E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Pacolli sulmon Karakaçin/ “Narrativa e Delphos, gënjeshtër e turpshme”

Korrieri nga Korrieri
11 Qershor, 2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Pacolli sulmon Karakaçin/ “Narrativa e Delphos, gënjeshtër e turpshme”
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj ndaj lajmit lidhur me marrëveshjen e financimit prej 100 milion eurosh të lidhur mes kompanisë së tij MABCO dhe fondit Delphos Securities për projektin e Aeroportit të Vlorës.

Në reagimin e tij, Pacolli e cilëson debatin rreth Delfosit një gënjeshtër të madhe që po shkakton dyshime në opinionin publik.

“Narrativa rreth Delfosit është një GëNJESHTËR e turpshme që ka krijuar huti në opinion dhe ka shërbyer si instrument për GJYQTARË të caktuar që lëshuan vendime gjyqësore të kundërligjshme”, shkruan Pacolli.

Reagimi i biznesmenit vjen pas publikimit nga Kapitali të një shkrese zyrtare, ku Ministria e Infrastrukturës konstatonte se Mabco ka paraqitur informacion të rremë dhe jo të plotë në lidhje me detyrimet që ngarkohen mbi Aeroportin e Vlorës nga kredia e Delphos.

Reagimi i plotë i Behgjet Pacollit:

Narrativa rreth Delfosit është një GENJESHTËR e turpshme që ka krijuar huti në opinion dhe ka sherbyer si instrumet per GJYQETARË të caktuar që leshuan vendime gjyqesore të kunderligjeshme.

Këto veprime të jashtëligjeshme përveç dëmit të pariparueshëm që i kanë shkaktuar MABCO-s, komunitetit dhe shtetit, kanë tentuar gjithashtu të cenojnë rendin kushtetues dhe juridik të vendit. Organet përgjegjëse për luftimin e krimit duhet t’i hetojnë dhe t’i ndëshkojnë këto fenomene në përputhje me ligjin, për të mbrojtur shtetin e së drejtës dhe institucionet e tij.”

Ka diçka që më bën gjithmonë përshtypje në jetën publike shqiptare. Kaq shpesh, nuk është aq interesante ajo që thuhet, sa momenti kur vendoset të thuhet.

Për muaj me radhë dëgjuam të njëjtat spekullime, akuza, të njëjtat pretendime, të njëjtat teori, Delfos Delfos, Delfos. U thanë në studio televizive, në deklarata politike, në procese gjyqësore. Atëherë konsideroheshin thjesht pretendime të një pale në konflikt.

Sot, papritur, po shfaqen si shqetësime institucionale edhe kur pretendimet morën përgjigjie shteruese nga Gjykata e Lartë. Pra, çdo biznesmen normal këtu ka të drejtën të pyesi veten se çfarë ka ndryshuar?

Sepse faktet ose janë të vërteta që në ditën e parë, ose nuk janë fare. Ato nuk bëhen të vërteta vetëm kur ndryshon zëri që i shqipton. Më habit gjithashtu edhe vetëm ideja se një investitor mund të vendosë barrë mbi të drejta që nuk i zotëron i vetëm.

Në çdo marrëdhënie koncesionare ekzistojnë kufij të qartë. Askush nuk mund të disponojë atë që nuk është vetëm e tij. Aq më pak kur në mes qëndrojnë të drejta dhe interesa që i përkasin edhe shtetit. Kjo është e qartë si drita e diellit!

Prandaj, pyetja nuk është nëse dikush mund ta bëjë këtë. Pyetja është nëse mund ta bëjë pa miratimin e atyre që kanë pjesën e tyre të së drejtës? Dhe përgjigjja duket e qartë po në dritë të diellit.

Çdo pretendim tjetër mbetet objekt i proceseve gjyqësore që vazhdojnë. Gjykatat janë vendi ku faktet provohen dhe ku pretendimet dhe spekullimet marrin ose humbasin vlerë juridike.

Por kur debatet juridike fillojnë të shndërrohen në “alarme publike”, njeriu nuk mund të mos pyesë veten nëse shqetësimi i vërtetë është ajo që mund të ndodhë nesër, apo ajo që dikush dëshiron të arrijë pasnesër. Përgjigjet shteruese tona me shkrim duhet t’i japin fund spekullimeve të gjithkujt dhe në gojën e gjithkujt!

