E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Klodiana Lala: Paratë e krimit po pastrohen përmes bankave dhe exchange-ve, kemi vetëm majën e ajsbergut

Korrieri nga Korrieri
19.06.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Atentati që TRONDITI Tiranën, Klodiana Lala: Kush janë kokat e krimit…
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

 

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se grupet kriminale shqiptare kanë përdorur banka, zyra këmbimi valutor, noterë dhe rrjete ekspertësh për të pastruar paratë e përfituara nga trafiku i drogës.

Sipas saj, rreziku që paratë e pista të investohen në Shqipëri mbetet shumë i lartë, veçanërisht për shkak të aktivitetit të grupeve kriminale shqiptare në Amerikën Latine.

“Kemi një agjent të DEA-s që është stacionuar prej muajsh në Shqipëri dhe po punon për grupet kriminale që janë vendosur në Amerikën Latine. Rrisku që paratë e pista të vijnë në Shqipëri është shumë i lartë”, tha Lala.

Ajo u ndal edhe te pasuritë e dyshuara të disa personave të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës, duke ngritur pikëpyetje se ku kanë përfunduar milionat e përfituara nga aktiviteti kriminal.

“Dritan Gjika nuk ka pasuri të sekuestruar në Shqipëri. Ai ose i ka në kripto, ose të investuara në një vend tjetër. Armando Pacani dyshohet se ka fituar miliona euro nga shitja e kokainës, por shtëpia ku jeton nëna e tij nuk është më shumë se 60 metra katrorë, me mobilje të vjetra. Ku janë paratë? Janë investuar diku. Ne kemi vetëm majën e ajsbergut”, u shpreh gazetarja.

Lala tha se pas këtyre grupeve qëndrojnë rrjete të mirëorganizuara ekspertësh, avokatësh dhe bashkëpunëtorësh në sistemin financiar.

Sipas saj, ndërsa një qytetar i zakonshëm përballet me kontrolle të shumta edhe për depozitime prej 10 mijë eurosh, në raste të tjera shuma nga 1 deri në 5 milionë euro kanë lëvizur pa ngritur alarm te strukturat përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave.

“Si ka mundësi që lëvizin 1 deri në 5 milionë euro dhe asnjë punonjësi të pastrimit të parave nuk i bën përshtypje?”, tha Lala.

Gazetarja përmendi edhe rastin e grupit Pepa, ku sipas saj u zhdukën 4 milionë euro nga llogaria e një notereje, ndërsa anëtarët e grupit kishin planifikuar edhe marrjen peng të një drejtori banke.

“Rrjetet e exchange-ve dhe noterët janë të dyshuar si të përfshirë në skema pastrimi parash. Te grupi Pepa u zhdukën 4 milionë euro nga llogaria e noteres dhe ata planifikonin të merrnin peng drejtorin e një banke. Kjo mund të ketë ndodhur dhe të mos jetë raportuar”, deklaroi ajo.

Në fund, Lala ngriti edhe çështjen e përfshirjes së mundshme të zyrtarëve, duke theksuar se duhen hetuar rastet kur kompani me bilance të ulëta shfaqen me investime dhjetëra apo qindra milionë euro.

“Vjen një kompani të investojë 100 milionë euro, ndërkohë që bilanci i saj është shumë i ulët”, tha gazetarja.

Para

Taksa e re e pronës, kush paguan më shumë? Projektligji favorizon banesat me vlerë më të ulët, rrit barrën për pronat e shtrenjta

Pas

Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k
Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.