E diel, 13 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës

Korrieri nga Korrieri
17.07.2026
në Aktualitet, Slider
A A
“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në Shqipëri, verat e fundit kanë sjellë gjithnjë rrezikun e zjarreve që përpijnë mijëra hektarë pyje e kullota, duke lënë pas dëme të mëdha mjedisore. Paralelisht me këtë kërcënim të përsëritur, premtimi për krijimin e një kapaciteti ajror zjarrfikës ka mbetur i pambajtur.

Në janar 2026, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, deklaroi se Shqipëria ishte ende në proces për sigurimin e avionëve zjarrfikës, duke ndryshuar afatet e mëparshme të shpallura nga qeveria.

“Po blejmë dy avionë zjarrfikës, në terma afatmesëm do kemi katër. Në buxhetin 2026 është buxheti për 2. Jemi duke negociuar kontratën”, deklaroi Vëngu.

Sipas tij, synimi ishte që njëri prej avionëve të mbërrinte gjatë këtij viti, por ai pranoi se operacionalizimi i plotë mund të kërkonte më shumë kohë.

“Afati operacional, duke ditur që do prodhohen për ne dhe duhet të formojmë edhe pilotët, na çon në 2027 për t’i pasur në veprimtari zjarrfikëse”, shtoi ministri.

Lexo edhe:

Dervishi: Protesta ka ‘ngelur për vjeshtë’ sistemin dhe klasën politike!

Pas fjalimeve, qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi, revolucion!

Ministria nuk jep statusin e kontratës

Faktoje iu drejtua Ministrisë së Mbrojtjes për të mësuar se në çfarë faze ndodhet procesi i blerjes së dy avionëve zjarrfikës. Përgjigjja e institucionit nuk jep të dhëna konkrete mbi kontratën.

“Informacioni lidhur me kontratën e cilësuar do të detajohet në një komunikim të mëvonshëm”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kjo përgjigje vjen pas një serie deklaratash të ndryshme nga zyrtarët e mbrojtjes për të njëjtën çështje. Në gusht 2025, ministri Pirro Vëngu deklaronte se procedura ishte përfunduar:

“Kemi alokuar fonde dhe kemi përfunduar procesin për blerjen e dy avionëve zjarrfikës. Buxheti është i siguruar dhe procedurat për blerjen e tyre janë realizuar”, deklaronte ai.

Por pas një kërkese për informacion nga Faktoje, Ministria e Mbrojtjes sqaroi se procesi ishte ende në zhvillim dhe se nuk bëhej fjalë për avionë zjarrfikës të dedikuar, por për avionë shumërolësh me përdorime të tjera, përfshirë edhe kapacitete për ndërhyrje në zjarre.

2025, një nga vitet më të rënda për zjarret

Ndërsa procesi për avionët vijon, zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas të dhënave të Sistemit Europian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), pjesë e shërbimit Copernicus, gjatë vitit 2025 në Shqipëri u regjistruan 132 zjarre, që dogjën rreth 59,933 hektarë sipërfaqe me pyje dhe kullota.

Për vitin 2026, të dhënat e përditësuara të EFFIS tregojnë deri tani 9 zjarre dhe rreth 528 hektarë sipërfaqe të djegur.

Megjithatë, rreziku mbetet i lartë. Shërbimet europiane të monitorimit të klimës kanë paralajmëruar se temperaturat ekstreme dhe kushtet e thata po rrisin rrezikun e zjarreve në Europë. Copernicus ka raportuar se vitet e fundit kanë qenë ndër më të nxehtat e regjistruara, me 2025 si një nga vitet më të nxehta në historinë e matjeve.

Nga premtimi i Peleshit te “legjenda” e dy avionëve

Premtimi për avionët zjarrfikës nuk është i ri. Në janar 2023, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi se Shqipëria do të blinte dy avionë shumërolësh për ndërhyrje në raste zjarresh dhe emergjencash.

“Janë disa mjete më modeste në kosto, më të manovrueshme dhe më të përshtatshme për situatat tona të zjarreve”, deklaroi Peleshi.

Një vit më pas, në tetor 2024, Faktoje verifikoi se avionët nuk ishin blerë ende. Ministria parashikonte që ata të viheshin në funksion në fund të vitit 2025 ose në fillim të vitit 2026.

