E shtunë, 19 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Raportimet e mediave të huaja për çështjen e Zvërnecit, Rama: Nuk e kanë me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

Korrieri nga Korrieri
08.06.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Raportimet e mediave të huaja për çështjen e Zvërnecit, Rama: Nuk e kanë me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kreyministri Edi Rama në podcastin e tij ‘Flasim’, ka komentuar edhe artikujt e mediave ndërkombëtare lidhur me protestat në Shqipëri, kundër ndërtimit të projektit në Zvërnec. Rama u shpreh se mediat e huaja raportojnë për axhendat e tyre dhe jo për mjedisin e Shqipërisë, ku sipas tij disa e kanë me Izraelin, të tjerë sepse janë kundër Amerikës dhe presidentit Donald Trump dhe e treta sepse janë konkurrentë dhe kundër projekteve në vendin tonë.

Edi Rama: Dhe, ndërkohë, kam edhe diçka tjetër për të shtuar lidhur me atë që po ndodh. Kini parasysh një gjë: gjithë kjo lukuni e madhe videosh dhe gjithë këta gazetarë, gjithë këta lloj-lloj ndërkombëtarësh në media që papritur u bënë të interesuar për Shqipërinë, për mjedisin, për zogjtë e Shqipërisë, nuk e kanë fare me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë. E kanë secili për agjendën e vet në vendet ku janë.

Disa e kanë me Izraelin, që u fut kot fare në këtë mes. Ndërkohë që investitorët kryesorë janë dy vëllezër myslimanë të famshëm në Lindjen e Mesme për sukseset dhe investimet e tyre dhe që vijnë nga Katari, një vend që s’ka as marrëdhënie me Izraelin. Disa të tjerë e kanë kundër atij në Amerikë, presidentit të Amerikës, të cilin gjysma e duan, gjysma e urrejnë dhe ndaj të cilit mediat dhe të gjitha sistemet online turren për çdo gjë.

Disa të tjerë e kanë sepse nuk duan që Shqipëria ta ketë këtë projekt. Janë konkurrentë, normal! Të vijnë 4 miliardë në Shqipëri dhe, me këto emra, Shqipëria bëhet një pikë referimi si asnjëherë më parë dhe si asnjëherë më pas, në rast se ne e humbim këtë mundësi.

Po, ndërkohë, mos harroni që ka një mundësi shumë të madhe që gjithë këto rrëmuja që dalin nëpër media, nëpër rrjete online, ndryshe nga çfarë është realiteti këtu, që ka një turmë në bulevard, një turmë shumë biodiverse, që nga të marrët që fusin rrethin katror dhe pastaj e quajnë rrethin katror, te lloj-lloj personazhesh që kërkojnë “like” dhe që jetojnë me “like”. Influencera që fitojnë paratë e dynjasë përmes rrjeteve sociale dhe s’paguajnë një kokërr leku, një kokërr leku taksë.

Të tjerë që janë delirantë, me flamurin të lidhur këtu në fyt dhe që e vënë qeleshen si një certifikatë pastërtie patriotike; të tjerë që janë realisht të shqetësuar, vajza dhe djem që duan të shfryjnë pakënaqësitë e tyre etj. Është një turmë normale, s’ka asnjë problem.

Para

“Policia qëlloi e para”, nëna e autorit që ekzekutoi efektivin Enea Mekolli: Më vjen keq, edhe djali im të kishte vdekur!

Pas

“S’kam lidhje me drogën!”/ Burg për Violand Braçellarin, “kyç” gojën për vrasjen e policit Enea Mekolli

Nga Kategoria

Qeveria “shpërblen” sërish Bashkim Ulajn – Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni mori leje për resort në Jalë!
Aktualitet

Qeveria “shpërblen” sërish Bashkim Ulajn – Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni mori leje për resort në Jalë!

