Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme duke mbrojtur sërish Gjergj Lucën, pasi vlerësimeve negative ndaj bizneseve të tij.
Në një postim në “X”, Rama ka publikuar shkrimin e një portali anonim, të krijuar vetëm së fundmi dhe që shkruan në anglisht kryesisht me pseudonime, krahas së cilit shkruan se sulmi ndaj biznesit të Lucës është i motivuar politikisht.
Sipas Ramës, reviewt negative për Lucën, në kulmin e sezonit turiristik janë goditje e befasishme për ekonominë.
“Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital mbi sipërmarrjet mikpritëse në kulmin e sezonit. Artikulli i Tirana Examiner shpjegon se si një organizim i motivuar politikisht u kthye në agresion ekonomik kundër vendit dhe familjeve që jetojnë me turizmin”, shkruan Rama, duke bashkangjitur shkrimin.















