E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Policia qëlloi e para”, nëna e autorit që ekzekutoi efektivin Enea Mekolli: Më vjen keq, edhe djali im të kishte vdekur!

Korrieri nga Korrieri
08.06.2026
në Aktualitet, Slider
A A
“Policia qëlloi e para”, nëna e autorit që ekzekutoi efektivin Enea Mekolli: Më vjen keq, edhe djali im të kishte vdekur!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nëna e Violand Braçellarit, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli,  ka thyer heshtjen për herë të parë pas ngjarjes së rëndë të 4 qershorit në zonën e Bodës.

Berdane Braçellari deklaron se djali i saj nuk jetonte me të, pasi ishte i dënuar për 10 vjet dhe jetonte “në mal”, dhe shkonte  rrallë në shtëpi për të ngrënë. Për akuzat për drogë, ajo deklaroi se në shtëpi i gjetën dy gramë dhe më pas ia bënë “10 gramë”, dhe shtoi se hashashi nuk ishte në shtëpinë e saj por “në banesë të braktisur”. Për pyetjen nëse shteti u kishte ndihmuar me fonde, ajo pranoi se kishin përfituar mbështetje për blegtori, por kundërshtoi pretendimet për lidhje me drogën.

Në reagimin e saj lidhur me vdekjen e efektivit, ajo shprehu keqardhje dhe tha se do të ishte e trishtuar edhe sikur të vdiste i biri. Nëna e autorit theksoi se as djali dhe as polici nuk kanë faj, duke argumentuar se polici duhet ta kishte urdhëruar të ndalte. Braçellari pretendon se djali i saj nuk ka qëlluar i pari ndaj forcave te policise. Ajo tha se kishte tentuar shumë herë ta bindte djalin të dorëzohej, por ai nuk pranoi për shkak të dënimit prej 10 vjetësh për dy gramë hashash. Po ashtu mohoi se Violandi kishte qenë bashkëpunëtor i policisë, duke theksuar se ai ishte kontrolluar shpesh nga forcat policore.

Biseda:

Pyetje – “Ju thoni se djali juaj nuk qëlloi i pari mbi policinë?”

“Polici i ra me parë, pastaj qëlloi djali im. Policia nuk tha as dorëzohuni, as që ishin polic. Violandi ishte fshehur në cep dhe kaloi lart”

Pyetje – “Sa kohë kishte Violandi që rrinte me ju?”

“Violandi me mua jo se rrinte, ishte i dënuar 10 vite. Nuk me rrinte këtu mua, vinte thjesht ndonjëherë të hante bukë. Jetonte në mal, vetëm në mal. Asnjëherë nuk shkonte në fshat apo qytet. Kjo situatë ka 8 vite kështu. Për 10 gram hashash, dy gramë i gjetën në shtëpi, pastaj ja bene 10 gramë “

Pyetje – A ka kultivuar djali juaj këtu ndonjëherë hashash?

“Asnjëherë, në Vlorë punuam me ndërtim, merrnin lek, bëmë 30 dhi rrace dhe i sollëm ketu në Lozhan”

Pyetje – A është e vërtetë që shteti u ka ndihmuar me fonde?

“Kemi marrë. Jo se më ka ndihmuar por i ka rregulla shteti këtu se unë e kam blegtorinë. Jo thotë Artan Hoxha farë Hashashi etj, ja shikoni shtëpinë. Çfarë nuk kemi dëgjuar. “

Pyetje – Si ndiheni ju si nënë, një punonjës policie ndërroi jetë

“Më vjen shumë keq, edhe djali im të kishte vdekur. Nuk ka faj as djali im as polici. Se dhe polici i urdhëruar është. Ai të bënte këtë gjë, të thoshte; ‘Ndal”. Nuk do ishte situata e këtillë. “

Pyetje – A ka patur raste kur ka ardhur me pare policia dhe Renea për të kapur Violandin?

“Disa herë. Nuk bënë këtë që bënë këta. Jo se ka qenë shumë herë, një rast pata. “

Pyetje – Çfarë mesazhi keni për familjen e policit të rënë?

“Më vjen shumë keq, zere sikur me vdiq djali im. Me vjen keq e për të, as nuk i njoh, as nënën as babanë, as djalin. Me vjen shume keq. Jam me ata. Me dhimbset e ai djalë. Nuk e njoh e nuk me njeh. Detyra e tij.”

Pyetje – Do e takosh Violandin?

“Do e takoj se e kam djalë. Me dhimbset. Kam gjithë këto vite me të”

Pyetje – Si ka mundësi që mbante armë, a e dinit ju? I rrezikohen jeta vetëm nga policia apo e të tjerë?

“Nuk e dija që kishte armë. Nuk e kisha parë asnjëherë me armë. Nuk ka djali ti thotë nënës mbaj armë”

Pyetje – A ke tentuar ndonjëherë t’i mbushesh mendjen te dorëzohet?

“Shumë herë. Vetëm i vinte inat, thoshte të dënohem 10 vite për dy gramë hashash, nuk shkel në polici. Hashashi nuk u gjet në shtëpinë time apo në makinën time por në banesë të braktisur.”

Pyetje – Ka patur fjalë se Violandi ka shpëtuar këto vite sepse bashkëpunonte me policinë.

“Çfarë thua? Ata e kishin halë në sy. Halë në sy, çdo vend kontroll, nga të katra anët, kudo që dilte djali do bënin kontroll makinat e çfarë kishte me vete. “

Pyetje – Një ditë para ngjarjes, a iku bariu juaj nga puna?

“Ka ikur sepse e kemi bërë me llaf që do merrte 1 milion lek rrogën po te rrinte mbi një vit. Ai ndenji 10 ditë dhe kërkonte 33 mijë lek ditën. Kaq lek ke, i thashë. Ishte shumë mashtrues.”

Pyetje – Ju besoni që Violandi nuk ka lidhje me lëndët narkotike? Flitet me bariun ka patur bashkëpunim

“Çfarë nuk thonë. Nuk bëhet fjalë ta lajmëronte ai policinë, ai 10 ndenji. Kur u bë lenda narkotike, kur u shit për 10 ditë? “

Efektivi Enea Mekolli, humbi jetën gjatë një operacioni policor të ndodhur një ditë më parë 4 qershor, për kapjen e një personi në kërkim ka ndodhur një përplasje me armë zjarri. Strukturat e policisë kishin lokalizuar një person në kërkim, Violand Braçellari, 43-vjeç, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. 43-vjeçari ishte i fshehur në një stan dhe ka refuzuar thirrjet e policisë për t’u dorëzuar. Në momentin e ndërhyrjes, ai ka hapur zjarr në drejtim të efektivëve, duke shkaktuar vdekjen e Mekollit dhe plagosjen e Edison Adrit. Gjatë kundërpërgjigjes së policisë për neutralizimin e autorit, edhe vetë Braçellari ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt Traumës në Tiranë.

Para

Pas tre ditësh në gjendje kritike, efektivi Edison Adri del nga koma!

Pas

Raportimet e mediave të huaja për çështjen e Zvërnecit, Rama: Nuk e kanë me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

14.11.2026
10.4k
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s/ Kush është Alice Huang, gruaja në qendër të spiunazhit SHBA-Kinë

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s/ Kush është Alice Huang, gruaja në qendër të spiunazhit SHBA-Kinë

11.11.2026
10.4k
U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

11.11.2026
10.4k
Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

14.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.