Në mars 2025, gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama premtoi se avionët do të ishin në dispozicion që atë verë. Por disa muaj më pas (në korrik 2025) Ministria e Mbrojtjes konfirmoi për Faktoje se Forcat e Armatosura nuk dispononin asnjë avion zjarrfikës.

Sot, në mesin e vitit 2026, pas disa afateve të ndryshuara, statusi i kontratës për dy avionët mbetet ende i paqartë. Afati i radhës për vënien në funksion të tyre është shtyrë drejt vitit 2027, sepse, përveç prodhimit të avionëve, nevojitet edhe trajnimi i pilotëve përpara se ata të mund të përdoren në operacione zjarrfikëse.

Përfundim

Çdo vit, bashkë me rrezikun e zjarreve, rikthehet edhe historia e avionëve zjarrfikës. Nga deklaratat e ministrave te zotimet e kryeministrit, publiku ka dëgjuar shpesh në sezon vere apo në fushata se avionët do të mbërrijnë “së shpejti”. Por ndërsa flakët vazhdojnë të përpijnë sipërfaqe të gjera, avionët mbeten ende në letër, në kontrata të paqarta dhe afate të ndryshuara. Derisa kontrata të bëhet transparente dhe avionët të mbërrijnë, “legjenda e dy avionëve zjarrfikës” do të vazhdojë. /Faktoje.al

Para

Dy kulla në mes të Vlorës/ “EN Construction” dhe “Dakz” zaptojnë tokat e qytetarëve

Pas

Pse Vuçiçi nuk e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?

Nga Kategoria

Ik dhe eja, ministrat që as në lagje nuk i njohin
Aktualitet

Ik dhe eja, ministrat që as në lagje nuk i njohin

12.09.2026
10.3k
Ndahet nga jeta profesori Albert Karriqi
Aktualitet

Ndahet nga jeta profesori Albert Karriqi

12.09.2026
10.3k
Urdhri i Hitës për strukturat në Tiranë, Korçë dhe Dibër: Goditni grupet kriminale dhe kapni personat në kërkim
Aktualitet

Urdhri i Hitës për strukturat në Tiranë, Korçë dhe Dibër: Goditni grupet kriminale dhe kapni personat në kërkim

12.09.2026
10.3k
Rama lëshon Ballukun: Ta zgjidhë vetë çështjen me drejtësinë, unë nuk e mbroj dot
Aktualitet

Rama lëshon Ballukun: Ta zgjidhë vetë çështjen me drejtësinë, unë nuk e mbroj dot

12.09.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK: Si u përdor Igli Tare për pastrimin e parave nga Belinda Balluku

SPAK: Si u përdor Igli Tare për pastrimin e parave nga Belinda Balluku

10.09.2026
10.4k
PËRGJIMET/ Ahmetaj: Kush është Ron Yeffet që negocion pasuritë e shqiptarëve në emër të Ramës

PËRGJIMET/ Ahmetaj: Kush është Ron Yeffet që negocion pasuritë e shqiptarëve në emër të Ramës

08.09.2026
10.4k
Kush është Ron Yeffet, që kontrollon furnizimet ushtarake? Profil i një biznesmeni të dyshimtë

Kush është Ron Yeffet, që kontrollon furnizimet ushtarake? Profil i një biznesmeni të dyshimtë

08.09.2026
10.4k
Video/ Kush i vodhi 160 mijë dollarët që u dhuruan me ‘GoFoundMe’ për nënën File dhe djalin e saj të sëmurë?!

Video/ Kush i vodhi 160 mijë dollarët që u dhuruan me ‘GoFoundMe’ për nënën File dhe djalin e saj të sëmurë?!

10.09.2026
10.4k
A rrezikon Shqipëria rritjen e çmimeve, kur të hyjmë në BE?

A rrezikon Shqipëria rritjen e çmimeve, kur të hyjmë në BE?

07.09.2026
10.4k
Trump publikon “hartën e re” të SHBA-ve: Kanadaja, Meksika, Karaibet, Groenlanda dhe Islanda nën flamurin amerikan

Trump publikon “hartën e re” të SHBA-ve: Kanadaja, Meksika, Karaibet, Groenlanda dhe Islanda nën flamurin amerikan

08.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

08.09.2026
10.4k
Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

09.09.2026
10.4k
Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

10.09.2026
10.4k
SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

11.09.2026
10.4k
“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

10.09.2026
10.4k
Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

11.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.