Koha zakonisht i jep përgjigjet që politika përpiqet t’i fshehë.

Para

Mbytja e 15-vjeçarit në pishinë në Gjirokastër, arrestohet pronari i kompleksit “Glow”, Ermal Koko

Pas

Kontrabandë diamantesh në Portin e Durrësit, ndalohet 30-vjeçari, erdhi nga Ankona (EMRI)

Nga Kategoria

Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20 Gusht, 2026
10.3k
Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh
Aktualitet

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

17 Gusht, 2026
10.4k
Skadon afati 60-ditor, SHBA dhe Irani pa marrëveshje: rritet rreziku i përshkallëzimit në Lindjen e Mesme
Botë

Skadon afati 60-ditor, SHBA dhe Irani pa marrëveshje: rritet rreziku i përshkallëzimit në Lindjen e Mesme

17 Gusht, 2026
10.4k
Në luftë me vatrat e zjarrit në Tiranë, Dibër e Krujë/ Ministria e Mbrojtjes: Në terren 2 avionë dhe 2 helikopterë
Aktualitet

Në luftë me vatrat e zjarrit në Tiranë, Dibër e Krujë/ Ministria e Mbrojtjes: Në terren 2 avionë dhe 2 helikopterë

17 Gusht, 2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20 Gusht, 2026
10.3k
Aksident i frikshëm në Paraguai/ Kamioni me frena të prishura përplaset me disa makina në semafor, tre të vdekur

Aksident i frikshëm në Paraguai/ Kamioni me frena të prishura përplaset me disa makina në semafor, tre të vdekur

17 Gusht, 2026
10.4k
Del foto e dy motrave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Lushnje

Del foto e dy motrave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Lushnje

15 Gusht, 2026
10.4k
A mund ta stabilizojnë talibanët Afganistanin?

A mund ta stabilizojnë talibanët Afganistanin?

15 Gusht, 2026
10.4k
17 vite pas plagosjes së vëllait, konflikti i vjetër që riktheu përplasjen mes Boriçit dhe Bitocit

17 vite pas plagosjes së vëllait, konflikti i vjetër që riktheu përplasjen mes Boriçit dhe Bitocit

17 Gusht, 2026
10.4k
Fluks i lartë në kufirin me Greqinë, mijëra qytetarë kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

Fluks i lartë në kufirin me Greqinë, mijëra qytetarë kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

15 Gusht, 2026
10.4k

Boom-i Javës

Dhuna ndaj shefit të Krimit në Sarandë zbulon sëmundjen e vjetër të Policisë: Efektivë elitarë që punojnë si roje private

Dhuna ndaj shefit të Krimit në Sarandë zbulon sëmundjen e vjetër të Policisë: Efektivë elitarë që punojnë si roje private

17 Gusht, 2026
10.5k
Emrat/ Atentati në Elbasan, policia: Në pranga 52-vjeçari, sekuestrohet pistoleta

Emrat/ Atentati në Elbasan, policia: Në pranga 52-vjeçari, sekuestrohet pistoleta

15 Gusht, 2026
10.4k
Kush është 52-vjeçari i arrestuar për atentatin ndaj Mir Batocit në Elbasan?

Kush është 52-vjeçari i arrestuar për atentatin ndaj Mir Batocit në Elbasan?

15 Gusht, 2026
10.4k
Samir Mane , njeriu i Millosheviçit Miroslav Miskovic dhe historia e oligarkut shqiptar që thotë se e nisi duke shitur qofte

Shteti i jep lehtësi e prona, Samir Mane nxjerr me urgjencë kapitalin jashtë: Kujt i shërben “investitori strategjik” nëse nuk e ri investon paranë në Shqipëri?

16 Gusht, 2026
10.4k
Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 mln euro, por kërkesa për pasuri të paluajtshme është në rënie

Qiratë “dëbojnë” çiftet e reja nga Tirana, 97% e pagës neto shkon për strehimin: Familjet zhvendosen në Elbasan e Durrës

14 Gusht, 2026
10.4k
17 vite pas plagosjes së vëllait, konflikti i vjetër që riktheu përplasjen mes Boriçit dhe Bitocit

17 vite pas plagosjes së vëllait, konflikti i vjetër që riktheu përplasjen mes Boriçit dhe Bitocit

17 Gusht, 2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.