E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit

Korrieri nga Korrieri
16.07.2026
në Aktualitet, Slider
A A
97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rregulluara në Shqipëri, të shpërndarë në 18 kategori, ku përfshihen mjekë, infermierë, mësues, stomatologë, avokatë, noterë, përmbarues, auditues dhe ekspertë kontabël.

Të dhënat janë publikuar në Planin Kombëtar të Veprimit për Transparencën dhe Proporcionalitetin e Kritereve për Ushtrimin e Profesioneve të Rregulluara, të hartuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me GIZ.

Profesionet e rregulluara përbëjnë 8% të punësimit total në vend (sipas raportit të INSTAT, të punësuar vlerësohen të jenë 1.177.245 persona në 2024) https://www.instat.gov.al/media/ebëma5bq/tregu_i_punes_2024_final.pdf_në vend dhe japin një kontribut të drejtpërdrejtë prej 4-5% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa ndikimi i tyre indirekt arrin deri në 10% të PBB-së.

Sektori dominohet nga arsimi dhe shëndetësia. Në vend numërohen 36.321 mësues, 23.800 infermierë dhe rreth 9.100 mjekë. Më tej renditen rreth 5 mijë avokatë, 4.240 inxhinierë ndërtimi, 3.927 stomatologë, 2.920 farmacistë dhe 2.171 fizioterapistë.

Sipas dokumentit, mjekët dhe stomatologët rezultojnë profesionistët më të paguar. Paga mesatare mujore e mjekëve arrin në rreth 120 mijë lekë, ndërsa ajo e stomatologëve në 100 mijë lekë. Paga mesatare për profesionet avokat, noterë, përmbarues privat, auditues ligjor dhe ekspertë kontabël është 88,8 mijë lekë në muaj.

Analiza evidenton gjithashtu pabarazi gjinore dhe territoriale. Gratë dominojnë profesionet e infermierisë dhe mësuesisë, ku përbëjnë mbi 70% të të punësuarve, ndërsa në drejtësi dhe inxhinieri përfaqësimi i tyre mbetet nën 40%. Nga ana tjetër, shumica e profesionistëve janë të përqendruar në Tiranë dhe qytetet e mëdha, ndërsa zonat rurale vijojnë të kenë mungesë të specialistëve, veçanërisht në shëndetësi dhe arsim.

“Ky përqendrim urban krijon pabarazi rajonale, ndërsa reforma e transparencës dhe proporcionalitetit synon të lehtësojë mobilitetin dhe të balancojë shpërndarjen e shërbimeve”, theksohet në dokumentin e planit kombëtar.

Plani kombëtar për 337 lloje profesionesh të rregulluara

Plani Kombëtar identifikon rreth 337 profesione të rregulluara që mbikëqyren nga 33 institucione, përfshirë ministri, urdhra profesionalë, dhoma profesionale dhe autoritete rregullatore. Dokumenti synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian, duke propozuar lehtësimin e procedurave të licencimit dhe uljen e barrierave që kufizojnë hyrjen në profesion.

Sipas analizës, procedurat e gjata të licencimit, kërkesat ligjore dhe kufizimet administrative kanë ndikuar në mungesën e profesionistëve në sektorë strategjikë, kanë vonuar hyrjen e të rinjve në tregun e punës dhe kanë kufizuar konkurrencën. Reforma synon ta bëjë sistemin më transparent dhe më të harmonizuar me tregun evropian.

Ministria e Drejtësisë është drejtpërdrejt përgjegjëse për tre profesione dhe, në mënyrë indirekte, përmes Agjencisë Kombëtare të Falimentimit mbikëqyr një profesion shtesë, ndërsa në bashkëpunim me katër Dhomat Kombëtare profesionale (Avokatia, Noteria, Përmbarimi Gjyqësor Privat dhe Ndërmjetësimi) merr pjesë në rregullimin dhe mbikëqyrjen e pesë profesioneve të tjera, duke e çuar totalin në 9 profesione në këtë sektor.

