje për të”, shkruan Shanaj.

Në letrën e tij, ai thotë se mes Ramës që ka njohur dikur dhe Ramës që sheh sot ekziston një distancë e madhe, e cila e bën të reflektojë mbi besimin e dhënë.

Shanaj kujton edhe momentet e para të angazhimit publik të Ramës, kthimin e tij nga Korfuzi në dhjetorin e vitit 1990 dhe pjesëmarrjen në lëvizjen studentore, të cilën ai e cilëson si “Meka e Lirisë shqiptare”.

Ai përmend edhe një episod nga mitingu i madh para stadiumit “Qemal Stafa”, ku Rama mbajti një nga fjalimet më të forta të kohës kundër regjimit komunist.

“Dhe në fund the fjalinë që atëherë bëri bujë: ‘Na skuqi si rusë, na zverdhi si kinezë, na nxiu si shqiptarë. Enver Hitler’. Ishte një nga deklaratat më të forta që ishin dëgjuar deri në atë moment”, shkruan Shanaj.

Sipas tij, ai radikalizëm i Ramës në atë kohë ishte radikalizmi i një njeriu që kërkonte ndryshim.

Por Shanaj thotë se, me kalimin e viteve dhe ngjitjen e Ramës në majat e politikës, besimi i dikurshëm është lëkundur. Ai përmend akuzat për korrupsion ndaj ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të lartë të qeverisjes, duke theksuar se këto kanë krijuar një krizë të rëndë besimi në publik.

“Kur më pas u ngjite në majat e politikës shqiptare, të mbështeta. Kam menduar dhe kam thënë se Shqipëria kishte nevojë për më shumë emancipim, për më shumë liri shpirtërore dhe qytetare, sesa për moralizma provinciale. Por vitet kaluan. Dhe bashkë me to u grumbulluan akuza për korrupsion ndaj ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të lartë të qeverisjes suaj”, shkruan ai.

Shanaj shton se dy zëvendëskryeministra janë kthyer në simbol të një krize të rëndë besimi dhe se është krijuar përshtypja se pushteti është bërë gjithnjë e më i mbyllur në vetvete.

“U krijua përshtypja se pushteti po bëhej gjithnjë e më i mbyllur në vetvete dhe se mbrojtja politike shpesh ishte më e fortë se përgjegjësia publike”, vijon letra.

Ai pranon se disa nga perceptimet publike mund të jenë të drejta dhe disa të tjera jo, por thekson se vetë ekzistenca e tyre është tashmë një fakt politik.

“Ndoshta disa prej këtyre perceptimeve janë të drejta, ndoshta disa jo. Por një gjë është e sigurt: ato ekzistojnë. Dhe kur një perceptim pushton mendjen e një pjese të madhe të shoqërisë, ai bëhet realitet politik. Mjafton të shohësh zemërimin, mosbesimin dhe reagimin publik për ta kuptuar”, shkruan Shanaj.

Në fund, ai thekson se letra nuk është një aktakuzë politike, por një shprehje zhgënjimi nga një njeri që dikur e ka njohur dhe mbështetur Ramën.

“Prandaj sot nuk po shkruaj një aktakuzë politike. Po shkruaj një requiem për një besim. Sepse të kam njohur kur nuk të linin të flisje. Të kam njohur kur dyshoje nëse mund të mbaje mbi supe peshën e një detyre. Të kam njohur kur liria të dukej më e rëndësishme se pushteti”, përfundon Shanaj.

Para

Momenti kur Dorian Kasa i vë thikën në fyt policit të Rrugores në Tiranë! (Video)

Pas

Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Nga Kategoria

Qeveria “shpërblen” sërish Bashkim Ulajn – Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni mori leje për resort në Jalë!
Aktualitet

Qeveria “shpërblen” sërish Bashkim Ulajn – Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni mori leje për resort në Jalë!

19.09.2026
10.3k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Aktualitet

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.3k
Aksident me vdekje në aksin “Fier-Seman”, shoferi 20 vjeçar braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
Aktualitet

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për dy mjekët

19.09.2026
10.3k
Hajdutët marrin 30 mijë euro, i vjedhin edhe lejen e qëndrimit – Grabitet shtëpia e kardinalit shqiptar në Firence, po takohej me mbretin Charles
Aktualitet

Hajdutët marrin 30 mijë euro, i vjedhin edhe lejen e qëndrimit – Grabitet shtëpia e kardinalit shqiptar në Firence, po takohej me mbretin Charles

19.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qeveria “shpërblen” sërish Bashkim Ulajn – Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni mori leje për resort në Jalë!

Qeveria “shpërblen” sërish Bashkim Ulajn – Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni mori leje për resort në Jalë!

19.09.2026
10.3k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Erion Veliaj kërkon sot lirinë dhe nisjen e hakmarrjes ndaj Edi Ramës

15.09.2026
10.4k
“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë

“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë

15.09.2026
10.4k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

15.09.2026
10.4k
A janë paracaktuar tenderat 18 milionë euro për Check Up-in për Vilma Nushin?!

A janë paracaktuar tenderat 18 milionë euro për Check Up-in për Vilma Nushin?!

16.09.2026
10.4k
Rama dhe Gregu marrin “bekimin” në Malin Athos, gati për trashëgimin e pushtetit?

Rama dhe Gregu marrin “bekimin” në Malin Athos, gati për trashëgimin e pushtetit?

18.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Ika në Gjermani pas vrasjes”, gruaja e Franc Konomit: Hotelin ia mori vëllai dhe ia shiti, edhe makinën ku dha shpirt

“Ika në Gjermani pas vrasjes”, gruaja e Franc Konomit: Hotelin ia mori vëllai dhe ia shiti, edhe makinën ku dha shpirt

14.09.2026
10.5k
Vrasja e Franc Konomit, i biri: Kanë dashur të më vrasin edhe mua dy herë

Vrasja e Franc Konomit, i biri: Kanë dashur të më vrasin edhe mua dy herë

14.09.2026
10.5k
Oligarku Samir Mane paraqitet në SPAK , kokaina e grupit Koçeku dhe toka në Palasë apo dosja Balluku ?

Oligarku Samir Mane paraqitet në SPAK , kokaina e grupit Koçeku dhe toka në Palasë apo dosja Balluku ?

16.09.2026
10.4k
Incident në avionin ku po udhëtonte Edi Rama, momenti kur kryeministri “dorëzon” te policia italiane shqiptarin që e fyeu (VIDEO)

Incident në avionin ku po udhëtonte Edi Rama, momenti kur kryeministri “dorëzon” te policia italiane shqiptarin që e fyeu (VIDEO)

15.09.2026
10.4k
“O psikopat…!”/ Redi Muçi e komplimenton për look-un e ri, shihni reagimin e Zegjine Çaushit (VIDEO)

“O psikopat…!”/ Redi Muçi e komplimenton për look-un e ri, shihni reagimin e Zegjine Çaushit (VIDEO)

17.09.2026
10.4k
Autoritetet greke në “gjueti” të famëkeqit shqiptar, Alket Rizai!

Autoritetet greke në “gjueti” të famëkeqit shqiptar, Alket Rizai!

14.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.