19.09.2026
10.3k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Aktualitet

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.3k
Aksident me vdekje në aksin “Fier-Seman”, shoferi 20 vjeçar braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
Aktualitet

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për dy mjekët

19.09.2026
10.3k
Hajdutët marrin 30 mijë euro, i vjedhin edhe lejen e qëndrimit – Grabitet shtëpia e kardinalit shqiptar në Firence, po takohej me mbretin Charles
Aktualitet

Hajdutët marrin 30 mijë euro, i vjedhin edhe lejen e qëndrimit – Grabitet shtëpia e kardinalit shqiptar në Firence, po takohej me mbretin Charles

19.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rasti i Ante Gotovinas, si shpresë për krerët e UÇK – Si u shpall i pafajshën në Apel gjenerali kroat, pasi u dënua nga Haga

Rasti i Ante Gotovinas, si shpresë për krerët e UÇK – Si u shpall i pafajshën në Apel gjenerali kroat, pasi u dënua nga Haga

16.09.2026
10.4k
“Varshava zhduket brenda 2-3 ditëve” – Këshilltari i Putin kërcënon Poloninë

“Varshava zhduket brenda 2-3 ditëve” – Këshilltari i Putin kërcënon Poloninë

15.09.2026
10.4k
Wesley Clark pas dënimit të Thaçit: I shokuar nga vendimi, nuk pashë prova për krime lufte

Wesley Clark pas dënimit të Thaçit: I shokuar nga vendimi, nuk pashë prova për krime lufte

17.09.2026
10.4k
Pse përherë Samir Mane? Nga vila e Ballukut te paratë e kokainës, “Green Coast” del sërish në dosjet e SPAK

Pse përherë Samir Mane? Nga vila e Ballukut te paratë e kokainës, “Green Coast” del sërish në dosjet e SPAK

17.09.2026
10.4k
“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë

“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë

15.09.2026
10.4k
Pas arrestimit të Veliajt, futet “në krizë” kompania e vëllait. Fitimet e “Gogel” ulen me 60%

Pas arrestimit të Veliajt, futet “në krizë” kompania e vëllait. Fitimet e “Gogel” ulen me 60%

16.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Ika në Gjermani pas vrasjes”, gruaja e Franc Konomit: Hotelin ia mori vëllai dhe ia shiti, edhe makinën ku dha shpirt

“Ika në Gjermani pas vrasjes”, gruaja e Franc Konomit: Hotelin ia mori vëllai dhe ia shiti, edhe makinën ku dha shpirt

14.09.2026
10.5k
Vrasja e Franc Konomit, i biri: Kanë dashur të më vrasin edhe mua dy herë

Vrasja e Franc Konomit, i biri: Kanë dashur të më vrasin edhe mua dy herë

14.09.2026
10.5k
Oligarku Samir Mane paraqitet në SPAK , kokaina e grupit Koçeku dhe toka në Palasë apo dosja Balluku ?

Oligarku Samir Mane paraqitet në SPAK , kokaina e grupit Koçeku dhe toka në Palasë apo dosja Balluku ?

16.09.2026
10.4k
Incident në avionin ku po udhëtonte Edi Rama, momenti kur kryeministri “dorëzon” te policia italiane shqiptarin që e fyeu (VIDEO)

Incident në avionin ku po udhëtonte Edi Rama, momenti kur kryeministri “dorëzon” te policia italiane shqiptarin që e fyeu (VIDEO)

15.09.2026
10.4k
“O psikopat…!”/ Redi Muçi e komplimenton për look-un e ri, shihni reagimin e Zegjine Çaushit (VIDEO)

“O psikopat…!”/ Redi Muçi e komplimenton për look-un e ri, shihni reagimin e Zegjine Çaushit (VIDEO)

17.09.2026
10.4k
Autoritetet greke në “gjueti” të famëkeqit shqiptar, Alket Rizai!

Autoritetet greke në “gjueti” të famëkeqit shqiptar, Alket Rizai!

14.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.