Ministria e Brendshme rregullon 2 profesione në fushën e sigurisë private dhe mbrojtjes civile.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Socialerregullon drejtpërdrejt 2 profesione, nga 14 profesione që janë identifikuar në sektorin e shëndetësisë, ndërsa pjesa tjetër e profesioneve të shëndetit administrohet përmes urdhrave profesionalë. Në këtë kuadër funksionojnë 6 urdhra profesionalë, në formën e enteve publike jobuxhetore, të cilët mbulojnë gjithsej 11 profesione: Urdhri i Mjekëve (mjek i përgjithshëm dhe mjekë të specializuar), Urdhri i Infermierëve (gjashtë profesione), Urdhri i Farmacistëve (një profesion), Urdhri i Stomatologut (një profesion), dhe Urdhri i Psikologut (një profesion); Urdhri i Punonjësit Social (një profesion).

Ministria e Bujqësisë, si ministri linje në bashkëpunim me Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar, një ent publik jobuxhetor I pavarur, mbulon 4 profesionet veterinare. Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar rregullon dhe mbikëqyr 4 profesione të rregulluara si dhe një profesion me status të papërcaktuar siç është ai i asistentit veterinar, që ekziston si emërtesë, por nuk ka rregullim konkret.

Ministria e Mjedisit, drejtpërdrejt ose përmes Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, mbikëqyr 7 profesione në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe menaxhimit të mbetjeve.

 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përfaqëson sektorin më të gjerë, me rreth 26 profesione nën përgjegjësinë direkte të saj, si dhe profesione të administruara nga autoritete në varësi ose të pavarura: Autoriteti i Aviacionit Civil mbulon 9 profesione, Drejtoria e Përgjithshme Detare 14 profesione dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor 6 profesione, duke e çuar totalin në 55 profesione në këtë sektor.

Ministria e Arsimit rregullon profesionin e mësuesit, i strukturuar në rreth 28 specialitete lëndësh në arsimin parauniversitar, si dhe bashkëpunon me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit për profesionet e instruktorëve të formimit profesional.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve mbulon rreth 37 profesione, të shpërndara në tre fusha: rreth 23 profesione në kulturë, ndër të cilat 21 mbikëqyren nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, 10 profesione në turizëm dhe 4 profesione në sport.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit mbulon 2 profesione në fushën e arsimit profesional, rreth 167 profesione në fushën e zejeve dhe shërbimeve ekonomike në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Zejtarisë, si dhe 4 profesione të administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, duke arritur në rreth 173 profesione gjithsej në këtë sektor.

Ministria e Financave, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, rregullon profesionin e agjentit doganor, ndërsa Bordi i Mbikëqyrjes Publike, si autoritet rregullator i pavarur me anëtarë të emëruar nga Ministri i Financave, mbulon dy profesione në fushën e auditimit dhe kontabilitetit, duke arritur 3 profesione te rregulluara në fushën e financave. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si institucion i pavarur, rregullon dhe mbikëqyr 5 profesione në sektorin e shërbimeve financiare dhe të sigurimeve.

Kjo shpërndarje e gjerë institucionale reflekton kompleksitetin e sistemit shqiptar të profesioneve të rregulluara dhe nënvizon nevojën për koordinim të fortë ndërinstitucional, standardizim të praktikave rregullatore dhe zbatim të njëtrajtshëm të parimeve të transparencës dhe proporcionalitetit në të gjithë sektorët, në përputhje me kërkesat e nenit 59 të Direktivës 2005/36/KE./ Monitor

Para

Pas kritikave, QSUT “tërheq” thirrjen për donacione

Pas

Vuçiç distancohet nga deklarata e ministres serbe: Nuk pasqyron vullnetin tim

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

14.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

‘Jam gati të dëshmoj, ballafaqim’, Veliaj kërkesë Ballës: Të ngrihet Komision Hetimor për kërcënimet e Ramës

11.11.2026
10.4k
Një ditë më parë u dënua me 7 vite burg, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë!

Një ditë më parë u dënua me 7 vite burg, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë!

12.11.2026
10.4k
Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

14.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.