E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Dosja e panjohur/ Violand Braçellari keqtrajtoi kushëririn, por pse u tërhoq ai nga denoncimi?

Korrieri nga Korrieri
10.06.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Dosja e panjohur/ Violand Braçellari keqtrajtoi kushëririn, por pse u tërhoq ai nga denoncimi?
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Violand Braçellari u dënua dy herë për kultivim kanabisi, përkatësisht me 10 dhe 5 vite burg, por ato janë vetëm ajo çfarë dihet deri më sot nga veprimtaria e tij e rëndë kriminale.

Pasi iu shmang drejtësisë, pavarësisht se mbetej në kërkim, aktiviteti i tij u zgjerua. Ai krijoi bazën e tij duke zgjeruar stanin në malin e Bodes. Emri i tij rishfaqet në kartelat e policisë në vitin 2019, kur plagosi kushëririn e tij, Gani Braçellari, teksa u përleshën mes tyre. Ngjarja ndodhi më 26 prill 2019, ndërsa procedimi u regjistrua më 5 qershor.

Arsyeja e sherrit është banale, por veprimet e vrasësit tregojnë shumë për karakterin e tij të dhunshëm dhe rrezikshmërinë që paraqiste si person.

“Berdane Braçellari, nëna e Violandit, ka hapur derën e haurit me qëllim nxjerrjen e viçave në kullotë. Në atë kohë, shtetasi Gani Braçellari ka qenë duke nxjerrë rakinë në oborrin e shtëpisë së tij.”

Në atë kohë, bagëtitë e Berdanes kanë hyrë në oborrin e kushëririt dhe kanë shkelur zorrën e ujit. Këtu ka nisur debati ndërmjet tyre. Në atë moment ka mbërritur Violandi, i cili e ka goditur Ganiun me shkop në kurriz dhe në këmbë.

Nga rezultatet ka dalë se Gani Braçellarit, pas goditjeve të marra, i janë shkaktuar shembje në shpinë, në kofshën e majtë, hematoma në të dy anët e shpinës, si dhe në krah. Pavarësisht ngjarjes dhe pranisë së Violandit në atë zonë, nuk është bërë e mundur gjetja dhe arrestimi i tij.

Pas mbylljes së hetimeve dhe kalimit të dosjes në seancë paraprake në gjykatë, Gani Braçellari, më 25 nëntor 2019, deklaroi para trupit gjykues se e kishte falur kushëririn e tij dhe nuk dëshironte që ai të ndiqej më penalisht.

“E kam falur kushëririn tim, Violand Braçellari, për goditjen me shkop. I kemi rregulluar marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe nuk dua që çështja të ndiqet penalisht”, u shpreh kushëriri i Violandit, Gani Braçellari.

Mjaftoi kjo dëshmi për të mos u rënduar më tej pozita penale e “Landit” dhe që çështja të pushohej, pavarësisht ekzistencës së faktit penal. Nuk dihet nëse kushëriri ishte kërcënuar nga Violandi për tërheqjen e denoncimit, por ngjarja konfirmoi vendin ku qëndronte i qetë i shumëkërkuari i drejtësisë. Mbi të gjitha, ajo tregoi se ai nuk kishte mëshirë as për njerëzit e gjakut.

“Në rast se kemi të bëjmë me një person të armatosur, për të cilin informacionet janë të tilla, patjetër që duhet mbështetja e forcave speciale. Janë të vetmet struktura që kanë aftësinë dhe përgatitjen për të ndërhyrë në situata të tilla. Absolutisht, policia lokale nuk duhet të ndërmarrë rreziqe të tilla, edhe sikur të mos ekzistojë ky nivel rrezikshmërie”, u shpreh avokati Gjergj Nikolli.

“Në qoftë se do të zbatohen procedurat standarde të çdo institucioni, qoftë të drejtorive vendore apo të çdo strukture brenda tyre, besoj se nuk do të ketë këto përplasje dhe gabime që janë bërë, siç ndodhi në rastin konkret. Sepse detyra do t’i jepet dhe do të kryhet nga ajo strukturë që ligji e ngarkon për ta ndërmarrë këtë veprim”, u shpreh drejtues i sindikatës së policisë, Sadedin Fishta./tch

Para

Video e re nga pengmarrja e Eglant Koçit në Tiranë/ Momenti kur ‘Mand dhelpra’ doli, pasi fshehu motorin!

Pas

“La Repubblica”: Në Tiranë mijëra në rrugë për “Revolucionin e Flamingove”

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.4k
“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.4k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.