E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Mirëpritni investimet, por mbroni sektorët strategjikë” – Mesazhi i “shefes” së Ambasadës amerikane në Tiranë, në kulmin e protestave për Zvërnecin

Korrieri nga Korrieri
15.06.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
“Mirëpritni investimet, por mbroni sektorët strategjikë” – Mesazhi i “shefes” së Ambasadës amerikane në Tiranë, në kulmin e protestave për Zvërnecin
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ndërsa në Tiranë protestohet prej dy javësh, për shkak të asaj që ndodhi në Zvërnec, e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, përcolli një mesazh lidhur me klimën e investimeve dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

Gjatë prezantimit të mekanizmit të shqyrtimit të investimeve të huaja direkte, VanHorn solli në vëmendje politikën e investimeve të shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump, duke theksuar se investimet që nxisin zhvillimin ekonomik duhet të mirëpriten, por pa cenuar sigurinë kombëtare dhe sektorët strategjikë.

“Kur presidenti Trump shpalli politikën e investimeve të Amerikës vitin e kaluar, ai theksoi një parim të thjeshtë: mirëpritni investimet që forcojnë rritjen ekonomike, duke siguruar që infrastruktura kritike dhe sektorët strategjikë të mbeten të sigurt. Qasja e Shqipërisë për shqyrtimin e investimeve është ndërtuar mbi të njëjtin parim. Dhe kjo përputhje ka rëndësi. Natyrisht, miratimi i një ligji është fillimi, jo fundi. Zbatimi është vendi ku këto përpjekje kanë sukses ose dështojnë dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë gjatë këtij procesi,” u shpreh VanHorn.

Sipas saj, kuadri i shqyrtimit të investimeve të huaja direkte nuk është thjesht një procedurë administrative, por një deklaratë strategjike që demonstron se Shqipëria mbetet e hapur për biznes, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e interesave kombëtare dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare.

“Kuadri i shqyrtimit të investimeve të huaja direkte të Shqipërisë nuk është thjesht një ushtrim burokratik. Është një deklaratë strategjike. Tregon se Shqipëria është e hapur për biznes, por në një mënyrë që mbron interesat kombëtare të Shqipërisë dhe plotëson standardet ndërkombëtare,” deklaroi ajo.

VanHorn theksoi gjithashtu se investitorët amerikanë po ndjekin nga afër zhvillimet në klimën e biznesit në Shqipëri dhe se disa kompani amerikane janë tashmë aktive në sektorët e energjisë, ndërtimit dhe teknologjisë.

“Investitorët po i kushtojnë vëmendje, përfshirë ata amerikanë. Kompanitë amerikane janë këtu, në energji, ndërtim dhe teknologji, dhe shumë të tjera po shqyrtojnë mundësinë për të investuar. Por investitorët kanë nevojë për besim se rregullat janë të qarta, se fusha e lojës është e barabartë dhe se sektorët strategjikë janë të mbrojtur nga aktorë që nuk luajnë sipas të njëjtave rregulla si ne,” tha ajo.

Diplomatja amerikane nënvizoi se SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet shqiptare për zbatimin e këtij kuadri, duke shtuar se një sistem me rregulla të qarta dhe të zbatueshme është çelësi për tërheqjen e investimeve afatgjata dhe cilësore.

Deklaratat e VanHorn vijnë në një moment kur debati për projektin e investimit në Sazan dhe Zvërnec mbetet në qendër të vëmendjes publike.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama mbrojti projektin, duke argumentuar se Shqipëria duhet të vazhdojë të tërheqë investime të mëdha dhe se kundërshtimi i tyre dëmton klimën e investimeve dhe imazhin e vendit.

Para

Skënder Hita zgjedh drejtorin e Policisë së Lezhës, konfirmohen dhe drejtorët e Vlorës, Durrësit dhe Fierit

Pas

Euro fundoset ditë pas dite, zbret poshtë 94.9 lekëve

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Apeli i GJKKO rikthen në qeli ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin dënohet me 7 vite burg

Apeli i GJKKO rikthen në qeli ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin dënohet me 7 vite burg

11.11.2026
10.4k
Nga Kurum te Albchrome, zbulohet bashkëpunimi 18-vjeçare mes Teuta Ustundag dhe Koray Zeytinoglu! Dokumentet dhe roli i tyre në kompanitë turke që bëjnë lëmsh vendin

Nga Kurum te Albchrome, zbulohet bashkëpunimi 18-vjeçare mes Teuta Ustundag dhe Koray Zeytinoglu! Dokumentet dhe roli i tyre në kompanitë turke që bëjnë lëmsh vendin

16.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.4k
U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.