E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Vrasja dhe zhdukja e Eglant Koçit, çfarë e tradhtoi Armand Shakajn?

Korrieri nga Korrieri
20.06.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Vrasja dhe zhdukja e Eglant Koçit, çfarë e tradhtoi Armand Shakajn?
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Pasi më 4 qershor ekzekutoi Eglant Koçin me plumb në kokë në lokalin dhe zyrat e tij pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, Armand Shakaj të nesërmen më 5 qershor realizoi zhdukjen e trupit, duke përdorur një plan të mirëmenduar në detaje si një vrasës gjakftohtë.

Ai futi trupin e pajetë të Koçit, në makinë e tij tip “Porche”, të cilën e dërgoi me karrotrec deri në fshatin Ibë, me qëllim humbjen e gjurmëve. Shakaj i tha drejtuesit të karrotrecit se makinë po e dërgonte në servis.

Më pas ai ka udhëtuar nga Iba në drejtim të fshatit Cërrujë, zonë të cilën e njihte shumë mirë pasi e frekuentonte shpesh për të bërë relli me motora. Këtë e tregon edhe itinerari i rrugës që ka ndjekur, pasi ka ecur nëpër rrugë që vetëm banorë të zonës e njohin.

Shakaj ka përdorur rrugën për në fshatin Mollagjesh, pas ka vijuar në Funar dhe më tej është futur në pyll në një terren malor për të shkuar në Cërrojë.

Armand Shakajn nuk e ndaloi as terreni i vështirë malor, zona e pyllëzuar dhe e thepisur për të shkuar në destinacionin final, për të zhdukur trupin e mikut të tij Eglant Koçi. Shakaj udhëtoi për tre orë e 30 minuta në një zonë të vështirë malore për të shkuar në Majën e Korrës.

Një rrugë e cila kërkon ta njohësh mirë për shkak të vështirësive që të krijon terreni i pyllëzuar, por Armand Shakaj e çoi planin e tij kriminal deri në fund, duke shkuar më makinë deri në pikën më të lartë, në Majën e Korrës.

Aty më pas ka nxjerrë nga makina trupin e pajetë të të riut duke e hedhur në pyll, në një zonë ku ishte i bindur se nuk do të gjendej kurrë. “Pas shpinës time ndodhet humnera, ku 41-vjeçari Armand Shakaj hodhi trupin e mikut të tij, Eglant Koçi.”

Ekspertët e kriminologjisë thonë se nuk ka krim perfekt dhe se një gjurmë do të mbesë gjithmonë vlen në këtë rast.

Shakajn e tradhëtoi telefoni i tij celular, pasi edhe pse e kishte hedhur më pas, policia nëpërmjet IMSI Chatcher, arriti të zbulonte ku kishte pulsuar për herë të fundit.

Po ashtu, hetuesit siguruan informacione në rrugë operative se makina e Shakajt ishte parë nga barinjtë e zonës të kalonte në fshatrat Mollagjesh, Funar dhe Cërrojë.

Për këtë arsye kërkimet u fokusuan në këtë zonë. Për rreth 10 ditë policia ka qëndruar në këto fshatrat duke kryer kontrolle të shumta nga toka dhe ajri, deri në momentin kur droni pikasi një trup në Majën e Korrës, i cili i përkiste Eglant Koçit.

Pasi hodhi trupi e Koçit, Shakaj ka ndjekur një tjetër itinerar për t’u larguar, ndryshe nga erdhi, ai u largua nëpërmjet fshati Funar në drejtim të fshatrave Bixëlle, Balëz dhe Bradashesh dhe më pas në Tiranë.

Pasi mbërriti në Tiranë, për ironi të fatit, ai u thirr të merrej në pyetje nga komisariati nr.2 pasi pas kqyrjes së tabulateve telefonike të numrit të Eglant Koçit, rezultonte se Shakaj ishte personi i fundit që kishte komunikuar.

Kur u mor në pyetje Shakaj dha dëshmi të rreme duke deklaruar se nuk kishte dijeni për mikun e tij. Madje pasi ka dalë nga policia ai është ndeshur në rrugë me shokët dhe familjarët e Eglant Koçit, të cilëve i ka thënë se kishin pyetur nëse kishte dijeni dhe se ishte shumë i shqetësuar dhe se kur Eglanti të kthehej në shtëpi, t’i thonin që ta telefononte pasi ishte bërë merak.

Dy ditë më vonë policia pas hetimeve intensive zbuloi se Shakaj që “ishte bërë merak” për mikun e tij, ishte edhe autori i vrasjes dhe zhdukjes së trupit.(A2)

Para

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Pas

Pas paralajmërimit se do të shkatërronte Bajrat, Marjana Koçeku godet Palasën e Samir Manes

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

14.11.2026
10.4k
Gazetari ‘zbërthen’ foton me 12 mln euro: Ishin në një banesë në Peqin. Laboratorët e kokainës në Bolivi nuk përballonin dot kërkesat e Çelës

Gazetari ‘zbërthen’ foton me 12 mln euro: Ishin në një banesë në Peqin. Laboratorët e kokainës në Bolivi nuk përballonin dot kërkesat e Çelës

11.11.2026
10.4k
Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

13.11.2026
10.4k
Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

Poliçani drejt referendumit për bashkinë, KQZ njeh vlefshmërinë e firmave të qytetarëve

11.11.2026
10.4k
Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

15.11.2026
10.4k
Një ditë më parë u dënua me 7 vite burg, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë!

Një ditë më parë u dënua me 7 vite burg, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë!

12.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.